RSS

Depozita

Attention: open in a new window. PDFPrintE-mail

bankdepositKonfuzë nga gjithë ofertat në dispozicion?!

Atëherë Infoalbania Real Estate do t'ju ndihmojë për ta kaluar këtë konfuzion.

 Të gjithë duhet të kursejnë sadopak, por shumica e njerëzve thonë se ata nuk kanë kurrë mjaftueshëm para për të kursyer në fund të muajit. Ju mund ta ndryshoni këtë, duke vlerësuar së pari buxhetin tuaj mujor.
Cilat janë ato blerje apo shpenzime, pa të cilat mund t'ia dilni?
Së dyti, vendosini vetes një objektiv për kursim, për shembull: unë dua të kursej 500 Euro për pushime në Turqi, 42 Euro në muaj për një vit do të bëjnë që ta arrij këtë qëllim! Por akoma më e rëndësishme është se secili duhet të ketë të depozituar të paktën 10% të pagës vjetore në një llogari kursimi për ngjarje të paparashikuara dhe për emergjenca.
Ka shumë oferta për llogari kursimi!
Jam konfuz!
Nuk është për t'u habitur që tregu shqiptar është i mbushur me oferta të ndryshme, me përqindje të ndryshme mbi njësi të ndryshme kohore.
Atëherë, nga t'ia nis?
Kjo varet nga fakti nëse ju keni një shumë të gatshme fillestare për të kursyer, apo nëse doni të filloni të kurseni një shumë mujore.
 
Shuma fillestare
 
Nëse ju tashmë keni një sasi parash gati për t'i kursyer, do të duhej që së pari t'i përgjigjeni pyetjes së mëposhtme: A kam nevojë të kem akses tek këto para në një të ardhme të caktuar apo në rast të një urgjence?
Nëse ju nuk keni nevojë për këto para në një të ardhme të afërt, ju mund të zgjidhni t'i depozitoni paratë në atë që njihet si Depozitë me Afat. Në parim, sa më gjatë t'i lini paratë në bankë, aq më e lartë është norma e interesit. Por kini kujdes: në rast se do t'ju duhet t'i tërhiqni paratë për një urgjencë, ju mund të humbisni një pjesë të interesit apo të gjithë interesin që keni fituar. Kështu që mos i lidhni të gjitha kursimet tuaja për një periudhë të gjatë kohe... mbani gjithmonë një shumë të vogël në një llogari, tek e cila mund të keni akses të menjëhershëm.
Nëse ju duhet të keni rregullisht akses në kursimet tuaja, atëherë zgjidhni një llogari ku ju mund të keni akses të menjëhershëm ose që ka një periudhë më të shkurtër njoftimi. Këto llogari zakonisht kanë një normë më të ulët interesi.
 
Kursimet mujore
 
Nëse ju doni të kurseni një shumë të caktuar çdo muaj, atëherë një llogari me akses të menjëhershëm është ajo që bën për ju. Ju mund të depozitoni në llogari dhe gjithashtu të tërhiqni prej saj shumën që doni, kurdo që dëshironi. Normat në këto llogari janë më të ulëta se sa ato të Depozitave me Afat të shpjeguara më sipër.
 
Këshilla për kursimet
 
Të llogarisësh interesin! çfarë do të thotë kjo? Llogaritja apo shtimi i interesit në parim është dukuria e fitimit të interesit mbi interesin, pra në thelb, do të thotë para falas!
P.sh.: Znj. Xhaferri do të depozitojë 5000 Euro në një llogari kursimi. Norma vjetore e interesit është 5%. Ajo do t'i kursejë paratë për 5 vjet, kohë në të cilën ajo mendon t'i përdorë paratë si një depozitë për blerjen e një apartamenti. Kështu, shuma e saj fillestare prej 5000 Euro ka shkuar në 6,381.37, me një fitim prej 1,381.37 Euro, që në fakt është një fitim i kombinuar prej 5.5%... Kështu, falë shtimit të interesit Znj. Xhaferri ka fituar një 0.5% ekstra ose 381.37 Euro ekstra! Jo keq për dikë që në fakt nuk bëri asgjë!
A e dinit se... një sasi shume fillestare e depozituar me normë 5% do të dyfishohet çdo 15 vjet!
A e dinit se... një shumë e depozituar me 5% dyfishohet çdo 15 vjet!
 
Si e llogarisin bankat interesin?
 
Lexues të Infoalbania Real Estate,  kujdes!
Bankat e llogarisin interesin ndryshe... zgjedhja e llogarisë së gabuar mund ta dëmtojë seriozisht xhepin tuaj! Këtu janë tre këshillat tona kryesore për gjërat për të cilat duhet të keni kujdes dhe gjërat që duhet të shmangni!
1. Sa ditë në vit përdor banka për të llogaritur interesin? Viti ka 365 ditë, por disa banka përdorin vetëm 360!
2. A është përqindja e interesit e reklamuar përqindja e përbërë (siç është shpjeguar më sipër) apo përqindja e thjeshtë e interesit?
3. A garanton banka përqindje interesi për kohëzgjatjen e depozitës suaj... apo përqindja e interesit do të ndryshojë pas një periudhe të caktuar kohore?
 

 

Shto nje koment

Kodi i sigurise
Rifresko

Te fundit nga lajme»

Design by New Media Communications, email:online@newmedia.al, cel:0674017190