Genta Ismajli: Kengetarja qe shkund skenen muzikore
E Enjte, 23 Shtator 2010 17:37

Genta sot eshte yll i madh i muzikes shqiptare. Kenget e saj kendohen nga te gjitha moshat. Ajo eshte kengetare qe cdo kenge i jep shpirt. Per te muzika eshte shume e rendesishme, sepse e di qe me kenget e saj e ben dike te lumtur. Ajo se fundmi ka lansuar klipin "Shkune tune", me te cilin klip vertete i ka shkundur e tundur te gjitha skenat muzikore shqiptare.
1-Sapo keni realizuar kengen dhe klipin "Shkune tune". Pse pikerisht e keni titulluar keshtu?
Genta Ismajli: Tekstin e ka punuar MC Beka dhe arsyeja qe e kemi titulluar kengen keshtu eshte me shkund e me tund, e me u kenaq(qesh).
2-Na flisni dicka me shume me ke keni bashkepunuar per kete kenge?
Genta Ismajli: Tekstin e ka bere MC Beka, po ashtu edhe komponimin e tij. Teksti tregon me shume per ata se si te kenaqesh me shume, si te kercesh me shume, e keshtu me radhe. Me kete rast i falenderoj te gjithe bashkepuntoret e mi te kesaj kenge, por edhe publikun, i cili e ka pritur shume mire kengen dhe per kete u jam mirenjohese.
3-Edhe spotin e keni punuar shume mire. Me cilin produksion keni punuar. E kujt ishte ideja qe spoti te realizohej ne nje kafaz?
Genta Ismajli: Faleminderit! Klipi eshte punuar me produksionin "Graphic Design". Ishte ideja e produksionit ne momentin kur e kane degjuar kengen, menjehere ua dha nje ndjenje dhe ide te fuqishme dhe sipas tekstit urdherohet me shkund e me tund dhe keshtu ka ardhur ideja per realizimit e tere klipit.
4-Tani per tani jeni kengetare shume e kerkuar, cka ju ben kaq te vecant?
Genta Ismajli: Me vjen shume mire per kete fakt. Zemren time ia jap publikut dhe gjithcka ndaj me ta dhe kenaqem. E vecanta e gjith kesaj eshte qe jam e bekuar prej Zotit qe t'i kenaqe njerezit me kenge, me shpirt e zemer. Jam falenderuse per gjithe ata qe me japin edhe mua zemer qe te vazhdoj t'ju jap njerezve sa me shume kenge, dashuri, perqafime, fotografi etj.
5-Ky vit ka njohur shume suksese per ju?
Genta Ismajli: Kjo per te vetmen gje, punoj shume dhe pa u ndalur.
6-Ne nje kenge qe keni bere me heret me titull "Game over", eshte thene se ia keni kushtuar nje koleges suaj me pretekst se ajo asnjehere nuk do te arrije te behet si ju. Sa eshte e vertete kjo?
Genta Ismajli: Kengetarja qe shkund skenen muzikore. Kjo nuk qendron ne fakt, gjera te tilla nuk jane ne karakterin tim. Koleget e mia, te cilat tash jane te famshme dhe i do publiku, gjithmone do ta kene perkrahjen time maksimale.
7-A eshte dashur qe Genta te shpallet fituese ne konkursin e vallezimit, qe per disa jave te tera eshte mbajtur ne Shqiperi?
Genta Ismajli: Eshte mbajtur me muaj dhe me vjen keq qe jam eliminuar padrejtesisht, sepse nuk eshte vleresuar si duhet puna qe kemi bere me muaj dhe ne fakt kur kemi punuar me se shumti nuk eshte vleresuar. Mua dhe Dionit na vjen keq shume qe zhgenjyem tere publikun dhe punuan kunder te gjitheve. Po sa i perket "Dancing with the stars" i cili si emision me dha kenaqesi dhe sa here te mendoj qe edhe une mora pjese dhe realizova dicka qe e kam pasur shume ne qejf.
8-Tash thuajse jemi ne fund te sezonit veror dhe ju si duket keni pasur mjaft angazhime. Keni bere pushime per vete?
Genta Ismajli: Patjeter qe po. Ne pushim isha me familjen time.
9-Ju ne skenen shqiptare erdhet si nje kengetare anonime, por shpejt arritet te beheni nder kengetaret me te mira shqiptare. Si arritet deri ketu?
Genta Ismajli: Per here te pare jam paraqitur para publikut me produksinon "Arboni", si dhe hera e pare duhej te punoja shume per te me pranuar, dhe ashtu ndodhi, publiku mbeti shume i kenaqur me mua dhe prej atij prezantimit te pare ishte kerkesa e publikut dhe ende vazhdon te jene qe une te jem kjo Genta qe jam.
10-Do te merrni pjese sivjet ne ndonje festival?
Genta Ismajli: Nuk kam menduar njehere per kete.
11-Shume simpatizante kane shprehur deshiren qe ju ta perfaqesoni ne nje te ardhme te afert Kosoven ne "Eurosong"?
Genta Ismajli: Sigurisht qe do ta kisha perfaqesuar Kosoven me shume krenari dhe shpresoj qe te me jepet kjo mundesi ne nje te ardhme te afert.
12-Eshte folur shume per jeten tuaj private. He per he, cilat jane te rejat e Gentes ne jeten private?
Genta Ismajli: Kam shume shoke e shoqe me te cilet e kaloj kohen, por me familjen me se shumti.
13-Cila do jete risia e ardhshme e Gentes?
Genta Ismajli: Tani po punoj dhe nuk rri dot pa risi.
Te fundit nga lajme »
Me te lexuarat nga lajmet »
- Vajza Perendi
- Zbulohet tuneli i droges qe lidhte Kalifornine me Meksikon
- Transformimi i befasueshem Japonez
- Fundi i nje diktatori
- Bote e cuditshme: India
- “E premtja e cmendurise”
- Vangjel Zhapa, shqiptari qe ndertoi perlat e Athines
- Krize dhe trazira ne Greqi
- Opinion/O zot pse linde femra ne Shqiperi?
- Opinion/ Shteti vret femrat me heshtjen e tij






















