RSS

Opinion/Berisha dhe Shqiperia demokratike

Berisha dhe_Shqipria_demokratikeKur vjen fjala per nismat dhe ndermjetesimin mes Tiranes dhe Bukureshtit, merita kryesore  per prezantimin e demokracise shqiptare ne gjuhen rumune i perket Dr. Luan Topciut, minister-keshilltar i ambasades se Shqiperise ne Bukuresht.
 
 Para disa ditesh, Editura “Leda”, anetare e Grupit Editorial “Corint”, ne Bukuresht, nxori nga shtypi librin “Berisha dhe Shqiperia demokratike” te shkrimtarit dhe gazetarit Fahri Balliu. Libri eshte perkthyer ne gjuhen rumune nga Tiberius Puiu, konform origjinalit “Berisha permes Kasandrave” qe ka dale edhe ne disa gjuhe te huaja.
 
Eshte libri i katert qe publicisti  Balliu boton ne Bukuresht, pas “Zonja e zeze Nexhmije Hoxha” (Shtepia Botuese “Humanitas”), duke u botuar ne nderkohe edhe dy vepra artistike: “Panteoni i zi” dhe “Arkitekti”. Redaktore e librit eshte Antonia Kacsó. Edicioni ne rumanisht shoqerohet nga nje parathenie e autorit te librit, Fahri Balliu, dhe nga nje parathenie nga shkrimtari dhe eseisti rumun me origjine armene, Bedros Horasangian si dhe nga shenimet e perkthyesit te librit, Tiberius Puiu.
 
“Kemi tani ne dore nje liber per Shqiperine e diteve tona. Shqiperia ka nje histori te perbashket si te popujve te tjere te Ballkanit. As me te mire, as me te keqe. Fatkeqesia e fundit (e madhe) ne koken e Shqiperise dhe shqiptareve - nga e cila u perjashtua Turqia dhe Greqia - ka qene diktatura komuniste, e cila e coi vendin dhe popullin shqiptar ne sakrifica te medha, pertej ligjerimit zyrtar dhe propagandes te pabesueshme per dekada me radhe.
 
Vendosja e komunizmit, pas Luftes se Dyte Boterore, diktatura e tipit stalinist, ne variantin maoist, e izoluan Shqiperine per vite me radhe nga pjesa tjeter e Europes. Keshtu qe fitorja ne zgjedhjet e lira te 22 marsit 1992 e opozites demokratike ne Shqiperi, i dhane nje drejtim tjeter historise se ketij populli. Dr. Sali Berisha, nje mjek me prestigj, i paankoruar me sistemin e vjeter, me mekanizmat e pushtetit, arrin President i Shqiperise.
 
Ky politikan, kryetar i Partise Demokratike , ia del mbane te ndryshoje rrjedhen e historise shqiptare moderne, per kete gje eshte fjala ne kete liber”, shprehet Bedros Horasangian (shqip: Horosanxhian). “Berisha dhe Shqiperia demokratike” eshte botuar per here te pare para 15 vjetesh, si dhe eshte ribotuar me shume here ne Shqiperi. Kryeministri aktual i Shqiperise e ka vizituar Bukureshtin disa here, duke dhene kontribut per rezultate konkrete ne fushe te bashkepunimit bilateral. Nuk eshte fjala per nje monografi te mirefillte dedikuar nje personaliteti politik, por per nje panorame te gjere te shqetesimeve te shoqerise shqiptare ne dhjetevjecarin e pare pas renies se komunisteve nga pushteti, ne Shqiperi. 
 
Ai vazhdon me tej duke thene se “Autori i librit, Fahri Balliu, shkrimtar dhe gazetar me pervoje, drejtues shtypi, politolog i afte dhe me nje stazh pervoje ne diplomaci, na ben nje radiografi te shoqerise shqiptare te viteve te para pas ’90-es”. “Turbullirat e brendshme, tensionet e krijuara nga garda e vjeter komuniste me ne krye ish lideret komuniste si Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha, e veja e Enver Hoxhes, jane te kapur ne rremujen e ndodhive e cila nuk ishte loje femijesh. Percapjet e bera nga Partia Demokratike – e Dr. Sali Berishes, President i Shqiperise, ne momentin e redaktimit te ketij libri, Kryeminister i Shqiperise ne kete moment, kur ky liber botohet ne gjuhen rumune ne perkthimin e rrjedhshem dhe me qartesi nga Tiberius Puiu, per nje demokratizim real te vendit, deshmojne vlera te mirefillta dhe te jashtezakonshme”, shprehet shkrimtari Bedros Horasangian, ne parathenien e tij. Per perkthyesin dhe analistin e njohur politik, Tiberius Puiu, kemi theksuar disa here se eshte nje mik i madh i kultures shqiptare dhe i popullit shqiptar. Sipas tij, ky eshte nje liber i rendesishem per te gjithe ata qe duan te kuptojne ate cfare ka ndodhur vertet me Shqiperine e para dhe pas viteve 90-te.
 
