RSS

Karta

Karta

Attention: open in a new window. PDFPrintE-mail

images Karte Debiti Nje karte debiti mundeson terheqjen e parave nga nje bankomat. Nese i terheq parate nga nje bankomat qe nuk eshte i bankes qe ju ka dhene karten e debitit, atehere do te aplikohet komision per terheqjen e parave. Keto karta jane te njejta me kartat Viza Elektron.

Karta Elektron Kartat Viza Elektron jane te ngjashme me Kartat e Debitit, por jo te gjitha mund te perdoren per pagesa ne internet. Gjithesesi ato mund te perdoren gjeresisht jashte vendit.

Karta e Debitit Karta e Debitit eshte nje karte pagesash qe eshte e lidhur me llogarine tuaj rrjedhese. Kartat e Debitit ofrohen ne banke zakonisht me markat Viza ose Mastercard. Karta e Debitit ju lejon te shpenzoni vetem shumen qe keni ne dispozicion ne llogarine tuaj rrjedhese. Kjo karte mund te perdoret brenda dhe jashte vendit si dhe per pagesat e ndryshme ne internet.

Karta e Kreditit Karta Charge Karta Charge eshte nje karte pagesash. Kartat charge ofrohen nga banka, e cila i merr nga shume prodhues, ku me i njohuri eshte American Express. Banka juaj do t'ju vendose nje limit shpenzmi te parave cdo muaj dhe ne nje dite te caktuar te cdo muaji ju do te jeni te detyruar te paguani shumen e parave te shpenzuara.

Perse me nevojitet nje nga keto karta? Perse t'i mbani parate tuaja ne portofol apo ne cante kur ju rrezikoni qe t'i humbisni ato njehere e pergjithmone? Po te humbisni karten, mjafton nje telefonate bankes dhe karta juaj anullohet pernjehere duke siguruar parate tuaja. Nese doni te blini dicka nepermjet internetit apo ne telefon.... atehere parate tuaja cash jane te padobishme. Nderkohe per ata qe kane karte, mjafton vetem t'i thoni numrin e kartes tuaj shitesit ne internet dhe  parate marrin vleren qe meritojne.

Doni te shkoni jashte per pushime dhe nuk deshironi te merrni para cash me vete?...atehere nje nga keto karta do t'ju ndihmoje. Visa, Mastercard dhe American Express pranohen ne te gjithe boten. Ju kane mbaruar parate dhe doni te blini benzine per makinen, te hani nje dreke te papritur apo te beni pazarin e javes! Cdo gje realizohet me njeren nga keto karta, te cilat ju lejojne te blini pa nevojen e nje bankomati.

Fakt Sipas enciklopedise Britanica Perdorimi i kartave te kreditit e ka zanafillen ne SHBA gjate viteve 1920, kur disa kompani te caktuara si kompanite e vajit dhe hotelerite, filluan t'u jepnin klienteve te tyre karta klienti. Megjithate, ka burime qe thone se perdorimi i tyre ka filluar qe ne vitin 1890 ne Europe. Gjate vitit 1938 kartat filluan te pranohen me gjeresisht nga kompani te ndryshme.  

Design by New Media Communications, email:online@newmedia.al, cel:0674017190