RSS

Interviste/ Rregullorja e re e Kodit Rrugor dhe gjobat

Kodi-i-ri-Rrugor

Ekskluzive/Gjate nje interviste per “Infoalbania”, z.Qamil Sadiku, Shef i Sektorit te Analizes dhe Statistikes ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise Rrugore ka bere nje analize te hollesishme te permbajtjes se rregullores se re ne Kodin Rrugor.

 
Z. Sadiku, mund te na thoni disa nga ndryshimet e bera ne rregulloren e re te Kodit Rrugor?
 
Mbeshtetur ne pervojen e vendeve te Bashkimit Europian, grupet e punes me specialistet dhe ekspertet e Policise Rrugore, te Ministrise se Puneve Publike e te Transportit, te shoqerise civile dhe te eksperteve nderkombetare qe asistojne policine e shtetit evidentuan  si domosdoshmeri amendimet ne Kodin Rrugor te disa neneve, kryesisht  te disa normave qe kane sjelle dhe pasojat me te renda per jeten dhe sigurine rrugore ku vecojme: Perdorimi i pijeve alkoolike, drejtimi i mjeteve nga persona te pa pajisur me  lejedrejtim, mosvendosja e rripit te sigurimit, mosvendosja e kaskes mbrojtese, parakalimi i gabuar,  shpejtesia tej normave te lejuara etj. Keto amendime  dhe te tjera te miratuara me Ligjin nr.10 488 date 5.12.2011 “Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 8378, date 22.07.1998 “Kodi rrugor i Republikes se Shqiperise te ndryshuar”. Ndryshimet sjellin disa risi: Saktesimi i pergjegjesive ligjore ne rastet e dhenies se mjetit personave te pa pajisur me leje drejtimi.  Eshte percaktuar procedura  kur  nuk vleresohet  dhenie e mjetit si dhe sanksionet per rastin e dhenies se mjetit, jane gjobe nga njezet e pese mije deri ne njeqind mije leke si dhe pezullimin e  lejedrejtimit deri ne nje vit per pronarin apo zoteruesin material te mjetit. Pergjegjesia per mosperdorimin e rripit te sigurimit nga drejtuesi i mjetit, per personat ne mjet nen moshen ligjore. Parandalon shume veprime deri abuzive apo korruptive edhe te punonjesit te policise rastet e aplikimit te masave plotesuese qe kane te bejne me mjetin ose dhe drejtuesin e mjetit, pasi  ne ligj jane percaktuar sakte dhe qarte procedurat per cdo veprim ( p.sh heqja e mjeteve me karrotrec vetem aty ku ka sinjalistike te percaktuar qarte per heqje te tille apo rastet e aplikimit te ndalimit administrativ ose bllokimit te mjetit etj.) Perpilimi dhe dokumentimi i procesverbalit te konstatimit te shkeljes  ne rruge elektronike, duke shmangur kontaktet e punonjesit te policise me kundervajtesin por dhe duke i hequr mundesine policise per diferencimin e verbalizmit te shkeljes te drejtuesve te mjeteve per shkeljet e kryera ne fakt e te dokumentuara ne menyre elektronike. Stimulimi i pageses se gjobes nga kundervajtesi brenda afatit ligjor( 5 diteve) duke ulur me 20% vleren e gjobes. Keto amendime jane bere me synimin e vetem per rritjen e edukates rrugore dhe parandalimin e per pasoje uljen e ngjarjeve aksidentale e te pasojave te tyre nepermjet forcimit te masave ndeshkimore, por dhe rritjen e transparences se veprimeve te punonjesve te policise ne  zbatimin e ligjit.
 
Cilat jane gjobat maksimale per te cilat u perfol ky kod?
 
Ne ndryshimet e bera si me siper, gjobat jane rritur 2 here, ndersa ato maksimale jane ne nivelin 3 here te vleres minimale. Konkretisht: ne qofte se per nje shkelje te caktuar gjoba minimale ka qene 250 leke, aktualisht tani do jete 500 leke, ndersa vlera maksimale do jete 1500 leke. Kjo ben dhe ngushtimin e diapazonit mes gjobes minimale e asaj maksimale..
 
