shqiperi-slloveni2Heroi i ndeshjes se djeshme, Odise Roshi, i cili shenoi golin e vetem dhe te fitores per perfaqesuesen e Shqiperise ndaj Sllovenise, tha se kishte patur nje deshire te madhe per te luajtur ne ate perballje. Roshi tha gjithashtu se e kishte parandjere qe do te shenonte ne sfiden e djeshme kualifikuese, teksa festoi golin ne nje menyre te vecante se bashku me Lilajn.
“Festimi i golit nuk ishte i rastesishem, kishim kohe qe pergatiteshim qe te festonim ne ate menyre,” ishin fjalet e Roshit pas ndeshjes. Fieraku i perfaqesueses shqiptare shtoi gjithashtu se deshira e madhe per te luajtur me fanellen e kombetares beri qe ai te dhuronte nje performance mjaft te mire diten e djeshme. 
 
“Kisha mjaft deshire qe te luaja sot (dje) qe nga fillimi i takimit,” shtoi ai. “Mendoj se dhashe maksimumin ne fushe dhe per kete ndihem i lumtur. Por terreni i fushes ishte disi i veshtire. Une e di qe trajneri pret me shume nga une dhe kjo eshte normale, por une gjithsesi jam i kenaqur me paraqitjen time sot (dje).”
Roshi pak kohe me pare ishte ne diskutim nese do te perfshihej ne listen e 22 lojtareve te De Biasit per kualifikueset e Boterorit, por ai diten e djeshme ishte mes titullareve dhe arriti madje te shenonte dhe golin e vetem te takimit.
“Ndihem mjaft me fat qe jam ne listen e trajnerit dhe tashme pata edhe rastin qe te permiresohesha. Besoj se tani e tregova veten, luajta qe nga minuta e pare dhe arrita te shenoja,” perfundoi Roshi. 
 
30 minuta para ndeshjes, FSHF hap dyert e “Qemal Stafes” per tifozet
Humbja e se premtes me Islanden e kishte zbehur atmosferen ne prag te ndeshjes me Sllovenine, dhe kjo u vu re dhe ne shkallet e stadiumit “Qemal Stafa”, ku tifozeria ishte e paket ne momentin qe dy skuadrat po dilnin per te bere nxehjen e zakonshme. Duke pare entuziazmin e paket, Federata Shqiptare e Futbollit vendosi qe 30 minuta para se te fillonte sfida me sllovenet te hapte dyert per tifozet dhe kushdo qe nuk kishte prere bilete te futej lirshem ne stadium. Pikerisht ky vendim i FSHF-se beri qe per nje kohe te shkurter tribunat perballe D1 dhe D2 te mbusheshin plot me tifoze, qe edhe pse ne nje mot me reshje nuk ngurruan te nxitojne per ne “Qemal Stafa”, cka solli dhe nje mbeshtetje me te madhe per kuqezinjte.  
 
Kartone te verdhe 11 kuqezinj te ndeshkuar
Para ndeshjes me Sllovenine, tete lojtare te Kombetares shqiptare rrezikonin pezullimin per sfiden e ardhshme me Norvegjine nese do te merrnin karton te verdhe; Lorik Cana, Armando Sadiku, Alban Meha, Erjon Bogdani, Edgar Cani, Mergim Mavraj, Burim Kukeli, dhe Armend Dallku, por per fat asnjeri prej tyre nuk u ndeshkua. Dje u shtuan dhe tre te tjere, Emilian Vila, Andi Lila dhe Odise Roshi, duke bere qe numri te rritet ne 11.     
 
Para ndeshjes, Kontestimi i tifozeve: Ju nuk na meritoni!
Para se te niste takimi me Sllovenine, duke qene te zhgenjyer nga ajo humbje e kater diteve me pare me Islanden, tifozet kuqezinj shprehen revolten e tyre, duke shfaqur nje banderole me nje mesazh shume domethenes: “Ju nuk na meritoni, deri kur keshtu???”. Mirepo gjate takimit ata e mbeshteten fuqishem ekipin kombetar dhe pas saj festuan per fitoren e arritur, duke lene pas gjithcka ndodhi mbremjen e se premtes.
 
Grupi E
Shqiperi-Slloveni 1-0
Islande-Zvicer    0-2
Qipro-Norvegji    1-3
 
Perballjet me Sllovenine
Tirane, 09.06.1999
Shqiperi-Slloveni    0-1
Lubjane, 18.08.1999
Slloveni-Shqiperi    2-0
Shkoder, 24.03.2007
Shqiperi-Slloveni   0-0
Celje, 13.10.2007
Slloveni-Shqiperi   0-0
Tirane, 09.02.2011
Shqiperi-Slloveni   1-2
Tirane, 16.10.2012
Shqiperi-Slloveni   1-0
Bilanci: 6 ndeshje; 1 fitore, 2 barazime, 3 humbje, golat: 1-5
 
 

unionbank