Tregu shqiptar i kartave te kreditit po zhvillohet gjithnje e me teper. Pra cfare eshte nje karte krediti, a kam nevoje per nje te tille dhe çfare me ofrohet?
Cfare eshte nje karte krediti
Nje karte krediti ju lejon nje shume te caktuar krediti me shlyerje te pjesshme, qe do te thote qe banka qe ju jep karten, ju jep nje limit krediti prej le te themi, 1,000 Euro. Atehere ju mund ta perdorni karten dhe te shpenzoni deri ne 1,000 Euro. Karta e kreditit ka lehtesine qe ju nuk do t’ju duhet te paguani asgje per deri ne 30 dite; pastaj ju do te jeni i detyruar te paguani nje perqindje te caktuar (10-30%) te shumes totale qe keni harxhuar ose ta ripaguani te gjithe shumen qe keni harxuar. Nese nuk paguani shumen totale, atehere do t’ju duhet te paguani interes mbi kete mbetje, ky interes do te zbritet nga krediti qe ju ka mbetur ne dispozicion.
Kartat e kreditit jane dizenjuar te perdoren ne pika te shitjes me pakice, dyqane, restorante, stacione karburanti, hotele, etj. Kartat e kreditit ju ofrojne lehtesine e terheqjes se parave cash, por kjo shume do te jete e limituar dhe me shume mundesi do te kete edhe nje tarife shtese.
Le te shohim nje shembull: ju keni nje limit prej 1,000 Euro, por harxhoni vetem 100 Euro; fatura juaj arrin dhe ju keni zgjedhjet e meposhtme: te shlyeni 100 Euro dhe te mos paguani interes. Te paguani 10-30%) dhe pastaj te paguani interesin mbi pjesen e mbetur. Kjo do te beje qe pas kesaj ju te keni nje limit shpenzimi prej 900 Euro .
Kush mund te marre nje karte… Asnje banke nuk do t’ju jape nje karte krediti, nese ju nuk arrini te vertetoni qe keni te ardhura te rregullta. Limitet e kartave zakonisht vendosen ne raport me te ardhurat tuaja.
A kam nevoje per nje karte krediti?
Kartat e kreditit jane te mira per te shtyre koston e nje blerjeje dhe duhet te perdoret per nevoja relativisht afatshkrutra. Per shembull, ju nuk mund te perballoni koston e plote te nje televizori te ri, te nje celulari apo te pushimeve etj; por ju mund te perballoni ta shlyeni kete kosto ne disa muaj. Atehere karta eshte nje mjet i perkryer per te mbuluar kete shpenzim.
Kartat e kreditit ju japin mundesine e nje periudhe pa interes dhe nese ju shlyeni gjithçka ju nuk paguani fare interes. Afatet kohore variojne, por mund te gjenden me poshte. Megjithate ju nuk duhet ta perdorni karten per te blere nje makine apo diçka per te cilen do t’ju duhen me shume se, le te themi 8 deri ne 12 muaj per ta shlyer. Ne keto raste nje hua personale mund te jete me mire! Duke qene se kartat e kreditit jane dizenjuar per periudha afatshkurtra, normat e interesit zakonisht jane me te larta se ato te huave personale apo te kredive per shtepi etj.
Ç’kushte duhet te permbush?
Ne vija te pergjithshme, ju duhet te jeni i punesuar dhe te jeni ne gjendje te vertetoni se keni te ardhura. Shuma maksimale qe do te vihet ne dispozicionin tuaj do te lidhet me te ardhurat tuaja, qe me thjesht do te thote se sa me te mira te jene te ardhurat tuaja, aq me i larte eshte limiti qe do t’ju vendoset. Ju duhet te jeni mbi 18 vjeç dhe te jeni qytetar i Shqiperise.
Per çfare dokumentash kam nevoje?
Dokumenta identifikimi, pasaporte dhe/ose karte identiteti.
Vertetimi i pages suaj.
Çfare ndryshimi ka midis Mastercard dhe VISA?
Ne te vertete nuk ka shume ndryshim! Si Mastercard, ashtu edhe VISA pranohen gjeresisht ne te gjitha pikat e shitjes ne Shqiperi dhe ne bote.
Çfare tarifash lidhen me perdorimin e kartes?
Juve do t’ju duhet te paguani nje tarife per te marre nje karte. Keto jane te detajuara me poshte. Ju nuk i paguani komisione bankes kur e perdorni karten ne dyqane, por do t’ju duhet te paguani komision nese terhiqni cash nga karta juaj e kreditit. Kartat e kreditit nuk jane dizenjuar me qellimin e terheqjes se parave, ndaj terheqjet cash jane te shtrenjta. Ndaj perpiquni te shmangni terheqjen e parave cash nga nje karte krediti.
Ç’norma interesi aplikohen?
Normat e interesit variojne nga nje banke ne tjetren, por siç mund ta shihni me poshte, keto norma variojne nga 17% ne 30%.
Çfare eshte periudha e kreditimit?
Kjo eshte periudha qe ju lihet ne dispozicion perpara se te filloni te paguani interesat. Pra ju mund te blini nje televizor te ri diten e pare dhe keni deri ne 45 dite perpara se t’ju duhet te filloni te paguani interesat.
Pra, çfare eshte nje karte Prima?
Prima eshte nje karte krediti qe ofrohet nga BKT, ne bashkepunim me VISA dhe Mastercard. Perveç te gjitha veçorive standarte, Prima Mastercard u jep te gjitheve mundesine te paguajne per ate qe blejne me keste – nje sherbim i njohur si Prima Keste. Me Prima Keste ju mund te blini ne çdo pike shitjeje te lidhur me BKT dhe te paguani per ate qe po blini pak nga pak, si ju shkon me per shtat. Ju mund te zgjidhni te paguani deri ne 12 keste.