Shkeljet jane te ndryshme gjate qarkullimit rrugor. Mund te permendi disa nga gjobat?
 
Vetem kapitulli i Normave te Sjelljes ka 53 Nene te tilla me sanksionet perkatese me gjobe e masa suplementare.  Nga 40 nenet qe ka Ligji per  ndryshimet e miratuara, 24 prej tyre parashikojne sanksione me gjobe. Theksojme se sic e shprehem dhe me lart, gjobat sipas Kodit Rrugor me ndryshimet e miratuara fillojne nga peseqind leke deri ne dyqind mije leke. Kufiri maksimal mund te kalohet vetem kur behet fjale per masa proporcionale ose per shume shkelje njeheresh. Ne ndryshimet e miratuara, psh. per tejkalim shpejtesie  me mbi 20 km/ore gjoba eshte deri pesembedhjete mije leke si dhe pezullimi i lejedrejtimit nga nje deri ne tre muaj.  
Ne qofte se shkelja eshte kryer nga nje drejtues mjeti qe e zoteron lejedrejtimin prej me pak se 3 vjetesh, pezullimi i lejedrejtimit behet per tre deri gjashte muaj. Per parakalimet e gabuara, sipas rastit konkret, gjoba varion nga njemije deri gjashtemije leke. Per transportin e njerezve ne autovetura, mbi numrin e lejuar ne lejeqarkullim, gjoba eshte nga dymije deri ne gjashtemije leke.  Qarkullimi me nje mjet transporti te pa pajisur me takograf apo kur takografi nuk funksionon, ose kur nuk eshte futur letra e regjistrimit apo karta e takografit te drejtuesit,  mase e  gjobes eshte nga tridhjete mije deri ne njeqind e njezete mije leke, e cila  dyfishohet, kur jane prekur vulat ose eshte ndryshuar takografi.  Mos perdorimi i rripit te sigurise dhe sistemeve te fiksimit, te parashikuara per pasagjeret deri ne 12 vjec,  masa administrative me gjobe  eshte nga peseqind deri ne nje mije e peseqind leke. Kur shkelja i takon nje femije ne moshe jo madhore, pergjegjesia bie mbi drejtuesin e mjetit ose, kur ndodhet ne castin e kryerjes se shkeljes, mbi ate qe eshte ngarkuar me mbikeqyrjen e kesaj femije. Drejtimi i nje mjeti nen ndikimin e alkoolit, ndeshkohet me gjobe nga dymije deri ne pesembedhjete mije leke dhe mase administrative plotesuese pas verifikimit te shkeljes, te pezullimit te lejedrejtimit nga 6 muaj deri ne 1vit etj,etj
 
Nese gjobat paguhen menjehere behen tolerime?
 
Ne te gjitha rastet ku arketimi i vleres se gjobes nga kundervajtesi behet brenda 5 diteve nga dita qe vendimi ka marre forme te prere, gjoba ulet me 20% te vleres.
 
Persa i perket sinjalistikes rrugore, eshte bere ndonje plan shqyrtimi per rishikim?
 
Krahas permiresimeve te bera ne kete drejtim, pergatitja nga Ministria e Puneve Publike dhe Transporteve e “Manualit te Sinjalizimit Rrugor” sipas gjithe standardeve me te mira nderkombetare dhe miratimi i tij me VKM, si pjese e Rregullores ne zbatim te Kodit Rrugor sjelle ndryshime pozitive ne projektim dhe kompletim te rrugeve tona me sinjale e shenja perkatese e bashkekohore. Zbatimi me korrektesi i ketyre dhe ndryshimeve te tjera te  Kodit Rrugor, kerkojne dhe per kete po punohet fort ne te gjitha nivelet e strukturat tona, qe te gjitha sherbimet e Policise se Shtetit e ne vecanti ato te Policise Rrugore te manifestojne  profesionalizem, etike dhe shkalle te larte perfaqesimi, duke rritur ne menyre te ndjeshme cilesine e ketij sherbimi kaq te ndjeshem dhe te domosdoshem per te gjithe qytetaret e vendit tone. (Blerina Luli/Infoalbania)
 

