Lewandowski1Askush nuk e merr me qejf mengjesin e se henes, mirepo per Robert Lewandowskin, fillimi i javes ishte shume i trishte. Sulmuesi i Borusias se Dortmundit, i cili ishte autor i nje dygoleshi ne fitoren e thelle 5-1 ne transferte me Verderin, ka mbetur i shokuar kur ne oret e para te mengjezit vuri re se makina e tij, tip porche Cayenne GTS, qe kushton te pakten 96 mije euro, ishte sulmuar nga vandalet.

25-vjecari nuk mund ta besonte se automjeti i tij, i parkuar perballe shtepise ne nje rruge me peme, qendronte mbi tulla pasi ia kishin hequr te kater gomat. Me shume se grabitje, demtimi i Porshit te Lewandowskit mendohet te jete hakmarrje e ultrasve te Dortmundit, qe nuk e kane kaperdire dot faktin qe sulmuesi polak ne fund te sezonit do te behet pjese e Bayernit te Mynihut. Fakti qe pas Mario Getces  nje tjeter yll i formacionti te Jurgen Klopp, braktis Signal Iduna Park per t’u vene nen urdhrat e Pep Guardioles eshte i papranueshem per fansat e Dortmundit. Gjithsesi forcat e rendit ende nuk i kane zbuluar autoret, per te thene qe ky sulm eshte nje veprim hakmarres ndaj Lewandowskit. Pak kohe me pare sulmuesi polak eshte perfshire ne nje tjeter incident me nje tifoz 17-vjecar, i cili e akuzoi per agresion fizik, por qe me pas e terhoqi denoncimin.

 

unionbank

baner-web-ia