Sigurime
Sigurime
E Premte, 06 Maj 2011 16:11
Sigurimet
Produktet e sigurimeve, qe njihen si policat e sigurimeve, ne terma me te thjeshte zevendesojne dicka qe eshte demtuar apo ka humbur. Produktet e sigurimeve ndahen ne ato te pergjithshme dhe jetes. Sigurimet e pergjithshme jane ato sigurime qe perdoren per te siguruar pasurite, si per shembull pronen, makinen, bizhuteri!etj ne rast demtimi apo humbjeje.
Sigurimi per jeten perdoret per te siguruar jeten tuaj ose ate te partnerit. Te tilla polica per sigurine e jetes ndermeren nga burri ose gruaja ne rast vdekjeje te parakohshme ku te mbijetuarit i kalojne parate e te siguruarit. Te humbaseh nje njeri te dashur eshte shume e veshtire duke mos marre parasysh problemet e tjera qe vijojne si, pagasa e qerase, rritja e nje femije, apo pagesa e kestit te nje kredie.
Ne fakt, pagesat monetare nuk mund te zevendesojne njeriun tuaj te dashur por nuk mund te mohojme qe lehtesojne jeten e perditshme. Cmimi i sigurimeve qe ndryshe quhet primi i sigurimit: llogaritet ne varesi te asaj qe sigurohet, vleres, afatit dhe kohezgjatjes se polices se sigurimit. Ne te njejten menyre llogaritet sigurimi i jetes ku rol kyc luan mosha e personit qe do te sigurohet, gjendja shendetesore dhe afati i sigurimit te jetes. Kompanite e sigurimit nuk leshojne polica per sigurimin e jetes per persona te cilet vuajne nga semundje te pasherueshme apo per persona mbi nje moshe te caktuar (zakonisht ky limit varion nga 60 deri ne 65 vjec).
Fakt Si te gjitha bizneset e suksesshme ! Perfshire ketu dhe banka dhe bursa...cdo gje filloi ne nje kafene! Policat e sigurimit pasi nenshkruhen nga palet zakonisht risigurohen, gje qe siguron qe ne rast demi pala te rimbursohet per shumen ndaj se ciles eshte siguruar. Per shembull, ju siguroni makinen tuaj ndaj vjedhjes. Nese makina juaj vidhet atehere kompania e sigurimit paguan per te.
Nderkohe kompania e sigurimit nga ana tjeter per te ulur ekspozimin ndaj riskut e risiguron policen tuaj te sigurimit me nje kompani tjeter. Tregu me i madh i risigurimeve ne bote eshte Lloyds ne Londer. Qe nga fillesat me Shtepine e Kafese se Edward Lloyd ne 1688, Lloyd ka qene pioner i tregut te sigurimeve. Tani, 300 vjet me vone pas siguracioneve te para te flotes, Lloyd eshte bere nje nga liderat e tregjeve boterore te sigurimeve te specializuara.






















