Hyrje | Kuriozitete | Vajza: Cfare mund ti dhuroni partnerit per Shen Valentin?

Vajza: Cfare mund ti dhuroni partnerit per Shen Valentin?

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Per te blere ate qe duhet ju duhet te bazoheni edhe ne cilen faze te marredhenies jeni...duke pare se sa kohe keni se bashku meposhte jane disa sugjerime mbi dhuratat e duhura per fazen e duhur.

Dita e Shen Valentinit eshte nje dite mjaft e ngarkuar kur behet fjale per te zgjedhur dhuraten e duhur per partnerin tuaj. Ajo qe ju blini reflekton menyren se si ju e shikoni ate dhe marredhenien tuaj, keshtu qe deshironi te blini dicka shprehese, kreative dhe te pershtatshme duke u bazuar ne kohen qe keni kaluar se bashku. E dime qe djemte jane pak te "veshtire" kur bie fjala per t'i blere nje dhurate keshtu qe do te perpiqemi t’ju drejtojme me disa ide te vecanta pavaresisht fazes ne te cilen jeni bashke. 

Mund te keni bashke 3 muaj, 1 vit, 2 vjet apo me shume dhe ne do perpiqemi t’ju ndihmojme te zgjidhni dhuraten perfekte. Dhe kur te jeni duke bere Pazar mos harroni te blini dicka edhe per veten tuaj.

Ne rast se jeni bashke prej me pak se 3 muajsh…

Pra, keni vetem pak kohe qe dilni atehere beni dhurata tip “casual”. Ne kete pike cdo gje shume e shtrenjte apo shume personale do te percoje nje mesazh te frikshem paksa, te tille si ‘te pelqej cik si shume’. Planifikoni te shpenzoni pak a shume 1500 – 2000 leke duke blere dicka te thjeshte por te embel, si psh DVD e nje filmi qe ai pelqen ose nje liber nga autori i tij i preferuar.

 3-6 Muaj

Kjo eshte nje faze e ndermjetme: tashme i bie qe zyrtarisht te jeni nje cift por ende jeni duke e njohur njeri tjetrin me mire. Impresionojeni partnerin duke i blere dicka kreative qe i shkon per shtat atij. Per shembull ne rast se ai merret me fotografi, mund ti blini nje aparat fotografik.

7-11 Muaj

Gjerat jane bere paksa serioze (edhe ne rast se ai nuk e ka pranuar ende kete). Nje dhurate argetuese per kete faze te marredhenies tuaj eshte nje pervoje qe mund te kaloni bashke, keshtu qe ju mund te ndani kujtimet e saj bashke me pas. Provoni bileta koncerti ose per nje ndeshje futbolli te ekipit qe ai preferon apo te ndonje ndeshjeje te kombetares.

1-2 vjet

Tani ju jeni ne nje faze te marredhenies qe i bie te jete faza e angazhimit afatgjate, prandaj eshte koha e duhur per te ndare se bashku kujtimet e kesaj marredhenie ose per ti treguar partnerit qe ju e njihni mjaft mire ate. Beni nje kornize te nje pikture ku keni pozuar te dy (printojeni bukur ne bardhe e zi) ose gjeni dicka qe do t’i kujtoje dicka te bukur qe keni kaluar bashke. Mund te shpenzoni pak me teper tani qe jeni ne nje lidhje te mirefillte (10 000 – 20 000 leke ne varesi edhe te gjendjes financiare qe keni). Nje ide origjinale do te ishte: suvenire nga ekipi i tij i zemres apo dicka qe ai vertet e ka per zemer.

Me shume se 3 vjet

Pas shume ditelindjesh dhe pushimesh qe keni kaluar se bashku, eshte gjithmone e me e veshtire per te bere dhurata surprizuese. Shume gra ne kete faze thjesht blejne gjera per te cilat partneri ka nevoje, si corape te reja, kepuce, kemisha etj… por behet dicka mjaft monotone. Por ne vend te kesaj, bejini dhurate dicka ku ai mund te mesoje gjera te reja. Ne rast se eshte tip qe pelqen aventurat, rezervoni per nje pervoje eksitante per te, si psh leksione hedhje me parashute apo leksione alpinizmi apo mesime per ski.
Madje mund te rezevoni nje weekend romantik ne nje hotel jashte qytetit ku mund te shpenzoni shume kohe bashke ne krevat.

Pavaresisht fazes ne te cilen ndodhet marredhenia juaj me partnerin perpiquni ta surprizoni ate me dhuratat tuaj. Nuk ka aspak nevoje te jene te shtrenjta per tu konsideruar te bukura. Duke e njohur partnerin mendoni me shume se cfare i pelqen atij dhe jo cfare duhet ti pelqeje atij sepse e mendoni ju te tille. Meshkujt jane vertet te cuditshem dhe ndonjehere femrat e kane mjaft te veshtire t’i kuptojne ata....
Mos vononi per te blere dhuraten tuaj – Shen Valentini vjen pas shume pak ditesh!

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • email Email shokeve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst


Vlereso kete artikull
5.00