RSS

Sulejman Lokaj ne syte e Malda Susurit

Attention: open in a new window. PDFPrintE-mail

1- Si lindi ideja qe gjyshin tuaj, aktorin e mirenjohur Sulejman Lokaj ta prezantonit para publikut edhe si piktor?
M.Susuri: Gjyshi me profesion eshte piktor dhe ideja ka qene e thjeshte pasi qe edhe une jam e lidhur me artin. Ka ndodhur qe shume here i kam kerkuar atij nje portret qe ka qene i ekspozuar edhe ne punimet qe kemi pare ne “Ekspoart”, mirepo ai nuk ka dashur qe te ma dhuroi se ka menduar qe te hapi personalisht nje ekspozite dhe kete e ka ruajtur, qe ta bashkengjise me pjesen tjeter te punimeve. Kjo ishte dhe ajo qe me shtyu me shume te hap nje ekspozite ne 77-vjetorin e lindjes se gjyshit tim. Qendroj prapa idese se me mire eshte te respektohet njeriu sa eshte ne jete, sepse njerezit e kane zakon qe vetem pas vdekjes kujtohen per ate qe eshte shuar, dhe nje fjale thote se vetem kur e humbasim dike ia dime vleren. Por une vendosa qe me ate qe kam arritur ta shfaq, ta befasoj per te mire gjyshin tim. Ne gazete e pashe nje shpallje nga MKRS, kontaktova me nje miken time, e pergatita projektin, konkurrova dhe rezultati ishte ekspozita qe e prezantova para pak ditesh.

2- Shumica e veprave te prezantuara aty ishin te themi qytete shqiptare, portrete, skica, por ju perzgjedhjen e tyre e bete rastesore apo me qellim?
M.Susuri: Per te realizuar ekspoziten ne fjale, me eshte dashur nje perkushtim shume i madh. Se pari jam konsultuar edhe me nenen time, por edhe me prof. Majlinda Kelmendi, per te cilen kam shume respekt. Por rolin kryesor e ka luajtur edhe gjyshi, pasi qe une i kam kerkuar atij disa punime me pretekstin se me duhen per nje pergatitje ne Fakultet. Me ka ndihmuar me kenaqesi dhe keshtu kam ardhur deri tek perzgjedhja e disa prej tyre, te cilat jane pjese e ekspozites. E ka pasur shume te veshtire te bej le te themi nje perzgjedhje te punimeve te tij, pasi qe per ate, te gjitha veprat qe i ka realizuar eshte e pamundur te vecoja se cila eshte me e mira.

3- Ju ku e shihni me mire gjyshin tuaj, me skene apo ne pikture?
M. Susuri: Te them te drejten gjyshi eshte i lindur per skene, dhe sa kam pasur mundesi ta percjell them se ne artin dramatik eshte i mrekullueshem, por edhe me pikturen nuk mbetet anash. Por prape them se me pelqen me shume qe ta shoh ne skene.

“4- Sa e veshtire ishte ta realizoje edhe katalogun?
M.Susuri: Po me eshte dashur ndihma e gjyshit, qe te realizoj edhe katalogun, si pjese e ekspozites. Katalogun e kam bere ne bashkepunim me disa njerez te tjere, qe me kane ndihmuar shume. Pastaj ai nuk mund te quhet vetem katalog i thjeshte, sepse permban nje numer te madh te fotografive dhe pikturave. Me shume do ta quaja si katalog voluminoz, qe i ngjan nje libri. E gjithe puna eshte realizuar brenda nje kohe shume te shkurter, gjithsej brenda 4 javesh.

5- Ju pergatitet nje ekspozite ku u prezantuan nje numer i madh i pikturave, por edhe fotografive te Sulejman Lokes, por a ka ende per t’u prezantuar nga koleksioni i tij?
M. Susuri: Une kam fotografuar se paku 800 vepra te gjyshit, por me vone kam vazhduar te bej klasifikimin e tyre, sepse ato jane te shumta ne numer. Kam arritur te prezantoj vetem nje pjese te punimeve artistike te tij. Ka shume te tjera qe nuk kam arritur dot t’i fus ne katalog apo ne ekspozite. Por pervec pikturave gjyshi ka realizuar edhe shume skulptura, nje pjese e te cilave jane shkaterruar gjate luftes ne shtepi ne Decan. Nje prej skulpturave te gjyshit eshte ajo e Ismail Qemalit, e cila eshte e vendosur ne shkollen fillore “Ismail Qemali” ketu ne Prishtine.

6- Se fundi realizuat nje deshire te hershme te gjyshit tuaj, por ju vet sa e gjetet veten aty?
M.Susuri: Jam ndjere shume mire, qe e kam pasur si ide dhe qe mu ka pelqyer ideja edhe nga te tjeret. Jam shume e gezuar qe cdo gje ka rezultuar shume mire.

7- Kur presim nje ekspozite tjeter nga Malda?
M.Susuri: Kam menduar per nje ekspozite personale me fotografive, por pas ketij projekti ndjehem me rehat dhe mendoj qe ne nje te ardhme te afert te prezantohem serish me nje tjeter ekspozite.(bota sot).



Shto nje koment

Kodi i sigurise
Rifresko

Te fundit nga lajme »

Design by New Media Communications, email:online@newmedia.al, cel:0674017190