Horoskopi vjetor

Horoskopi 2010
Dashi Dashi

2009 nuk ishte ndonje vit shume pozitiv per ju, por 2010 do te jete shume pozitiv i krahasuar me vitin 2009.
2010 pritet te jete nje vit shume i begate per ju, por edhe me shume sfida. Do te keni mundesi te mira kete vit, profesionalisht dhe personalisht.
Nisja e vitit 2010 eshte pak e bezdisur, por eshte pikerisht atehere qe do tju  duhet te perballeni me shume sfida.
Gjysma e dyte e vitit eshte e mire. Ky do te jete nje vit i mire nga pikpamja financiare. Ju do te takoni shume njerez dhe do te permiresoni statusin tuaj social pas trecerekut te vitit.
Dashi eshte nje shenje entuziaste, aventuriere. Ju jeni shume te vendosur dhe kurajoze. Afrimi juaj eshte dinamik.
Pjese negative e karakterit tuaj eshte se jeni shume impulsive dhe ndonjehere edhe shume te paduruar.

 

Demi Demi

2010 do te provohet qe do te jete nje vit shume i rendesishem ne jeten e Demit. 
Nga Janari deri ne Korrik eshte nje periudhe ne te cilen do te keni vetem rritje dhe do te merrni shume mundesi dhe oferta frytdhenese ne kete periudhe.
Eshte koha e duhur per te bere miq te rinj dhe per te nisur nje marredhenie nese jeni single. Por nese jeni i martuar, kini kujdes pasi mund te lindin disa probleme qe do te nderhyjne edhe ne martesen tuaj.
Problemet familjare mund t’ju shqetesojne, por me sinqeritetin tuaj, ju do t’i kaperceni keto probleme shume kollaj. Disa probleme shendetesore mund te ndodhin, prandaj kujdesuni edhe per to.
Humbje te parave do ju merzisin, prandaj nder te tjera duhet te kujdeseni edhe per shpenzimet e parave.
Ju jeni te mbushur me shprese, te besueshem dhe te ndershem. Jeni shume te shoqerueshem dhe te tjeret ju duan shume. Nder te tjera jeni shume te vendosur dhe fleksibel.

 

Binjaket

Binjaket

2010 do te jete nje vit i mbushur me surpriza per te lindurit ne shenjen e Binjakeve, disa here surpriza pozitive, dhe here te tjera negative.
Probleme mjekesore ka mundesi qe te ndodhin ne gjysmen e dyte te vitit. Disa pjesetare te familjes mund t’ju shqetesojne. Por nese ju jeni duke kerkuar per nje partner, atehere yjet ju favorizojne shume.
Eshte e keshillueshme qe ju te mundoheni te mbani balancen ndermjet asaj qe deshiron zemra juaj, dhe asaj qe deshiron mendja, pasi do te perballeni me konfuzion shpesh gjate momenteve ku do t’ju duhet te vendosni.
Shmangni cdo lloj veprimi financiar apo marreveshje ku perfshihen para. Mos e humbisni durimin dhe tregohuni te qete gjate periudhes se pare te vitit.

Binjaket jane te gjalle dhe te mbushur me energji.
Megjithese ndonjehere jeni nervoze dhe te ngurte, ju keni aftesi shume te mira komunikuese dhe i pershtateni gjerave shume thjesht.

 

Gaforrja

Gaforrja

2010 do te jete nje vit pozitiv per te gjithe te lindurit e kesaj shenje. Disa probleme ne jeten tuaj personale mund te shfaqen, por pergjithesisht do te jetoni nje jete familjare te qete. Ju do te kenaqeni me ndryshime kete vit.
Qe nga muaji Korrik e deri ne Dhjetor, disa probleme financiare do ju fusin ne dileme. Statusi juaj emocional do te jete ne kulm gjate vitit 2010. Pra mos merrni ndonje vendim te nxituar.
Mendohuni dy here para se te merrni persiper ndonje angazhim. Ndonje surprize e kendeshme ne 3 muajt e pare te vitit do ju beje te lumtur. Ne anen financiare mos i besoni asnjerit verberisht.

