Nga shume banka qe ka ne Shqiperi ne vendosem qe te shikojme se cfare huash ofrojne ato per dike qe deshiron qe te bleje nje makine te perdorur. Ne e kryem kete vezhgim bazuar ne skenarin qe nuk dime asgje rreth huave… eshte huaja jone e pare! Ne vendosem qe te kontaktonim disa nga bankat me te medha dhe me te vogla: Raiffeisen, Union Bank dhe Pro Credit Bank.
Cili ishte profili yne?
Nje mashkull 35 vjecar, i punesuar me kohe te plote prej nje viti me kontrate me kohe te papercaktuar dhe me pagese mujore 400 euro ne muaj, deshiron qe te marre nje kredi prej 1000 euro per te blere nje makine te perdorur dhe ta paguaje ne nje periudhe 24 mujore. Seciles nga bankat iu tha se pagesa merret nepermjet bankes Intesa San Paolo dhe nuk deshironim qe ta ndryshonim kete!
Cfare informacionesh patem ne dispozicion?
Ne deshironim qe te flisnim me punonjesit e bankave por ishim shume te zene per te vizituar ndonje nga deget e tyre keshtu qe fillimisht kerkuam numrat e telefonit te sherbimit te klientit dhe i telefonuam.
Raiffeisen: Na udhezoi rreth dokumentave qe na duhen si dhe na keshilloi qe te marrim kredi ne Leke duke qene se edhe pagesa jone eshte ne Leke. Na thane gjithashtu qe te klikonim ne faqen e tyre te internetit per me shume informacion si dhe te vizitonim nje nga deget e bankes per te marre informacion mbi nivelin e interesit dhe pagesat. Vajtja ne banke eshte pak problematike duke qene se gazetari yne eshte shume i zene me pune dhe nuk ka shume kohe!
Union Bank: Sherbimi i klientit nepermjet telefofonit na informoi mbi te gjitha dokumentet qe nevojiten e na konfirmoi qe ne mund te marrim nje kredi te shpejte te barabarte me rreth 3 muaj pagese, keshtu qe mund te marrim nje kredi me te madhe nese deshirojme. Ata na udhezuan rreth nivelit te interesit dhe pageses mujore. Me plotesimin e te gjitha dokumentave, i gjithe procesi i kredi-marrjes kryhet brenda 3 ditesh. Pas nje telefonate te shpejte ne morem informacion te plote rreth kredise ne Union Bank. Bravo Union Bank… kjo ishte me e mira deri tani!
Pro Credit Bank: Ata na thane neve se cfare dokumentash na duhen dhe na keshilluan qe te klikojme faqen e tyre te internetit per me shume informacion. Keshtu ne hyme ne faqen e tyre te internetit….. Ne te thuhet se duhet te paguheni nepermjet kesaj banke ose duhet te jeni ne listen e insitucioneve te preferuara… nje liste e tille do te ishte nje opsion shume i mire! Kesti mujor duhet te jete me pak se 30% e rroges suaj mujore. Ka nje problem te vogel ketu pasi nuk permendet niveli i interesit dhe nuk ka opsion qe te llogarise se sa do te jete pagesa mujore ne banke. Sidoqofte faqja e internetit thote se afati maksimal eshte 36 muaj. Koha e aprovimit te kredise eshte 24 ore. Nuk eshte e qarte nese 24 jane ore reale apo ore pune. E gjitha kjo nese ju paguheni nepermjet kesaj banke… nese jo, atehere duhen 3 dite…..edhe pse faqja e internetit thote se me pare duhet qe te paguheni nepermjet kesaj banke…. Kjo nuk eshte shume e qarte! Me tej faqja thote se nuk nevojiten dokumenta (ndoshta nese jeni klient) nderkohe qe sherbimi i klientit kur folem ne telefon na tha se nevojiten dokumentat… keshtu nje tjeter rruge per te banka!
Ne banke…
Raiffeisen Bank: Ne shkuam ne banke ne oren 12:15 dhe na u sherbye 15 minuta me vone… pak si pritje e gjate! Duke qene se nuk ishim kliente te Raiffeisen, kerkesat per dokumenta ishin mjaft te gjata por per klientet e Raiffeisen do te ishte me e thjeshte…gjithsesi me vone do flasim per kete. Pra, nje kredi pre 150 000 Leke do te paguhej per 36 muaj, 5600 Leke ne muaj ose per 24 muaj me 7600 ne muaj. Pyetem vazhdimisht per nivelin e interesit por nuk na u tregua. Keshtu qe e llogaritem vete dhe per nje periudhe kohore 24 mujore, interesi do te ishte 20% dhe mbi 24 deri ne 36 do te ishte dicka e perafert. Por nuk ka pagese huaje…..
Union Bank
Nuk ishte e nevojshme qe te shkonim ne banke pasi ata na informuan plotesisht se cfare na duhej dhe cilat ishin normat. Shume mire Union Bank! Gjithsesi ne ishim ta paqarte nese do te na duhej qe te transferonim rrogen tone te Union Bank. Nje telefonate e shpejte ndaj sherbimit te klientit na konfirmoi se nuk ishte e nevojshme.
