RSS

Vangjel Zhapa, shqiptari qe ndertoi perlat e Athines

Attention: open in a new window. PDFPrintE-mail

athinaNje filantrop me fame ne Ballkan e me gjere, eshte edhe laboviti Vangjel Zhapa. Kontributi i tij ne ndertimin e disa prej veprave me te bukura te Athines, te cilat tashme kane hyre ne fondin kulturor te ketij vendi, eshte i pallogaritshem. Statuja e shqiptarit eshte vendosur perpara pallatit Olimpik ne Athine, qe mban emrin e tij. Pasuria e Zhapes administrohet tashme nga komisioni i testamenteve ne Greqi dhe shperndahet edhe sipas parashikimeve te tij, lene te shkruara pak para se te vdiste.

Vangjel Zhapa, i cili u detyrua te emigroje qe ne moshen 13- vjecare, ne Janine, ka luftuar perkrahe luftetareve greke ne luften kunder Turqise per pavaresi. Ai aderoi ne ushtrine greke edhe pas fitores se pavaresise ne vitin 1821, por i zhgenjyer nga disa qendrime te personaliteteve ushtarake, ai u detyrua te largohet pergjithmone nga atje. Nga ky moment e deri ne fund te jetes se tij, jetoi ne Rumani, qe e konsideronte atdhe te dyte. Rastesia e beri te pasur, pasi Mbreti i Rumanise, Maruz, i fali token sepse Vangjeli i sheroi vajzen e semure per vite me radhe. Bamiresi i shekullit te nentembedhjete qendron krah personaliteteve me te medha te Greqise. Fondacioni me emrin e Vangjel Zhapes, qe e ka zanafillen ne shekullin e 19-te dhe ka emer ne te gjithe kontinentin evropian dhe me gjere duhet te veproje edhe ne vendin tone per arsyen e thjeshte se Vangjeli ishte shqiptar. Ai lindi ne fshatin Labove e Madhe, te Gjirokastres. Me emrin e tij jane krenuar gjithmone figura te shquara si Sami Frasheri, Mit’hat Frasheri e te tjere sa here qe diskutohej rreth bamiresise dhe keta e kishin per krenari te thoshin se ishin bashkekombas te tij.

Vangjel Zhapa, ja biografia e bamiresit

Rreth figures se Vangjel Zhapes ekziston material dokumentar i shumte, qe shtrihet ne rrjedhen midis dy shekujve dhe ne hapesiren qe e kalon zonen e Ballkanit. Vangjel Zhapa lindi ne vitin 23 gusht te vitit 1800, ne fshatin Labove e Madhe, te Gjirokastres. Vasil dhe Sotira Zhapa, do t’i gezoheshin femijes se tyre pa mase, pa e ditur se ai me vone do te bente epoke. Prinderit u kujdesen shume gjate femijerise qe Vangjeli te ushqehej me dashurine per vendlindjen. Nga e ema, Vangjeli mori perkushtimin per bujqesine, marrja me te cilen me pas do ta pasuronte. Ne moshen 13-vjecare, Vangjeli u largua nga vendlindja, te cilen nuk do ta harronte kurre. Ai u vendos fillimisht ne Janine. Ambienti kulturor per disa vjet ne kete qytet influencoi edhe ne formimin e personalitetit te tij. Per disa vjet, Vangjel Zhapa ishte ushtar ne garnizonin e Ali Pashe Tepelenes, nga ku me vone u shkeput dhe u bashkua me kryengritesit suljote. Zhapa vazhdoi luften antiturke edhe pas vdekjes se Marko Bocarit nen komanden e Zerves, dhe udheheqesve te tjere te kryengritjes antiturke. Ai eshte nderuar me medaljen e argjendte, “per kontribut ne luften per pavaresi te Greqise”, gje qe konfirmohet edhe nga ministri i Jashtem i Greqise, L. Deligeorges, ne nje shkrese qe mban per date 31 dhjetorin e vitit 1890. Pjesemarrja e Vangjel Zhapes ne kryengritjen antiturke te Greqise ra ne sy te turqve, te cilet i arrestuan nenen, Sotiren, tashme ne moshe te thyer dhe i plackiten pasurine aterore. Kompleksi i kesaj figure, veshtiresite gjuhesore, vendet e shumte ku mund te kete informacione bibliografike, kane bere qe shume studiues te braktisin, te mos e cojne deri ne fund, apo te studiojne aspekte te vecanta te personalitetit te tij. Rumania, ku Vangjel Zhapa, kaloi pjesen me te madhe te jetes se tij, eshte vendi qe e ka vendosur me mire ne fokusin e studimit kete figure interesante. Ky personalitet u perkujtua me nderim te vecante ne maj te vitit 1971, kur u be inaugurimi i Muzeut te Sportit te Rumanise. Ne Labove te Madhe, qe eshte vendlindja e Vangjel Zhapes, ende jane shtepite trekateshe qe u ngjajne keshtjellave historike. Megjithese kane kaluan 150 vjet nga koha e ndertimit te tyre dhe dhjetra vjet nga Lufta e Dyte Boterore, kur u dogjen, keto shtepi jane ende te parrezuara, deshmi kjo e artit madheshtor te ndertimit te tyre. Keto shtepi ishin prone e Vasil dhe Kristo Zhapes, dy vellezerve labovite, perkatesisht babai dhe xhaxhai i Vangjelit, i cili emigroi ne fillim ne Janine te Greqise dhe me vone ne Rumani.

