RSS

Opinion/Shume zhurme per asgje

ramaMbushur gazetat sot me “cudira” nga mbledhja e Asamblese Kombetare. Fakt i njohur boterisht qe cdo mbledhje forumesh ne PS mbiprodhon “lajme”. Sepse ne PS diskutohet lirisht. Gjithkush mendon dhe nuk ngurron ta thote ate qe mendon. Por cka asnjehere nuk perputhet mes asaj qe ndodh brenda mbledhjeve e fjaleve qe qepen sipas qejfit e interesit te cdo gazete, eshte konteksti.
 
Mbledhja e djeshme nuk ndryshonte ne asgje nga mbledhjet e zakonshme per ne, por sot ishin shkeputur krejt nga konteksti jo vetem fjale te kerryera aty-ketu, po edhe vete te dhenat e vendimmarrjes se mbledhjes. Anetaret e kryesise se re jane deleguar si zakonisht per te koordinuar e monitoruar punen e partise ne gjithe territorin. Eshte bere nje ndarje e re dhe te gjithe kane levizur nga zonat ku jane deputete, sepse keshtu e kemi pare me te arsyeshme. Per t’i dhene nje shtyse te re dhe energji te reja pozitive punes se perbashket ne cdo zone. Gazetat jane ngutur te shkruajne me germa te medha se “u hoq ky e ai qe andej”.
 
Jo, askush s’eshte hequr nga askund, te gjithe jane rivendosur ne baze te nje plani pune te menduar e te dakordesuar bashkarisht. Ashtu sikunder s’ka pasur sic eshte shkruar sot as “rebelime” ne kuptimin e keq te fjales nga perfaqesues vendore a grup deputetesh ne asamble, por vetem opinione te shprehura lirisht ne diskutimin e brendshem. E si gjithmone, ne fund te diskutimit jane marre edhe vendimet perkatese, pa asnje veshtiresi a cenim te frymes demokratike e te angazhimit te gjithesecilit per te miren e punes se perbashket.
 
Kane vrapuar edhe te lajmerojne me te madhe “rikthimin” e Fatos Nanos ne PS. Edhe ky nje lajm i prodhuar jashte kontekstit. Fatos Nano si gjithe ata perfaqesues te PS qe kane pasur detyra te larta shteterore, per shembull Rexhep Meidani, Servet Pellumbi, Ylli Bufi, po edhe si ish-kryetar i PS eshte anetar ex officio i Asamblese Kombetare. Si i tille ka qene gjithnje ne listen e delegimeve ne bazen e partise te te gjithe anetareve te Asamblese Kombetare. Pra zyrtarisht, de jure, s’e ka larguar kush me pare dhe as e ka rikthyer kush dje. Tjeter gje si kane rrjedhur gjerat e cka zgjedhur te beje ai vete de facto ne gjithe keto vite duke u distancuar larg nga PS-ja, po kjo s’ka te beje gjekundi me mbledhjen e djeshme.
 
Sigurisht qe pas ketyre titujve e skupeve te prodhuar nga hici, ka rendom pervec nevojes per te shitur gazeten edhe nje nevoje tjeter. Eshte nevoja e pushtetit per te cenuar frymen e brendshme te PS-se dhe imazhin e saj, duke krijuar edhe nga asgjeja dicka qe te prishe shijen e publikut per PS-ne, si nje shtepi ku s’ka dite qe te mos kete sherr. Cka ne fakt eshte krejt e pavertete. Sic jane te pavertete te tere titujt e sotem shkruar me te verteta te nxjerra krejt jashte kontekstit, per t’u kthyer qellimisht ne genjeshtra. Genjeshtra qe shesin gazeta duke joshur lexuesin me “sekrete” te dala nga mbledhja dhe duke bere sherbimin e radhes per pushtetin qe shpresen e fundit te qendrimit ne kembe, ka baltosjen e PS-se e spostimin e vemendjes se publikut te keqqeverisur tek “problemet” e PS-se edhe atehere kur, si dje, mjafton thjesht qe PS-ja te beje nje mbledhje per te ngritur nje mjegull mediatike nga asgjeja.
 
