E-banking
E Premte, 06 Maj 2011 16:13
E-banking: Cfare? Pse? Si?
Cfare eshte e-banking?
Me zhvillimin e internetit dite pas dite dhe me permiresimin e aftesise se tij per te permbushur nevojat dhe kerkesat e njerezve, edhe ne sektorin bankar ka pasur progres ne kete fushe. Bankat ne te gjithe boten dhe pjesa me e madhe e bankave ne Shqiperi gjithashtu, ofrojne tashme nje sherbim online, te quajtur e-banking. E-banking i lejon klientet te kryejne nje sere transaksionesh online, pa qene nevoja te shkojne deri ne banke. Qellimi kryesor: t'i bejne gjerat me te lehta per klientet! Gjithcka behet duke hyre ne sitin web te ofruar nga banka juaj dhe duke ndjekur hapat e duhura per te kryer operacionin qe doni. Siguria ofrohet nepermjet sistemeve te sigurimit, por duhet te tregoni gjithmone kujdes. Ka nje rang te gjere sherbimesh te ofruara dhe disa banka do t'ju japin kushte me te favorshme, nese zgjidhni te kryeni transaksione online.
Perse me nevojitet? Te kursen shume kohe! Per shume nga transakionet qe ju duhet te kryenit me pare (si pagesa, transferta etj), ju duhej te gjenit kohe per te shkuar ne banke. Shume mundesisht do t'ju duhej edhe te prisnit ne radhe. Dhe ka gjithmone kufizime ne kohe: bankat mbyllen ne nje orar te caktuar dhe nuk jane hapur as ne fundjave dhe gjate festave. Me e-banking, keto kufizime nuk ekzistojne me: ju mund te hyni ne llogarine tuaj online ne cdo ore te dites, cdo dite te javes. Ju mund te qendroni ne shtepi ose ne zyre dhe gjithesesi, t'i beni te gjitha ato qe kishin ndermend. Ju mund edhe te kontrolloni shumen ne llogarine tuaj, si dhe nje historik te te gjitha transaksioneve tuaja, kur te deshironi. Ne kete menyre, do ta dini gjithnje poziten tuaj financiare, dhe nuk do te lodheni per ta marre kete informacion!
Cfare mund te bej online? Atehere pyetja kryesore mbetet: ekzaktesisht, c'mund te bej nepermjet e-banking? Bankat ofrojne nje rang te gjere sherbimesh, dhe mund te kete edhe ndryshime te vogla mes tyre (me shume rreth kesaj do te shpjegohet me poshte). Megjithate, operacionet kryesore bankare qe mund te kryeni ofrohen nga te gjitha bankat.
Ju mund te:
- Kontrolloni shumen ne llogarine tuaj
- Transferoni fonde (brenda dhe jashte vendit)
- Kryeni pagesa (p.sh. fatura telefoni, taksa etj)
- Kontrolloni detajet e transaksioneve
- Kontrolloni informacionin rreth huave, depozitave, ceqeve te leshuara, kursin e kembimit
- Kontrolloni historikun e pagesave te bera nepermjet
Internet Banking Disa banka ofrojne mundesine e hapjes se nje depozite online. Mund te ketelimite persa i perket shumes se parave me te cilat mund te operoni cdo dite, ose me valuten qe do te perdorni. Ndonjehere, per depozitat online, aplikohen edhe norma tetjera interesi.
Kush e ofron?
Sic u permend edhe me siper, shumica e bankave shqiptare ua ofrojne tashme kete sherbim klienteve te tyre. Per te permendur disa: BKT, Raiffeisen, Intesa San Paolo dhe Credins e ofrrojne kete sherbim, por me disa vecori ekstra.
Per shembull:
BKT ofron nje sere sherbimesh: mund te gjeni informacion mbi huate e marra, depozitat, investimet dhe kartat tuaja te debitit e te kreditit. Ju mund edhe te hapni nje llogari kursimesh online. Edhe vete banka eshte shume e interesuar qe ju ta perdorni sherbimin e-banking: Gjithcka behet me kaq rregull! Ka me pak pune dhe me shume efikasitet edhe per punonjesit e bankes.