Na ndiq ne

By A Web Design

Intervista, Te Fundit

Armepushimi ne Siri, arrijne vezhguesit

News image

SIRI - Gjashte vezhguesit e pare te OKB-se, qe do ... Lexo me shume

Topi interviste per emisionin “A Show” n

News image

Presidenti i Republikes, Prof. Dr. Bamir Topi dha dje ne ... Lexo me shume

Bushati: Arsimi shqiptar dhe deshtimet e

News image

Ne kete rrefim z. Bushati flet per arsimin dhe katandisjen ... Lexo me shume

Dixhitalizimi i shkollave, nis projekti

News image

Drejtoria e Edukimit dhe Statistikave garanton udheheqje dhe mbeshtetje te ... Lexo me shume

Interviste/ Rregullorja e re e Kodit Rru

News image

Ekskluzive/Gjate nje interviste per “Infoalbania”, z.Qamil Sadiku, Shef i Sektorit te... Lexo me shume

Mehmet Celiku: Duhet pune per te luftuar

News image

Prof. Dr. Mehmet Celiku, nje nga rilindesit moderne te shekullit ... Lexo me shume

Topi: Bashkepunimi maxhorance-opozite,ri

News image

Presidenti i Republikes,. Bamir Topi i dha sot nje interviste ... Lexo me shume

Brilanda Lumanaj: Studentet duhet te ker

News image

Interviste ekskluzive me doktoranten Brilanda Lumanaj te pergatitur nga Redan ... Lexo me shume

Xhufi: Kombesia, censusi te shpallet ant

News image

Historiani i njohur shqiptar, Pellumb Xhufi, vlereson se procesi i ... Lexo me shume

Jostabiliteti i pabarazise

News image

Nga Nouriel Roubini Cfaredo modeli ekonomik qe nuk trajton ne menyre te d... Lexo me shume

Ballkani dhe kundertheniet e fuqive te m

News image

  GADISHULLI I BALLKANIT- Ne literaturen kroate thuhet se fjala turke ba... Lexo me shume

Meta: Videot, plan per te demtuar mazhor

News image

1-Kur ka ndodhur pergjimi i publikuar? Nuk ka gje me te ul... Lexo me shume

Ermonela Jaho: Zeri qe prek zemrat !

News image

1-Zj. Ermonela. Tashme keni pushtuar skenat boterore. Keni debutuar me ... Lexo me shume

Kaltrina Selimi: “Vitin tjeter do martoh

News image

1-Kaltrina ka dy muaj qe jeni ne Londer. Pse kaq gj... Lexo me shume

Shota: “Pse vendosa te bej kenge per sho

News image

Ndryshe nga heret e tjera, pas disa klipeve te nxehta, aj... Lexo me shume

Luar Arani: “Ju rrefej jeten time ne Ber

News image

Luari ka ikur ne Gjermani per studime, duke jetuar e ve... Lexo me shume

Genta Ismajli: Kengetarja qe shkund sken

News image

Genta sot eshte yll i madh i muzikes shqiptare. Kenget e ... Lexo me shume

Vini dhe Ola: "Pas vajzes mund te m

News image

Aktoret e njohur te humorit, Ervin Bejleri dhe Ola Harizaj ... Lexo me shume

Nora Istrefi: "Lidhja me Robertin m

News image

Suksesi ka lindur ne te njejten dite me te... Qe ... Lexo me shume

Alketa Vejsiu: Bukuria nuk eshte vetem m

News image

Prezanton spektaklin e miseve per here te dyte duke pasuruar ... Lexo me shume

Call Center, nje treg qe u hap dyert te

News image

Cilat jane problemet kryesore te sektorit ne Shqiperi? Aktualisht jane te ... Lexo me shume

100% Bonus ne Eccobet

banner-ecco

Sondazh

Sponsor

club fm

Sponsor

Horoskopi

internet2 thumb medium380 0

Auto

innovation3 thumb medium380 0

Lifestyle

fashion1 thumb medium380 0

Travel

travel1 thumb medium380 0