RSS

Mehmet Celiku: Duhet pune per te luftuar ndikimet e huaja ne gjuhen shqipe

fjalor-shqipProf. Dr. Mehmet Celiku, nje nga rilindesit moderne te shekullit XXI, nje emer i nderuar i arsimit dhe gjuhes shqipe, nje nder profesoret me te vjeter dhe me nje pervoje e karriere gjysmeshekullore ne arsimin e larte. Njeheresh ai eshte nje nga gjuhetaret me nje kontribut te theksuar dhe te larmishem ne gjuhesi dhe ne mesimdhenie, nje personalitet qe ia kushtoi jeten e tij punes kerkimore dhe me thjeshtesine e korrektesine e tij percaktohet nje idealist i vertete, qe rralle i gjen ne ditet e sotme.

Probleme te shumta po verehen cdo dite ne gjuhen shqipe. Problemet lidhen kryesisht me sintaksen, morfologjine dhe drejtshkrimin e gjuhes shqipe dhe standardit te saj. Profesor Mehmet Celiku ka shprehur shqetesimin e tij per “Infoalbania-n” dhe ka theksuar se eshte urgjente nderhyrja e instancave qeveritare dhe te arsimit per te kapur ne kohe problemet serioze te standardit.


Prof.Celiku, ekzistojne probleme ne kodifikimin e shqipes standarde?
Tre jane veprat kodifikuese kryesore te pasluftes: 1. Drejtshkrimi i Shqipes Standarde (1973). 2. Fjalori i Gjuhes Shqipe (1973). 3. Gramatika e Akademise (1995,1997) . Keto vepra kane sherbyer jashtezakonisht ne rritjen e qendrueshmerise se standardit. Por, natyrshem lind pyetja: A jane perditesuar keto vepra dhe cila eshte e ardhmja e tyre? Ndaj do te shtoja se puna me fjalorin ka vijuar me tej, jane botuar edhe disa fjalore te tjere pas atij te vitit 1980 si: Fjalori i vitit 1984, 2002, 2006. Por ato ende nuk kane nje fjalor te pasur me rreth 50-60 mije fjale per shqipen standarde. Persa i perkete drejtshkrimit ende nuk eshte ribotuar ai i vitit 1973. Qendra e Studimeve Albanologjike dhe pas seminarit te Durresit, nuk po e riboton drejtshkrimin e 1973-shit me ato pak ndryshime te kerkuara prej vitesh, ne menyre qe tregu te kete nje variant me te persosur. Gramatika e Akademise, gjithashtu, pret te rishikohet e te perditesohet. Arritjet bashkekohore te vendit e te huaja nuk jane pasqyruar sa duhet ne te.

A mund te na jepni shkurtimisht disa detyra konkrete qe dalin para institucioneve etj. ne ditet tona?
Standardi mesohet kryesisht ne shkolle. Prandaj ne zoterimin e standardit shkolla luan rolin kryesor, duke filluar me tekstet e deri te mesuesi. Nder shume probleme, aktualisht me shqetesues eshte fakti se ne shkolle te mesme gjuha nuk mesohet ende si lende e vecante, por bashke me letersine. Te mos vazhdojme me diskutime te pafundme, por sa me shpejt t’i planifikojme ato si dy lende kryesore te vecanta ne te gjitha te mesmet, pavaresisht nga profili i tyre, dhe mundesisht ne te gjitha trevat shqiptare.
Programi i lendes se gjuhes ne te mesme, rrjedhimisht edhe tekstet aktuale, te zevendesohen me nje program e tekste te reja qe te permbajne njohuri per: drejtshkrimin, pikesimin, drejtshqiptimin, fjalen shqipe ne vend te fjales se huaj, elemente te stilistikes. Ky program mendoj te vihet ne jete per dy breza (rreth 60 vjet); pas kesaj kohe, qe i jep perparesi zoterimit praktik te standardit dhe pastrimit te tij nga fjalet e huaja, i vjen radha nje programi te ri me teorik.
Per shkollen e larte po kufizohem ne keto ceshtje: Lenda e gjuhes shqipe duhet te jepet provim per t’u pranuar ne shkollat e larta; drejtshkrimi te mos mesohet si lende ne te lartat, por vetem ne te mesmet sipas programit te siperpermendur; te zhvillohen me mire lendet e gjuhes shqipe ne fakultetet e gjuheve te huaja dhe ne ato te gazetarise; lenda “Shqipja Standarde” te shtrihet ne disa fakultete shoqerore te universiteteve publike dhe private; studentet e shkollave te larta te gjuhesise dhe te mesuesise te studiojne sistematikisht me tekste mesimore shkencore te miratuara nga departamentet si dhe literaturen teorike, keshtu pedagoget te mos e rekomandojne formalisht tekstin e literaturen dhe te mjaftohen duke kerkuar vetem leksionet, si nje rruge tashme e tejkaluar dhe jo rezultative. Punet shkencore te studenteve, sidomos te niveleve master e me lart te botohen nga katedrat ne permbledhje vjetore. Diskutimi i leksioneve, i teksteve rekomanduar zyrtarisht per lende te vecanta, dhe i punes kerkimore te pedagogeve te jete detyre numer nje e katedres. Pedagoget e rinj per te mos penguar specializimin e thellimin e tyre, te mos mbingarkohen me shume lende e me shume ore mesimore, perfshire angazhimin e tyre ne universitete private, sidomos per lende jashte profilit.