Prandaj, BKT i inkurajon klientet te hapin depozita bankare online, duke u ofruar norma interesi 0.2% me te larta. Ashtu sic e thote edhe motoja e tyre, ju fitoni dyfish: keni me teper kohe per vete dhe norma me te larta interesi! BKT ofron gjithashtu mundesine e regjistrimit online. Nese keni nje karte krediti, nje numer CIF dhe nje numer celulari te perhershem, ju mund te hyni ne degen e tyre te internetit pa qene nevoja te shkoni ne banke qofte edhe nje here! Banka Raiffeisen ia ofron kete sherbim cdo klienti qe ka te pakten nje llogari ne kete banke. Eshte e disponueshme per individet, korporatat, klientet mikro, SE dhe premium.
Ata do ta shohin se kryerja e pagesave online eshte shume efikase. Banka Intesa San Paolo ofron norma me te larta interesi per depozitat bankare te hapura online, ne te gjitha monedhat. Ata ofrojne gjithashtu edhe nje Celes Sigurie per Internetin, nje mjet qe rrit sigurine per kryerjen e veprimeve bankare online. Banka Credins ofron nje manual perdorimi te dizenjuar imtesisht, dhe te pajisur me figura per t'u siguruar qe nese kjo eshte pervoja juaj e pare me sherbimin e-banking, ju t'ia dilni mbane me sukses qe heren e pare. Pas nje studimi te kujdesshem, ne arritem t'ju prezantojme alternativat me te mira, duke u bazuar ne ate qe ofrojne. Per shembull, ne do t'ju sugjeronim BKT per shkak te spektrit te saj te gjere te sherbimeve dhe perfitimeve shtese qe merrni duke kryer veprime online. Megjithate, ndihuni te lire te beni kerkime te metejshme dhe te zbuloni ate qe ben per ju!
Si mund ta kem kete sherbim? Fillimisht: ju duhet te keni nje llogari te nje nga bankat qe ofrojne kete sherbim. Zakonisht do t'ju duhet te mbushni nje formular aplikimi. Procedurat do t'ju kerkojne informacione te tilla si numrin tuaj te telefonit dhe adresen e e-mailit. Ne varesi te bankes, do t'ju jepet nje emer perdoruesi dhe nje fjalekalim ose mjete te tjera identifikimi (si per shembull numri PIN apo CIF, ose nje pulle dixhitale). Sapo te merrni llogarine tuaj online, do te mund te hyni ne te kur dhe nga ku te doni, persa kohe do te keni nje kompjuter dhe lidhje interneti. Kur doni te hyni ne llogarine tuaj, do t'ju kerkohet ky informacion identifikues.
Cilat jane kostot? Kostot variojne gjeresisht nga banka ne banke. Nderkohe qe ka disa banka qe nuk te ngarkojne asnje pagese per kete sherbim, ka te tjera ku duhet te paguani komisione. Tarifat e zakonshme perfshijne tarifen e regjistrimit, tarifen vjetore dhe ate te transaksioneve. Tarifa mesatare eshte €5 per regjitstrimin dhe transaksionet, ndersa tarifa mesatare vjetore eshte rreth €25.
Se fundmi, por me e rendesishmja: siguria! Ashtu sic eshte shume efikase, e-banking mund te jete edhe shume e rrezikshme, nese nuk merren masat e duhura te sigurise. Zakonisht, keto faqe interneti jane te siguruara me programe sigurie. Gjithashtu, bankat zakonisht do t'ju japin keshilla per tema te ndryshme qe lidhen me sigurine. Gjithesesi, nje keshille themelore: asnjehere mos i tregoni askujt fjalekalimin, PIN-in tuaj etj! Siguria vjen e para!






















