Alonso-fitore

F1-Fernando Alonso fiton ne Barcelone

Fernando Alonso arriti fitoren e dyte te sezonit dhe ngushtoi ndjeshem diferencen me kryesuesin Vettel, duke fituar garen e shtepise ne Barcelone pas nje dominimi te qarte.

Spanjolli, i nisur i pesti, rikuperoi dy vende ne nisje dhe u vendos shpejt ne kryesim, pasi me ritmin e vendosur rezultoi i papermbajtshem per Vettel dhe Rosberg. Nje gare te shkelqyer beri edhe finlandezi Raikkonen, qe duke zgjedhur edhe nje here me shume taktiken e nje ndalese me pak, renditet i dyti dhe kandidohet qartesisht per titullin kampion ne kete sezon.

Ne “hije” gara e dy makinave Red Bull, me Vettel dhe Webber te mbetur pas Masses, ne vendin e katert dhe te peste. Nje zhgenjim me vete, Barcelona mund te konsiderohet per dy pilotet Mercedes, qe ndonese te nisur ne dy vendet e para, bien shume pas, me Rosbergun qe arriti te ishte vetem i gjashti dhe Hamilton jashte zones se pikeve. Rezultatet teper te dobeta vazhdojne edhe per McLaren, serisht ne nivelet e mesit te tabeles te shfaqur qe prej fillimit te ketij sezoni, me Button e Perez qe fitojne se bashku vetem pese pike.

Formula 1 rikthehet pas dy javesh, me Cmimin e Madh te Monakos.

Renditja e Cmimit te Madh te Barcelones

1.Alonso          Ferrari    
2.Raikkonen     Lotus           + 9,3 sekonda
3.Massa           Ferrari          + 26,0
4.Vettel          Red Bull        + 38,2
5.Webber       Red Bull        + 47,9
6.Rosberg       Mercedes GP + 68,0
7.Di Resta       Force India    + 68,9
8.Button          McLaren      + 79,5
9 .Perez           McLaren      + 81,7
10.Ricciardo    Toro Rosso    + 1 xhiro
11.Gutierrez    Sauber         + 1 xhiro
12 .Hamilton   Mercedes GP + 1 xhiro
13.Sutil          Force India    + 1 xhiro
14.Maldonado Williams         + 1 xhiro
15.Hülkenberg Sauber         + 1 xhiro
16.Bottas        Williams        + 1 xhiro
17.Pic            Caterham       + 1 xhiro
18.Bianchi       Marussia        + 2 xhiro
19 .Chilton      Marussia        + 2 xhiro

Te terhequr: Grosjean-Lotus, Der Garde-Caterham, Vergne-Toro Rosso   

Renditja e piloteve pas pese garave te para te sezonit

1.S. Vettel - 89 pike
2.K. Räikkönen - 85 pike
3.F. Alonso - 72 pike
4.L. Hamilton - 50 pike
5.F. Massa - 45 pike
6.Webber - 42 pike
7.P. Di Resta - 26 pike
7.R. Grosjean -26 pike
9.N. Rosberg - 22 pike
10.J. Button - 17 pike
11.S. Perez - 12 pike
12.D. Ricciardo - 7 pike
13.A. Sutil - 6 pike
14.N. Hülkenberg - 5 pike
15.J. Vergne – 1 pike

Renditja e konstruktoreve

1. Red Bull - 131
2. Ferrari - 117
3. Lotus - 111
4. Mercedes -72
5. Force India - 32
6. McLaren - 29
7. Toro Rosso - 8
8. Sauber - 5