I shkruajta keto radhe ne respekt te te gjithe atyre qytetareve qe blejne gazeta te joshur prej titujve qe dalin nga mbledhjet e PS-se dhe pastaj farketohen ne kudhren e pushtetit per t’u kthyer ne mjete te dizinformimit e te coroditjes se publikut.
P.S. Kujt me gjase do te kuturiset te kerreje edhe qe ketu per qellime deformimi ndonje titull per neser, i kerkoj botimin e plote te ketij shkrimi sqarues per lexuesit e keqperdorur prej shumices se botuesve te shtypit te perditshem. (Edi Rama/Infoalbania)
 
 

Na ndiq ne

By A Web Design

Op-Ed, Te Fundit

Opinion/ Globalizimi, perfitimet dhe pas

News image

Sot e tere bota ka nje debat mjaft te gjere ... Lexo me shume

Edi Rama te enjten ne “Opinion”, ja pse…

News image

Prej disa vitesh kam munguar ne “Opinion”. Sigurisht per nje ... Lexo me shume

Opinion/Shqiptaret ne udhekryqin e tyre

News image

Mijera shqiptare protestuan dy dite me pare ne Shkup me ... Lexo me shume

Opinion nga Ardian Klosi, “Keta ste lene

News image

Pa u shtyre me tej ne shembuj te tjere te ... Lexo me shume

7 prill 1939, 73 vjet nga pushtimi Itali

News image

Zbarkimi italian me 7 prill te vitit 1939, ka lene ... Lexo me shume

Opinion/Mesimet e tragjedise greke

News image

Kriza ekonomike qe ka mberthyer Greqine dhe qe sot pagezuar ... Lexo me shume

7 Marsi, “Dita e Mesuesit” apo “Dita e S

News image

Per Diten e Mesuesit, 7 Marsin, pati shume artikuj neper ... Lexo me shume

Abuzimet e CEZ ndaj konsumatorit, pasoja

News image

Pavaresisht se jemi ne vitin 2012, plot 20 vjet nga ... Lexo me shume

CEZ vjedh konsumatoret, shteti rri ne he

News image

Problemi i energjise elektrike vazhdon te jete shqetesues pasi ankesat ... Lexo me shume

Policia bashkiake ne gjume, shitesit amb

News image

Mesa duket problemet e konsumatorit nuk kane te sosur. Dhe ... Lexo me shume

Opinion/Berisha dhe Shqiperia demokratik

News image

Kur vjen fjala per nismat dhe ndermjetesimin mes Tiranes dhe ... Lexo me shume

Opinion/Shume zhurme per asgje

News image

Mbushur gazetat sot me “cudira” nga mbledhja e Asamblese Kombetare. ... Lexo me shume

Opinion/ Nje vit nga 21 janari, drejtesi

News image

Nje vit nga demostrata e madhe e 21 janarit perpara ... Lexo me shume

Faktori politik shqiptar ne Maqedoni, pe

News image

Ceshtja e zhvillimit te qyteteve nuk eshte ceshtje partiake, por ... Lexo me shume

Serbia nuk kalon…. Shqiperia fle gjume….

News image

  Sot Vetevendosja eshte ne proteste kundrejt mallrave Serbe. Vetevendosja e ... Lexo me shume

Opinion/ Nje tjeter rastesi??!

News image

Po vazhdojme historine tone te djeshme ku verejtem rolin e... Lexo me shume

Ambasador apo showman?

News image

Duke ndjekur historine e  e publikuar kete fundjave ku ambasadori ... Lexo me shume

Opinion/Lubonjat, Bushatet e pamundesite

News image

Ne emisionin ‘Opinion’ te Fevziut dy dite me pare u ... Lexo me shume

Opinion/ Shteti vret femrat me heshtjen

News image

Me shume se gjysma e femrave shqiptare rezulton t’i jene ... Lexo me shume

Vangjel Zhapa, shqiptari qe ndertoi perl

News image

Nje filantrop me fame ne Ballkan e me gjere, eshte ... Lexo me shume

A mund te gjeje Greqia rrugedalje nga kr

News image

GREQI - Pyetja qe shtron shumekush kete kohe eshte nese ... Lexo me shume

100% Bonus ne Eccobet

banner-ecco

Sondazh

Sponsor

club fm

Sponsor

Horoskopi

internet2 thumb medium380 0

Auto

innovation3 thumb medium380 0

Lifestyle

fashion1 thumb medium380 0

Travel

travel1 thumb medium380 0