Ju jeni shume emocionale dhe te dashur. Ndonjehere tregoheni me emocionale nga sa duhet dhe me pas pendoheni. Jeni shume protektive me njerezit tuaj te dashur. Zakonisht nuk arrini t’i kaloni kollaj gjerat.

 

Gaforrja Luani

2010 do te jete nje vit i veshtire per Luanet. Muajt e fundit do ju bejne te lumtur por do ju duhet te perballeni me shume probleme ne fillimin e vitit. 
Por mos u shqetesoni, pasi cdo monedhe ka 2 ane, nese nje pjese e vitit do ju merzise, pjesa tjeter do ju jape begati dhe rritje.
Miq te rinj, lidhje te reja, dashuri e re do ju bejne te lumtur. Eshte e keshillueshme te mos beni ndryshime ne karrieren tuaj, edhe nese ju vjen ndonje mundesi e mire, mendohuni dy here para se te merrni ndonje vendim.
Disa probleme me shendetin mund t’ju shqetesojne ne muajt e fundit te vitit 2010.

Ju jeni shume krijues dhe me shume besim ne vetvete. Ju dini si t’i ndiqni lidhjet tuaja dhe jeni shume besnike. Jeni zemergjere por jo tolerante.

 

Gaforrja Virgjeresha

Viti 2010 do te jete i mbushur me mundesi te reja, rritje, dhe sukses, por kujtoni qe eshte e lehte qe te arrini suksesin, por shume e veshtire qe ta mbani ate. 2010 do te sjelle ngritje ne te ardhurat tuaja dhe ne statusin tuaj. Nese ju jeni duke planifikuar te bleni nje makine te re apo nje shtepi te re, atehere 2010 eshte momenti i duhur per te investuar.
Megjithate eshte e keshillueshme qe te kontrolloni pak shpenzimet tuaja kete vit, pasi shpenzime shume te larta do ju hapnin probleme. Beni miq te rinj, pasi eshte periudha e duhur qe te perfshiheni ne mbledhje sociale.
Do te keni mundesi te mira nga ana profesionale. Kini kujdes, pasi nje person qe eshte prane jush, do te krise te gjithe komfortin dhe kenaqesine tuaj. Ju doni qe gjerat te jene perfekte dhe prandaj ndonjehere beheni me kritike nga sa duhet dhe dukeni te pasjellshem.

Ju i shihni gjerat me shume kujdes dhe kjo ju ben inteligjente dhe analitike. Ndonjehere mund te tregoheni shume xheloze dhe posesive.

 

Gaforrja Peshorja

2010 do te sjelle kenaqesi dhe lumturi ne jeten tuaj. Do te keni nje periudhe shume frytdhenese ne mesin e vitit 2010.
Situata juaj financiare do te permiresohet kete vit dhe njerezit do ju afrohen me mundesi te reja pune shume te mira.
Por mos lejoni qe vetebesimi juaj te behet i tepert dhe te kaperceje masen qe duhet. Nese jeni te martuar, do te kaloni nje vit te kendshem bashkeshortor. Eshte e keshillueshme qe te mbani balancen ndermjet jetes tuaj personale dhe asaj profesionale qe te shkoje gjithshka mire.
Suksesi ne pune dhe te ardhura me te larta do ju bejne te lumtur.

Ju jeni shenja me romantike e horoskopit, por ne te njejten kohe shume diplomatike dhe flirtuese. Ju jeni person social dhe e jetoni jeten ne maksimum. Adhuroni paqen por edhe influencoheni kollaj nga te tjeret.

 

Gaforrja Akrepi

2010 do te jete nje vit i perzier per Akrepat. Do te ballafaqoheni me shume problem dhe me pak mundesi.
Tregohuni te qete nderkohe qe merrni ndonje vendim. Degjoni zemren tuaj dhe mos lejoni qe mendja juaj ta mposhte zemren. Nese doni te beni ndryshime ne karrieren tuaj, atehere vendosni me qetesi dhe mos u nxitoni.
Problemet familjare do ju bezdisin dhe do ju duhet qe te balanconi rritjen profesionale me ate familjare. Te gjitha keto probleme do te rezultojne edhe ne nje problem shendetesor.
Prandaj kujdesuni per shendetin tuaj. Perfitimet materiale jane te mundura ne fillimin e vitit 2010 dhe ne gjysmen e fundit te vitit.

