KM Kadare 28-maj-2009 2 816255Kryeministri Hashim Thaçi i ka uruar shkrimtarit Ismail Kadare ditelindjen duke thene se tashme ka filluar te lexoje edhe nje liber te tij me te cilen ka thene se po fascinohet.

Me poshte po e japim te plote urimin e Thacit.

Sot ka ditelindjen Kadareja, shkrimtari me i madh yni dhe eshte nje gezim i veçante qe ta uroj kete kolos te letersise shqiptare. Gjeniu i letersise sone bashkohore ka luajtur nje rol kyç ne formimin estetik dhe stilistik te mbare kombit, ne levrimin dhe sofistikimin e gjuhes shqipe dhe ne promovimin e kultures shqiptare ne mbare boten.

Sapo nisa te lexoj me kenaqesi librin e tij me te fundit “Bisede me brilantet ne pasditen e dhjetorit”. Me duhet te them qe magjepsem jo vetem me margaritaret qe ai vazhdon te shkruaj por edhe me punen e palodhur qe ai ben per ta orientuar kombin shqiptar drejt botes perendimore dhe drejt vlerave universale te lirise, demokracise dhe ekonomise se tregut.

Ne te gjithe krenohemi me te dhe i jemi trefish mirenjohes Kadarese:kada

Se pari sepse me suksesin qe ka korrur me veprat e tij ka ngritur larte imazhin e kombit tone dhe ka deshmuar qe ne jemi komb vital, me vlera dhe vyrtyte te lakmueshme. Se dyti sepse eshte nje nder figurat kryesore publike shqiptare qe me se shumti e ka denoncuar totalitarizmin komunist te Shqiperise dhe ka kontribuar qe populli te vetedijesohej dhe distancohej nga ajo e kaluar e erret. Se fundmi roli i tij ne mediat dhe qarqet e ndryshme politike e diplomatike nderkombetare per ngritjen e çeshtjes se Kosoves dhe per sigurimin e mbeshtetjes per kauzen e lirese eshte i pakrasueshem. Une i jam perjet borxhli per mbeshtetjen e tij te çmuar ne ditet e veshtira te negociatave te Rambujese.

Prandaj ne emrin tim dhe te gjithe bashkeqytetareve i them : Gezuar ditelindjen Kadare dhe paç jete te gjate!

 

(Express)

unionbank