Maksimumi qe ju lejohet te shpenzoni eshte sa limiti i kartes suaj. Juve do t’ju duhet te paguani nje norme fikse interesi mbi shpenzimet tuaja. Kjo norme interesi varet nga numri i kesteve qe zgjidhni te paguani (sa me i madh numri i kesteve, aq me i larte interesi).
Mjafton te kerkoni per materialet publicitare ne dyqanet kryesore, te beni nje blerje, te zgjidhni numrin e kesteve dhe ne moment do t’ju behet e ditur sa duhet te paguani per çdo kest. Ju mund te perdorni Prima Keste ne dyqanet me te medha ne Tirane per te blere rroba, mallra elektronike, pajisje elektroshtepiake, te prenotoni udhetime etj.
Lista e dyqaneve ku mund te paguani me keste:
Te gjithe dyqanet e permendur me poshte gjenden ne Tirane:
|
ELEKTRONIKE |
VESHJE |
FEMIJET |
SHTEPIA JUAJ |
BIZHUTERI |
|
Neptun Shop** |
United Colors of Benetton |
Prenatal |
Megatek |
Swatch |
|
Miele |
Sergio Tacchini |
Okaidi |
Emigres |
Swarovski |
|
VESHJE |
Lewis Strauss |
Terranova Kids |
StileArredo |
Altinbas |
|
Denny Rose |
Cacharrel |
Chicho |
Arteg |
Roberto Bravo |
|
BSB |
Tempo |
KEPUCE |
Villeroi & Boch |
Penelope |
|
London Man |
Chloe |
Geox |
Atmosphere |
Verde Watches |
|
Esprit |
New Choice |
Mr&MS Shoes |
Shpiragu |
Glamour |
|
LTB |
Damat |
Elisee Shoes |
Top Shop |
Pirro Jeweleries |
|
Reflex |
Societa |
Fabi Shoes |
Luisa Casa |
KOMUNIKIM |
|
Koton |
Anima |
Buffalo Shoes |
Olympia |
Eagle Mobile |
|
Bitsiani |
Lover Boutique |
Le Scarpe |
MBK Parkete |
Tring Communication |
|
Sandro Ferrone |
Gabbiano |
UDHETIM |
Roxhaja |
Nokia Club |
|
Celio |
Desire |
Samsonite |
PLATFORMA DIXHITALE |
Euro Celular |
|
Etam Lingerie |
Station |
Albturist Albania |
Digitalb |
KOZMETIKE |
|
Mango |
Terranova |
British Travel |
Tring Digital |
Parfumeri One |
|
Extyn |
Multi Brand |
London Express |
PC |
Aqua e Sapone |
|
Kenvelo |
Springfield |
Rej Viaggi |
PC Store |
Beauty Point |
|
ADL |
Calliope |
Speed Eco |
Infotech |
Passion Beauty |
** Dyqanet Neptun ndodhen ne Tirane, Durres, Vlore, Fier, Shkoder, Korçe, Lushnje.
Shembull i kesteve per nje blerje prej 10,000 Leke me 6 deri ne 12 keste.
Le te shohim ofertat me te mira per kartat e kreditit ne Shqiperi.
|
BKT Prima |
Fibank |
Raiffeisen Bank |
|
|
Shuma maksimale në dispozicion |
Euro 15,000 |
Euro 25,000 |
Euro 5,000. |
|
Monedha |
Lekë, Euro |
Lekë, Euro |
Lekë, Euro |
|
Norma e interesit |
2% në muaj – 26.82% |
19.8% |
18% deri në 24% |
|
Tarifa vjetore |
1,500 lekë Karta Gold: 3,000 |
15 Euro Viti i pare falas |
2,000 lekë |
|
Pagesa e detyrueshme |
30% |
10% |
10% ose 10 Euro |
|
Afati për nxjerrjen e kartës |
10 ditë |
3 ditë |
2 javë |
|
Periudha e kreditimit |
40 ditë |
45 ditë |
45 ditë |
By A Web Design
Facebook paditet, rrezikon 15 bilione do![]() Kompania eshte duke u paditur per 15 bilione dollare per ... Lexo me shume |
Greket kerkojne falje me nje kale te mad![]() Greqia i ka kerkuar falje Bashkimit Europian me nje dhurate, ... Lexo me shume |
Richemont fitime rekord, synon rritje te![]() Koloseu zvicerian i orave rrit fitimet me 43 % ne ... Lexo me shume |
Perfitimet me te larta te depozitimeve n![]() Kush eshte ICB-International Commercial Bank?Banka ka qene ne treg 15 ... Lexo me shume |
Per debutimin ne burse, Facebook ngre cm![]() Sipas te dhenave te fundit aksionet e rrjetit social do ... Lexo me shume |
OECD, papunesia e te rinjve, rekord ne S![]() Papunesia ne vende, Greqia dhe Spanja fluturojne me me shume ... Lexo me shume |
Dhramia e re eshte shtypur ne Banken e G![]() Dhramia eshte shtypur dhe ndodhet ne Banken e Greqise. Edhe ... Lexo me shume |
Greqia dhe Gjermania trembin Europen![]() Ne Gjermani, Merkel humb Nordreno-Westfalia, ne Greqi largohet mundesia per ... Lexo me shume |
Facebook takon Wall Street![]() Themeluesi I Facebook, Mark Zuckerberg u takua te henen me ... Lexo me shume |