Ju keni nje personalitet magnetik. Dhe shpesh jeni ne qender te vemendjes. Jeni emocionale por te fuqishem. Keni intuite dhe jeni pasionale. Xhelozia ju karakterizon.

 

Gaforrja Shigjetari

2010 eshte nje vit i mire per ju i krahasuar me vitin 2009. Do te keni mundesi shume te mira mbas Korrikut.
Nga Janari e deri ne Prill eshte pak i pafavorshem per Shigjetaret. Disa situata personale dhe profesionale do ju shqetesojne por duhet te analizoni cdo situate me qetesi dhe me pas te merrni ndonje vendim.
Familja do ju mbeshtese. Duhet qe me maturi dhe sinqeritet te vleresoni gjithshka qe ne fund te mund te merrni vendimin e duhur.

Ju jeni optimiste dhe shume filozofike. Ndonjehere mund te jeni te pakujdesshem dhe te papergjegjshem. Gjithashtu jeni nje shenje shume intelektuale.

 

Gaforrja Bricjapi

2010 nuk do te jete nje vit shume i mire per Bricjapet. Duhet te luftoni shume qe te arrini te keni sukses ne gjerat tuaja.
Do te keni nje ndryshim te mire ne karrieren tuaj qe do ju beje te lumtur. Disa ceshtje te jetes ne cift ose probleme familjare do ju shqetesojne. Do te ndiheni te ngurtesuar andej nga mesi i vitit, por me ndihmen e miqve dhe te familjes do ta kaperceni lehte situaten. 
Kujdesuni per shendetin tuaj, pasi nese nuk kujdeseni, me vone do ju duhet dyfishi i sforcove. Kontrolloni shpenzimet tuaja dhe inatin tuaj.
Te ardhurat tuaja mund te kene rritje dhe eshte momenti i duhur per te investuar para.

Zakonisht Bricjapet jane ambicioze. Jeni njerez praktike dhe kujdeseni per te tjeret. Personaliteti juaj zakonisht eshte i disiplinuar dhe kjo eshte nje nga pikat tuaja pozitive. Ju jeni pesimiste, shume konvencionale dhe shpesh te ngurte.

 

Gaforrja Ujori

2010 do te jete nje vit brilant i rritjes dhe i suksesit. Nga Janari ne Prill, eshte periudha e duhur per te veshtruar mire mundesite qe ju ofrohen. 
Edhe ne fillim te Nentorit do te perballeni me mundesi te reja te jashtezakonshme. Eshte e keshillueshme te kujdeseni per marredheniet tuaja personale, sepse nese ndosh ndryshe , pra nese i neglizhoni, do te rezultoje ne probleme personale te cilat do te cojne ne shperqendrim.
Kini kujdes ne periudhen nga Korriku ne Shtator. Mos e humbisni durimin tuaj.

Ju keni nje personalitet aspak fals. Jeni shume te ndershem ne mbajtjen e premtimeve. Ndonjehere jeni joemocionale. Ju adhuroni te keni miq dhe jeni miq me shume njerez. Menimet tuaja jane te pavarura por keni edhe nje mendje intelektuale. 

 

Gaforrja Peshqit

2010 do te jete nje vit shume frytsjelles ne krahasim me vitin 2009.
Do te perjetoni rritje ne fillim te vitit. Muajt e mesit do te jene pak te veshtire por ne fund gjerat do te behen mire, sidomos ne periudhen e Nentorit. 
Ca humbje monetare ka mundesi qe t’ju shqetesojne. Kujdesuni per lidhjet tuaja sepse perndryshe rrezikoni te humbisni dike qe eshte shume prane jush.
Periudhe e mire per tu rritur profesionalisht, por problemet personale pritet qe te shfaqen.

2010 do te jete nje vit ekonomik dhe gjithashtu do te kete rritje ne statusin tuaj social. Imagjinata dhe pozitiviteti ju karakterizojne pergjithesisht. Ju jeni shume zemermire dhe kujdeseni per te tjeret. Fuqia juaj intuitive zakonisht eshte e larte.