Vendosja ne Rumani

Pas perfundimit te luftes antiturke dhe rimekembjes se Greqise, Vangjel Zhapa u terhoq ne jeten private, duke hequr dore nga nderet dhe titujt ushtarake si dhe pretacionet e tjera qe ndau shteti grek. Ne vitin 1831, pas 18 vjetesh, vizitoi per disa dite vendlindjen, Laboven, dhe te afermit e tij. Ne fund te vizites, mbasi mori bekimin e nenes, me karvanet e kohes u largua per ne Verias (afer Selanikut) te Maqedonise greke, e cila ishte akoma nen sundimin turk, me mendimin qe atje te merrej me tregti e bujqesi. Koha vertetoi se ishte e padurueshme bashkejetesa me turqit e egersuar, qe i shikonin me dyshim e urrejtje. Shkaku i vertete i largimit te tij nga Greqia ishte konflikti qe krijoi me disa personalitete te larta te atij vendi. Vangjel Zhapa, para se te largohej nga Greqia, mendoi per dy vende, ku mund te emigronte: Egjipt ose Rumani. Pas nje lufte motivesh, zgjodhi Rumanine, per favoret qe siguronte ky shtet per arsye te sistemit te bute bujqesor. Zhapa me njohurite e tij mjekesore, qe kishte fituar ne kampet ushtarake nga bashkefshatari i tij, Petro Panajoti, behet i njohur ne atdheun e “adoptuar”, sic e quante ai Rumanine.

Si e shpetoi shqiptari vajzen e mbretit

Ne Bukuresht, mbreti Maruzi e kishte vajzen shume te semure, aq sa mjeket vendosen qe per ta shpetuar t’i prisnin kemben. Ky vendim i mjekeve u kundershtua nga Maruzi. Keshtu, mbreti rumun kerkoi qe t’i jepte kurajo te bijes, duke e vizituar edhe nje here te mjeket popullore. Keshtu, si te pare zgjodhi Vangjel Zhapen, i cili, pasi e vizitoi, e mori persiper sherimin e saj. Brenda gjashte muajsh, pas nje mjekimi intensiv, vajza e mbretit u ngrit ne kembe e sheruar plotesisht. Si shperblim, shqiptari mori ne pronesi nje mulli me uje, te cilin e kishte marre me qira se bashku me siperfaqen e tokes rreth tij.