Pro Credit Bank
Kur vizituam banken, patem nje sherbim te shkelqyer dhe mbaruam pune shume shpejt, vetem se eshte turp qe Sherbimi i Klientit nepermjet telefonit dhe faqja e internetit e Pro Credit Bank ishin kaq te varfer ne informacion. Keshtu u informuam mbi dokumentat qe na duhen per nje kredi prej 150 000 Leke per nje peridudhe 3 vjecare per te cilen do te paguanim 7780 Leke ne muaj pa tarife kreditimi. Banka jep nje minimum kredie prej 150 000 Leke qe eshte pak me shume se 1000 euro. Kredia duhet te merret ne leke dhe jo ne euro. Norma e interesit eshte 22% dhe kredia miratohet brenda 3 ditesh. Pro Credit nuk thekson qe pages ate kaloje direkt ne banke. Pagesa mujore mund te kryhet edhe cash ne nje date te caktuar. Gjithsesi do te na duhej edhe nje person tjeter si garantor per kredine.
Dokumentat qe na nevojiten
|
Banka |
Raiffeisen |
Union Bank |
Pro Credit |
|
Dokument identifikimi dhe certefikate familjare |
Po | Po | Po |
|
Vertetim bankar i rroges per 6 muaj |
Po | Po | Po |
|
Fatura e CEZ |
Po | Jo | Po ose fature uji |
|
Linje telefoni fiks* |
Po | Jo | Jo |
|
Garantor** |
Po | Jo | Po |
|
Vertetim punesimi |
Po | Po | Po |
*Nese nuk keni nje linje telefoni fiks, mund te jepni numrin e nje personi tjeter (miqte/ familja), nje numer fiks si dhe dokumenti i tij i identitetit.
** Garantori (Raiffeisen) eshte dikush qe garanton kredine tuaj ne rast se ju nuk mundeni si dhe nje kopje e dokumentit te tij te identitetit dhe nje vertetim pagese, sigurisht. Gjithsesi, ne Pro Credit, garantori duhet thjesht te paraqese dokumentin e identitetit dhe jo nje vertetim rroge.
Na duhet te shtojme ketu se nese ju do te ishit nje klient e seciles banke, procesi i aplikimit do te ishte me i thjeshte duke qene se banka tashme ju njeh. Por qellimi ishte qe te shikonim se cfare mund te perfitoje nje person qe nuk eshte klient.
Normat per kredi ne Leke
|
Banka |
Raiffeisen |
Union Bank |
Pro Credit |
|
Norma e interesit |
20% |
18% |
22% |
|
Komision |
Zero |
Zero |
Zero |
Konkluzion
Sugjerimet se nje konsumator ka zgjidhje te shumta ne sistemin bankar shqiptar jane pak jo te plota. Sigurisht qe ju mund te ndryshoni banke, por ju duhet qe te ndryshoni edhe vendin ku terhiqni rrogen. Kjo nuk eshte e thjeshte duke qene se shumica e kompanive do te perpiqen t’ju ndalojne juve qe te levizni rrogen tuaj… kjo pasi kompania ku ju jeni punesuar ka arritur kushte favorizuese per biznesin e saj. Si kompensim, kompania u thote punonjesve te saj qe t’i hapin llogarite bankare ne ate banke. Ne mendojme se kjo praktike eshte e varfer dhe anti-klient. Nje ligj i miratuar para disa kohesh thote se nje punonjes mund ta terheqe rrogen e tij ne banken qe ai deshiron…..por perpiqu ta ndryshosh kete me punedhenesin tuaj…eshte pothuaj e pamundur.
Cili eshte rekomandimi yne?
Union Bank eshte fituesi yne. Banka dha informacionin me transparent nga call center-i i tyre: Sherbimi i klientit nepermjet telefonit dhe kishte kerkesen me te thjeshte per dokumenta, gjithashtu ishte me e lira. Pune shume e mire Union Bank!
Kujdes!
Ky vezhgim apo studim u krye ne baze te informacionit qe ne arritem te mbledhim nga bankat. Ne te vertete ne nuk aplikuam per kredine keshtu qe nuk mund te themi se cfare do te ndodhte nese do te dergonim dokumentat e kerkuara. Bankat zakonisht kerkojne edhe me shume dokumenta gjate procesit te aplikimit keshtu qe kijeni parasysh kete gje kur aplikoni per nje kredi.
(infoalbania)
By A Web Design
Facebook paditet, rrezikon 15 bilione do![]() Kompania eshte duke u paditur per 15 bilione dollare per ... Lexo me shume |
Greket kerkojne falje me nje kale te mad![]() Greqia i ka kerkuar falje Bashkimit Europian me nje dhurate, ... Lexo me shume |
Richemont fitime rekord, synon rritje te![]() Koloseu zvicerian i orave rrit fitimet me 43 % ne ... Lexo me shume |
Perfitimet me te larta te depozitimeve n![]() Kush eshte ICB-International Commercial Bank?Banka ka qene ne treg 15 ... Lexo me shume |
Per debutimin ne burse, Facebook ngre cm![]() Sipas te dhenave te fundit aksionet e rrjetit social do ... Lexo me shume |
OECD, papunesia e te rinjve, rekord ne S![]() Papunesia ne vende, Greqia dhe Spanja fluturojne me me shume ... Lexo me shume |
Dhramia e re eshte shtypur ne Banken e G![]() Dhramia eshte shtypur dhe ndodhet ne Banken e Greqise. Edhe ... Lexo me shume |
Greqia dhe Gjermania trembin Europen![]() Ne Gjermani, Merkel humb Nordreno-Westfalia, ne Greqi largohet mundesia per ... Lexo me shume |
Facebook takon Wall Street![]() Themeluesi I Facebook, Mark Zuckerberg u takua te henen me ... Lexo me shume |