Per te menjanuar te metat ne fushen e gjuhes cfare duhet te bejme?
E kam thene edhe me pare, se gjuha kerkon perkujdesjen e te gjitheve, nga institucionet qeveritare e arsimore dhe deri te individet. Detyra e pare shteterore institucionale eshte hartimi,ribotimi apo permiresimi i veprave kodifikuese si: Ribotimi i permiresuar i “Drejtshkrimit 1973”, hartimi i nje fjalori me te pasur per shqipen standarde, hartimi i nje vepre shkencore te perditesuar me arritjet e vendit dhe te jashtme per disiplinat gjuhesore kryesore, si per morfologjine dhe per sintaksen. Te rinise gjithashtu, puna per kodifikimin e rregullave te drejtshqiptimit te shqipes standarde. Te shtohen perpjekjet kontrolluese e vleresuese te botimeve te ndryshme per gjuhen, qe zhvillohet ne te gjitha hallkat shkollore. Te rritet bashkepunimi me forcat shkencore e arsimore midis shqiptareve te trevave te ndryshme, ne Kosove, Maqedoni, Mal te Zi etj.. Te hartohen dhe te perdoren tekste gjuhe te perbashketa ne te gjitha trevat shqiptare. Te zhvillohet gjuha si lende e vecante duke u shkeputur nga letersia ne te gjitha te mesmet profesionale apo publike. Te shihet e te zevendesohet program i gjuhes, perfshire te gjitha profilet, me programe te tjera, ne perputhje me nevojat e kohes. Te mesohet drejtshkrimi me mire dhe perfundimisht deri ne shkolle te mesme pa kaluar me tej ne shkollat e larta. Te jepet gjuha shqipe si lende e domosdoshme per pranimet ne shkolla te larta. Urgjentisht te punohet ne te gjitha hallkat kerkimore, shkencore, institucionale dhe arsimore te larta per te luftuar ndikimet e shumta te huaja, sidomos ndikimet nga anglishtja.

Po institucionet e tjera kerkimore-shkencore e shteterore cfare detyrash kane aktualisht?
Qendra e Studimeve Albanologjike pa humbur kohe te planifikoje e t’i pervishet punes per hartimin e nje fjalori me te gjere te shqipes standarde, te menjanohen nga perdorimi fjalet e panevojshme te huazuara nga anglishtja, duke zbatuar pervojen e fituar ne luften ndaj fjaleve te huazuara nga italishtja e frengjishtja, te ribotohet Drejtshkrimi, 1973, i permiresuar ne pak rregulla, duke vene ne jete perfundimet e Konferences Shkencore “Shqipja ne etapen e sotme: politikat e permiresimit dhe te pasurimit te standardit”, mbajtur ne Durres me 15, 16 dhe 17 dhjetor 2010; te hartohen rregullat e drejtshqiptimit te shqipes standarde; te hartohet nje strategji mbarekombetare per shqipen, duke intensifikuar bashkepunimin e forcave krijuese institucionale e individuale ne realizimin e veprave te mesiperme; nje bashkepunim i tille kerkohet edhe ne arsim e kulture e ne komunikimin mediatik.
Roli i shtetit eshte i jashtezakonshem ne studimin, pastrimin, mbrojtjen, konsolidimin e gjuhes standarde dhe ne perhapjen e saj. Ne radhe te pare, kjo arrihet me permiresimin e punes dhe me rritjen e kerkesave ne shkolle, perfshire shkollat e larta, me rritjen e kerkesave per gjuhen e medies, e ne fusha te tjera te veprimtarise shoqerore,duke zbatuar masa te ashpra ndaj shkelesve sistematike, me planifikimin e fondeve te nevojshme per kryerjen e veprave te permendura me lart, me rritjen e bashkepunimit ne fushe te arsimit e te shkences te te gjithe trevave kombetare shqiptare. Ne medie problemet e gjuhes duhen bere objekt diskutimesh te shumta e te vazhdueshme, shume me teper se gjer tani.
Cdo shqiptar shqipen standarde ta shohe jo vetem si tregues te kultures se tij, si shenje qyteterimi, por edhe si shprehje te atdhetarizmit te tij.