 “Ky liber, i cili tregon momente te rendesishme te ndarjes nga komunizmi ne Shqiperi, i ofron lexuesit rumun nje mundesi reale per te shqyrtuar edhe evoluimin e Rumanise pas vitit 1989. Sepse, edhe pse pak e dine kete, komunizmi rumun ishte i afert me komunizmin shqiptar, sidomos ne vitet e fundit. Diktatori i gjithepushtetshem dhe i “gjitheditur”, veteizolimi i vendit, ekzagjerimi i “keshtjelles se pamposhtur”, ekzagjerimi i ndjenjes nacionaliste, ndersa e verteta eshte se komunistet kane qene tradhtaret me te medhenj te interesave te vendit, keto jane vetem disa nga karakteristikat e dy regjimeve komuniste.
 
Fakti qe ne Rumanine e Causheskut nuk kane ndodhur ekzekutimet e Shqiperise, nuk perben nje ndryshim thelbesor, sidomos per vitet e fundit, te cilat treguan nje afrim gjithnje e me te madh ne drejtimet politike te Rumanise dhe te Shqiperise... Prandaj besojme se ky liber do te kontribuoje per nje njohje me te mire te zhvillimeve aktuale politike ne Shqiperi, dhe se do te plotesoje me shume zbrazetine qe ekziston ne opinionin publik rumun per Shqiperine, problemet e saj dhe pozicionin aktual te Shqiperise ne Europe dhe ne bote”, shkruan Tiberius Puiu. Perfundimisht vlen te theksojme se kur vjen fjala per nismat dhe ndermjetesimin mes Tiranes dhe Bukureshtit, merita kryesore  per prezantimin e demokracise shqiptare ne gjuhen rumune i perket Dr. Luan Topciut, minister-keshilltar i ambasades se Shqiperise ne Bukuresht. (Baki Ymeri/Infoalbania)
 
 

Na ndiq ne

By A Web Design

Op-Ed, Te Fundit

Opinion/ Globalizimi, perfitimet dhe pas

News image

Sot e tere bota ka nje debat mjaft te gjere ... Lexo me shume

Edi Rama te enjten ne “Opinion”, ja pse…

News image

Prej disa vitesh kam munguar ne “Opinion”. Sigurisht per nje ... Lexo me shume

Opinion/Shqiptaret ne udhekryqin e tyre

News image

Mijera shqiptare protestuan dy dite me pare ne Shkup me ... Lexo me shume

Opinion nga Ardian Klosi, “Keta ste lene

News image

Pa u shtyre me tej ne shembuj te tjere te ... Lexo me shume

7 prill 1939, 73 vjet nga pushtimi Itali

News image

Zbarkimi italian me 7 prill te vitit 1939, ka lene ... Lexo me shume

Opinion/Mesimet e tragjedise greke

News image

Kriza ekonomike qe ka mberthyer Greqine dhe qe sot pagezuar ... Lexo me shume

7 Marsi, “Dita e Mesuesit” apo “Dita e S

News image

Per Diten e Mesuesit, 7 Marsin, pati shume artikuj neper ... Lexo me shume

Abuzimet e CEZ ndaj konsumatorit, pasoja

News image

Pavaresisht se jemi ne vitin 2012, plot 20 vjet nga ... Lexo me shume

CEZ vjedh konsumatoret, shteti rri ne he

News image

Problemi i energjise elektrike vazhdon te jete shqetesues pasi ankesat ... Lexo me shume

Policia bashkiake ne gjume, shitesit amb

News image

Mesa duket problemet e konsumatorit nuk kane te sosur. Dhe ... Lexo me shume

Opinion/Berisha dhe Shqiperia demokratik

News image

Kur vjen fjala per nismat dhe ndermjetesimin mes Tiranes dhe ... Lexo me shume

Opinion/Shume zhurme per asgje

News image

Mbushur gazetat sot me “cudira” nga mbledhja e Asamblese Kombetare. ... Lexo me shume

Opinion/ Nje vit nga 21 janari, drejtesi

News image

Nje vit nga demostrata e madhe e 21 janarit perpara ... Lexo me shume

Faktori politik shqiptar ne Maqedoni, pe

News image

Ceshtja e zhvillimit te qyteteve nuk eshte ceshtje partiake, por ... Lexo me shume

Serbia nuk kalon…. Shqiperia fle gjume….

News image

  Sot Vetevendosja eshte ne proteste kundrejt mallrave Serbe. Vetevendosja e ... Lexo me shume

Opinion/ Nje tjeter rastesi??!

News image

Po vazhdojme historine tone te djeshme ku verejtem rolin e... Lexo me shume

Ambasador apo showman?

News image

Duke ndjekur historine e  e publikuar kete fundjave ku ambasadori ... Lexo me shume

Opinion/Lubonjat, Bushatet e pamundesite

News image

Ne emisionin ‘Opinion’ te Fevziut dy dite me pare u ... Lexo me shume

Opinion/ Shteti vret femrat me heshtjen

News image

Me shume se gjysma e femrave shqiptare rezulton t’i jene ... Lexo me shume

Vangjel Zhapa, shqiptari qe ndertoi perl

News image

Nje filantrop me fame ne Ballkan e me gjere, eshte ... Lexo me shume

A mund te gjeje Greqia rrugedalje nga kr

News image

GREQI - Pyetja qe shtron shumekush kete kohe eshte nese ... Lexo me shume

100% Bonus ne Eccobet

banner-ecco

Sondazh

Sponsor

club fm

Sponsor

Horoskopi

internet2 thumb medium380 0

Auto

innovation3 thumb medium380 0

Lifestyle

fashion1 thumb medium380 0

Travel

travel1 thumb medium380 0