Fati e beri te pasur

Historia e pasurimit te nje njeriu shpesh here shnderrohet ne legjende. Vangjel Zhapa as qe nuk e kishte menduar qe ne token e marre si shperblim nga puna per sherimin e vajzes se mbretit rumun, Maruz, do te behej i pasur. Nje shoqeri qe kerkonte nafte ne rajonin rumun kishte konstatuar se ne token qe kishte ne pronesi Vangjeli kishte rezerva te medha nafte dhe hyri ne bisedime me te per ta blere. Oferta e shitjes se tokes u kundershtua nga Vangjel Zhapa, qe vendos te ishte aksioner ne ate sipermarrje te fuqishme. Te ardhurat qe siguroheshin nga nafta filluan ta pasuronin me shpejtesi shqiptarin, qe po kerkohej gjithandej si nje nga pajtimtaret me te kerkuar nder gjithe pronaret e tokave. Vangjeli bleu siperfaqe te medha tokash ne Fundem dhe Budest. Me pas, bleu edhe pronat e kater pronareve te medhenj si Lluika, Kasiora dhe ciflikun Broshten. Ne vitin 1934, Vangjeli kishte kerkuar qe edhe kusheriri i tij, Kostandini, te shkonte ne Rumani. Me ndihmen e ketij te fundit, Vangjeli bleu siperfaqe te tere tokash bujqesore. Ne vitin 1860, Zhapa kishte rreth 66 cifliqe me te ardhura vjetore 1500 napolona flori secili. Me vone, pasurise se tij i shtohen edhe fabrika e alkoolit, dhe nje mulli me 12 gure, qe, per nga kapaciteti i bluarjes, ishte i vetmi ne Rumani. Rezidenca e shqiptarit ishte cifliku Broshten. Ndertesa ishte disa kateshe dhe rrethohej nga nje mur rreth 2 meter i larte, pajisur me kulla vrojtimi. Brenda mureve gjendej edhe nje livadh i bukur me peme frutore, lule te zgjedhura qe e benin ambientin rreth e rrotull me te kendshem. Rezidenca ruhej nga garde shqiptaresh me rreth 100 vete, veshur me kostume kombetare, fustanella dhe kemisha te bardha mengegjera, qe i vishnin ne dite festash bashkepatriotet e vet te Rrezes, Tepelene. Rezidenca kishte formen e nje “fortese dake”, e vendosur ne nje fushe te hapur dhe shihej nga larg. Vendqendrimi i Vangjel Zhapes, ndodhej 60 kilometer ne veri te Bukureshtit, kryeqytetit te Rumanise. Ne ndertesen e vet, shqiptari kishte nje biblioteke shume te pasur me libra, qe ishin ne perputhje me formimin e tij iluminist. Vend te rendesishem ne biblioteke zinin autoret e medhenj te letersise greko-latine, qe mendohet qe t’i kete blere ne Paris, ne kohen qe shkoi per te studiuar.

