Dashuria
Planeti i bukurise dhe i harmonise Venusi, qe nga data 8 e deri ne daten 29 te muajit do ju veje ne veshtiresi, duke ju bere nga krijesa te dashura, ne persona te ftohte.
Perpara se te silleni ne menyre te eger do te benit mire qe te siguroheshit qe keni te drejte dhe te evitoni zenka me permasa kozmike. Mundohuni te jeni me te komunikueshem.
Shendeti
Gjendja psikofizike e pergjithshme do te jete pa preokupime deri ne daten 8. Me pas mund te keni ndonje problem me mbrojtjen imunitare, apo ndonje semundje kronike.
Prandaj do te ishte mire qe te pergatiteshit duke pire shume uje duke mos dale ne te ftohte, dhe duke mbrojtur edhe lekuren tuaj nga levizjet e medha te tepmeratures.
Puna
Profesioni kete muaj duhet te shkoje ne nje menyre te rregullt dhe te qete e pa probleme dhe ne dy javet e para do te jete shume e kenaqshme. Ne vecanti kush prej jush punon ne boten e modes apo te spektaklit mund te marre propozime te rendesishme.
Atmosfera do te behet stimuluese dhe interesante dhe mundesite e shprehjes dhe iniciativat do te jene shume te mira.
Parate
Pergjithesisht gjithshka shkon shume mire me mundesi te shkelqyera per ta rimarre veten dhe per te shfrytezuar kapitale te ndryshme. Megjithate duhet te kontrolloni gjendjen tuaj euforike qe mund tu shtyje qe te shpenzoni shume.
Ne dy javet e fundit do ju duhet qe te jeni shume te kujdeshsem dhe me shume se kurre te predispozuar qe te kurseni.