Keni disa dhjetevjecare qe punoni ne fushen e sintakses, cfare kontributi te ri do te sillni?
Ka vite qe ne fushen e sintakses shqipe po bej perpjekje per te pasqyruar arritjet me te fundit europiano-perendimore, te strukturalizmit amerikan dhe gjenerativizmit. Elementet e ketyre arritjeve i kam pasqyruar ne leksionet e mia ne auditore universitare, perfshire edhe ne leksionet e sintakses teorike qe kam zhvilluar gjate pese viteve te fundit akademike me masterin e profilit shkencor ne Tirane dhe ne Elbasan. Keto leksione brenda vitit ne vazhdim do t’i botoj ne nje veper prej rreth 300 faqesh me titullin: “Sintaksa e Shqipes, perberesit sintaksore”. Ne kete veper behen perpjekje per perditesimin teorik te struktures sintaksore te shqipes. Baze e veshtrimit tone do te jete sintaksa strukturaliste bashkekohore europiane, e veshtruar me sy kritik. (B.L/Infoalbania)

 

Na ndiq ne

By A Web Design

Intervista, Te Fundit

Armepushimi ne Siri, arrijne vezhguesit

News image

SIRI - Gjashte vezhguesit e pare te OKB-se, qe do ... Lexo me shume

Topi interviste per emisionin “A Show” n

News image

Presidenti i Republikes, Prof. Dr. Bamir Topi dha dje ne ... Lexo me shume

Bushati: Arsimi shqiptar dhe deshtimet e

News image

Ne kete rrefim z. Bushati flet per arsimin dhe katandisjen ... Lexo me shume

Dixhitalizimi i shkollave, nis projekti

News image

Drejtoria e Edukimit dhe Statistikave garanton udheheqje dhe mbeshtetje te ... Lexo me shume

Interviste/ Rregullorja e re e Kodit Rru

News image

Ekskluzive/Gjate nje interviste per “Infoalbania”, z.Qamil Sadiku, Shef i Sektorit te... Lexo me shume

Mehmet Celiku: Duhet pune per te luftuar

News image

Prof. Dr. Mehmet Celiku, nje nga rilindesit moderne te shekullit ... Lexo me shume

Topi: Bashkepunimi maxhorance-opozite,ri

News image

Presidenti i Republikes,. Bamir Topi i dha sot nje interviste ... Lexo me shume

Brilanda Lumanaj: Studentet duhet te ker

News image

Interviste ekskluzive me doktoranten Brilanda Lumanaj te pergatitur nga Redan ... Lexo me shume

Xhufi: Kombesia, censusi te shpallet ant

News image

Historiani i njohur shqiptar, Pellumb Xhufi, vlereson se procesi i ... Lexo me shume

Jostabiliteti i pabarazise

News image

Nga Nouriel Roubini Cfaredo modeli ekonomik qe nuk trajton ne menyre te d... Lexo me shume

Ballkani dhe kundertheniet e fuqive te m

News image

  GADISHULLI I BALLKANIT- Ne literaturen kroate thuhet se fjala turke ba... Lexo me shume

Meta: Videot, plan per te demtuar mazhor

News image

1-Kur ka ndodhur pergjimi i publikuar? Nuk ka gje me te ul... Lexo me shume

Ermonela Jaho: Zeri qe prek zemrat !

News image

1-Zj. Ermonela. Tashme keni pushtuar skenat boterore. Keni debutuar me ... Lexo me shume

Kaltrina Selimi: “Vitin tjeter do martoh

News image

1-Kaltrina ka dy muaj qe jeni ne Londer. Pse kaq gj... Lexo me shume

Shota: “Pse vendosa te bej kenge per sho

News image

Ndryshe nga heret e tjera, pas disa klipeve te nxehta, aj... Lexo me shume

Luar Arani: “Ju rrefej jeten time ne Ber

News image

Luari ka ikur ne Gjermani per studime, duke jetuar e ve... Lexo me shume

Genta Ismajli: Kengetarja qe shkund sken

News image

Genta sot eshte yll i madh i muzikes shqiptare. Kenget e ... Lexo me shume

Vini dhe Ola: "Pas vajzes mund te m

News image

Aktoret e njohur te humorit, Ervin Bejleri dhe Ola Harizaj ... Lexo me shume

Nora Istrefi: "Lidhja me Robertin m

News image

Suksesi ka lindur ne te njejten dite me te... Qe ... Lexo me shume

Alketa Vejsiu: Bukuria nuk eshte vetem m

News image

Prezanton spektaklin e miseve per here te dyte duke pasuruar ... Lexo me shume

Call Center, nje treg qe u hap dyert te

News image

Cilat jane problemet kryesore te sektorit ne Shqiperi? Aktualisht jane te ... Lexo me shume

100% Bonus ne Eccobet

banner-ecco

Sondazh

Sponsor

club fm

Sponsor

Horoskopi

internet2 thumb medium380 0

Auto

innovation3 thumb medium380 0

Lifestyle

fashion1 thumb medium380 0

Travel

travel1 thumb medium380 0