Vangjeli ringjalli Lojrat Olimpike

Lojerat Olimpike jane veprimtaria me e vjeter ne sportin boteror. Zanafilla e tyre eshte qe te greket e lashte dhe jane zhvilluar deri ne vitin 392 te eres se re, vit kur keto lojera u shkaterruan nga nje perandor romak. Pas shuarjes se ketyre lojerave u deshen te kalonin edhe 15 shkekuj qe te rilindte perballja sportive. Ne biblioteken e Akademise Olimpike Nderkombetare ekzistojne dokumente dhe fakte qe vertetojne se nje nga figurat e shquara qe kontribuan per ringjalljen e Lojerave Olimpike ishte Vangjel Zhapa, filantropi nga Labova e Madhe. Megjithese ky jetonte atehere ne Rumani, zgjodhi Greqine per te ndermarre nje nisme te tille, pasi kjo ishte dikur qendra e Lojerave te Lashta Olimpike dhe se ajo kishte fituar me heret pavaresine. Ne vitin 1856, kreret e qeverise greke moren nje leter nga njeriu qe mbeshteste moralisht dhe materialisht Lojerat Olimpike. Letra u kishte shkuar autoriteteve te Athines nga konsullata greke e Bukureshtit. Vangjel Zhapa, merr persiper perpara mbretit ringjalljen e Lojerave Olimpike, zhvillimin e tyre ashtu sic ishin zhvilluar ne te vertete. Me fund te letres, Zhapa kerkonte qe edicioni i pare i ketyre lojerave te zhvillohej ne Athine, ne vitin 1859. Ne vitin 1856, u botua ne shtypin e Greqise artikulli i madh: Vangjel Zhapa, njeriu qe merr persiper te paguaje te gjitha shpenzimet per rilindjen e olimpizmit…. Ne vitin 1858, Vangjel Zhapa, ne nje peticion qe i dergoi mbretit Othon i tregonte atij se i falte qeverise greke 400 aksionet qe kishte ne shoqerine e Lundrimit te Rumanise, per themelimin ne Athine te Institutit Olimpik, qe do te organizonte periodikisht konkurrime sportive, duke nisur nga viti 1859. Me vone, vec ketyre, Zhapa i shtoi ofertes se tij edhe 3000 napolona flori. Dhurata e Vangjel Zhapes u be shkak qe te dale ne vitin 1856 nje dekret i vecante mbreteror, me ane te te cilit pranohej kjo dhurate dhe ngarkoi nje komision per organizimin e olimpikeve dhe inkurajimin e industrise kombetare. Vangjel Zhapa per te krijuar kushte qe manifestimet qe shoqeronin konkurrimet sportive te zhvilloheshin normalisht, ideoi ndertimin e nje ndertese komplekse ne qender te Athines. Kater vjet pas vdekjes se Zhapes (1865), greket dhane leje per ndertimin ne qender te kryeqytetit te tyre stabilimentin qe e pagezuan me emrin “ZAPPION”, per nder te Vangjelit qe dha kontribut mjaft te cmuar ne rilindjen e Lojerave Olimpike.

Dhurata per Ballkanin e Shqiperine

Shqiptari emigrant, Vangjel Zhapa, kishte synime per edukimin e vajzave me virtytet e moralit te shoqerise moderne, pasi mesjeta i kishte lene te ndrydhura. Zhapa ben projektet per celjen e shkollave femerore ne Kostandinopoje, Adrianopoje e Labove te Madhe, sipas modelit te shkollave me te mira te shtetit helen.

Nuk mungon edhe ndihma per Shqiperne e varfer. Zhapa do te perkujdesej nepermjet testamentit te tij per shkollat e Leklit, Kakozit, Karjanit, Nivanit, Permetit, Dhrovjanit, Delvines, Filatit e Qeparoit. Ne testament parashikohej qe per cdo vit fondi ne ndihme te ketyre shkollave te kapte shifren e 1200 frangave ari ne vit. Shqiptari i larguar vetem 13 vjec nga vendlindja e tij, Shqiperia, ka sponsorizuar botimin e dy abetareve te gjuhes shqipe te hartuar nga pararendesi i Rilindjes sone Kombetare, Naum Veqilharxhi, ne Bukuresht. Po keshtu, ky bamires, financonte botimin e gazetes shqip “Pellazgu”, qe dilte ne Lamia, te Greqise, ne vitin 1859-1861. Ne vitin 1860, Zhapa ndertoi ne Labove te Madhe shkollen, ne te cilen ne vitin 1921 u zhvillua kursi normal pedagogjik, nga i cili u pergatiten 94 mesues per shkollat fillore te Shqiperise se jugut. Ky bamires vuri ne dispozicion te shtetit rumun shuma te konsiderueshme parash per botimin e fjalorit te gjuhes letrare rumune. Ushtria rumune perfitoi prej tij 50 mije napolona flori per ta pajisur ate me nje bateri topash me vijaska, prodhimi me i fundit i asaj kohe. Pallati “Zappion”, i ndertuar me fondet e Vangjel Zhapes, eshte nje tjeter dhurate e tij per Ballkanin. Projekti i tij iu besua arkitektit francez, Bulanzhe, ndersa zbatimi inxhinierit danez, Theofil Van Hasen. Punimet per ndertimin e tij zgjaten 14 vjet dhe shiritin e perurimit e preu kusheriri i tij, Kostandin Zhapa, i ardhur nga Rumania, me 20 tetor te vitit 1888. Me te drejte, athiniotet e quajne kete ndertese “stoli floriri” te qytetit te tyre. Ky pallat ka 15 salla ekspozitash, qe zene nje siperfaqe rreth 2500 meter katrore. Kete ndertese e rrethon nje mjedis i shkelqyer i mbushur me statuja mermeri te skalitura nga skalitesit me te mire te kohes. Kjo eshte nje veper mahnitese qe impresionon miliona vizitore nga e gjithe bota. Per ndertimin e kesaj vepre u shpenzuan plot 28 milione franga ari. Ndersa per te mbuluar shpenzimet e organizimit te ekspozitave olimpike per cdo 4 vjet, per dhenie cmimesh dhe per kuroren e arte qe do t’i jepet fituesit dhe shperblimin e menjehershem per gezimin e tij dhe te krenarise kombetare, eshte perdorur gjithe renta vjetore e trashegimise se patundshme te Vangjel Zhapes, e perbere kryesisht nga pronat ne Rumani, me nje shume prej 12000 napolona flori ne vit. Shteti grek, ne shenje nderimi e respekti, perjetesoi figurat e kusherinjve Zhapa me ndertimin e monumenteve te tyre prej mermeri, te vendosur ne te dy anet e hyrjes qendrore te ketij pallati. Pervec ketij pallati, Vangjel Zhapa dhe bamires te tjere shqiptare si Apostol Arsaqi, Georges dhe Simon Sina, nga Permeti, Jani Banga, nga Korca dhe Jani Dhima, nga Himara, krahas dhjetera bamiresve te tjere epiriote, midis te cileve i madhi mecovit Georges Averof, derdhen nga thesari i tyre shuma te konsiderueshme per ndertimin e veprave publike si Universiteti i Athines, Biblioteka Kombetare, Akademia Politeknike, Teatri, Konservatori, shkolla “Arsaqi”, muzeume etj. Francezin Gaston De Shaps e kane terhequr shume keto vepra, dhe nuk eshte i vetmi i huaj me te cilin ndodh keshtu. Natyrshem lind pyetja: Kush i ka ndertuar keto vepra? Kush i ka paguar arkitektet, sipermarresit, punetoret per ndertimin e tyre? Studiuesi grek Aleksander Farmaqi, duke permendur numrin e madh te bamiresve te Epirit, midis te tjerash, shkruan: “Asnje cope e tokes greke nuk lindi kaq bamires sa Epiri”.

Nga ana tjeter, emri i Vangjel Zhapes, sipas deputetit grek, Sotiropullos, u shkrua bashke me emrat e burrave me te medhenj bamires te Greqise, ne sallen e parlamentit grek.

Kur nje permbytje ne Rumani shkaterroi mullinj me uje, por pa prekur ato te Vangjel e Konstandin Zhapes, keta nuk menduan per asnje cast per fitime, por ndihmuan me gjithe shpirt fatkeqet, te permbyturit, shumica e te cileve ishin vendas rumune. Vangjel Zhapa, ne cifligjet e Vllahise, hartoi edhe nje program per rilindjen e Laboves, te vendlindjes se vet. Sipas ketij programi, u ndertua shkolla me dy nivele sipas modelit bashkekohor se bashku me konviktin, qe do te strehonte nxenesit e larget. Vangjel Zhapa me shpirtin e tij dhurues, rrezatoi ndihme edhe per te varferit ne vendlindje e me gjere. 50 familje te varfera labovite u trajtuan me 250 napolone flori ndihme vjetore, shume vajza te varfera te vendlindjes jane martuar me fondet e Zhapes.

Pergatiti: Kastriot KOTONI

Shto nje koment

Kodi i sigurise
Rifresko

Design by New Media Communications, email:online@newmedia.al, cel:0674017190