“Keshtjella e endrrave” (Bukuresht, 2012, eshte perpjekja e pare e poetit Eduard M. Dilo per realizimin e nje vepre te ketille, antologjia e pare shqipe qe del gjate diteve te para te ketij viti te mbare, ku defilon fjala shqipe e ngarkuar me mall, nostalgji, sentimente, endrra, aspirata, dashuri dhe atdhedashuri.
Me mijera kilometra tejmatane brigjeve te atdheut, qe nga Amerika, Australia e deri ne Skandinavi, njerezit e joshur pas bukurise, pavaresisht nga mosha, edukata apo preokupimet e perditshme, shoqerohen sa here qe t’u vie rasti, per mbeshtetjen e pakushtezuar te promovimit dhe perpetuimit te gjuhes amtare dhe vlerave te saj. Shoqatat, pavaresisht nga mosha apo origjina gjeografike e pjestareve te tyre, po qe se jane te drejtuara me ndershmeri dhe koshience, shnderrohen ne vatra te verteta per afirmimin dhe perkrahjen e komunitetit shqiptar.
Keshtu ngjet edhe me antologjite e vlerave lirike te bashkatdhetareve tane te lindur per fisnikerimin e botes me bukuri. Ku qendron rendesia e antologjive?
Nje antologji perfaqeson atdheun ne miniature, nje totalitet artistik sentimentesh, mendimesh, aspiratash, perfytyrimesh, dhe jo vetem kaq. Kemi ne atdhe e diaspore poete te shkelqyer, por disa nuk kane mundesite e nevojshme per t’u mediatizuar, apo per te nxjerre nje liber.
Atehere e zgjedhin rrugen e thjeshte te participimit ne ndonje antologji, per botimin e se ciles paguajne me pak, por jane te receptuar nga me shume lexues. Avantazhet e antologjive, me nje fjale, jane te shumefishta. Botuesi mund te beje lansime publike, mund t’i prezantoje ne massmedia, panaire librash etj. Qellimi eshte te vlera e vargjeve. Nese botohesh ne nje antologji te mire, po qe se ke vlera, mund te behesh shkrimtar i madh brenda nje nate, dhe anasjelltas, po qe se s’ke, mund te mbetesh i panjohur, edhe po qe se del ne dhjetra antologji te parendesishme. Antologjite, perndryshe, kerkojne disa tipare dalluese gjate hartimit te tyre, rradhitja e autoreve sipas alfabetit, moshes, vlerave apo tematikes. Ne i kemi perzjere, duke i dhene prioritet edhe njeres, edhe tjetres, nja dy poete duke i prezantuar me nga disa poezi edhe ne gjuhe te huaja, duke shpresuar se deridiku ia kemi arritur qellimit dhe justifikimit te botimit te saj.
Pas antologjive te perbashketa me poete rumune, shqiptare e te huaj (Bukuria e bukurive, Shpirti i fjales, Vullkani i durimit, Fontana e fjaleve, Altri Mondi, Fluturimi i fjaleve, Tensione sentimentale, Nuset e fjales, Ekzili i endrrave, Magjia e fjaleve, Celesi i shpirtit, Tempulli i fjales, Kujtimet e shpirtit, Pagjumesia e fjaleve), duke i falenderuar idese se poetit Eduard M. Dilo per kontinuitetin e tyre, kemi nderin te dalim para opinionit edhe me “Keshtjellen e endrrave”, nje album lirik ku defilojne disa emra te njohur, e disa tjere qe debutojne per here te pare me vargjet e tyre ne kuadrin e nje libri te perbashket. Antologjite zakonisht krijojne miq dhe kundershtare. Disa mund te preken pse s’i kemi perfshire ne kete vellim, edhepse hidherimi i tyre eshte i perkohshem, sepse ata pason te dalin ne antologjine “Busulla e shpirtit”. Perndryshe, kjo eshte perpjekja e pare e poetit Eduard M. Dilo per realizimin e nje vepre te ketille, antologjia e pare shqipe qe del gjate diteve te para te ketij viti te mbare, ku defilon fjala shqipe e ngarkuar me mall, nostalgji, sentimente, endrra, aspirata, dashuri dhe atdhedashuri.
Kozeta Zylo eshte Shqiperia e shpirti tim ne mergim. Kjo zane e frymezuar shqiptare vjen me “mjellmat” e saj “si nje drenushe” me mall te magjepsur. Ne inspirimin e saj defilojne te gjitha trojet shqiptare qe kane nga nje Vlore. Poetja shkruan me admirim per Kosoven e zemrave tona qe e konsideron si “Princeshe me medalionin e Lirise ne gjoks”. Ajo eshte nje pike hene e veshur me fustan dielli qe bashkohet me simfonine e kengeve te miliona shqiptareve qe kendojne shqip. Perveç botes lirike, deshmi esenciale per kete jane artikujt, reportazhet, fotografite dhe emisionet e nje qendre televizive shqiptare qe e drejton se bashku me bashkeshortin e saj ne Amerike.
Ne vazhdim po i permendim vetem disa autore qe vijne per here te pare ne faqet e nje libri te botuar ne Bukuresht. Ramadan Emini (Basha), i lindur me 1956, vjen nga Vraniqi i Prizrenit. Ka mbaruar shkollen e mesme teknike dhe ka studiuar per arkitekture. Ne fund te viteve 80-te ka qene i denuar politik me 5 vjete burg te rende. Nga viti 1993 detyrohet te largohet nga vendi dhe deri me 1999 ka jetuar ne Tirane. Aktualisht jeton dhe punon ne Ferizaj. Ramadan Emini, poet dhe patriot i persekutuar, vjen ne faqet e Keshtjelles se endrrave si nje “ujvare e jetes”, me vargje briliante si “Ilir e shqiptar jam,/ zemerdiell e shpirt/ e gjoks i ngjeshur dritash/ si dielli qe ngroh e shendrit ne qiell.”
Malli qe e mbajne ne shpirt eshte barra me e rende qe i mundon bashkatdhetaret tane qe jetojne ne Shqiperine e dyte, ate qe gjendet ne mergim. “Malli me djege. Me prek ne shpirt”, thekson poetesha me e re e kesaj vepre, Jeta Xhelili, nje talente e lindur per te krijuar metafora te bukura si “zeri i qiellit”, “loti i stineve” etj. Befasi te bukura na sjellin edhe dy krijuese te reja: Silva Ternava dhe Gzime Zmaljaj. Jeta, Silva dhe Gezimja nuk heshtin, por perkundrazi shkelqejne me vargjet dhe me shpirtin e tyre te florinjte. Heshtja ne takim me dhembjen, sipas Miradije Ramiqit, “Perballon mallin e ngelur peng/ Ne shtratin e kujtimit”. Me poezi interesante, disa qe botohen per here te pare ne kuadrin e nje vellimi antologjik, paraqiten Pal Sokoli dhe Neki Lulaj, dy nga poetet me te mire te diaspores shqiptare, tashme te afirmuar, pa e harruar Liman Zogajn, poet i drites, Ilia M. Dilon me vargje gjithnje e me te bukura kushtuar mallit, atdheut dhe te pareve tane, madje edhe autorin dhe ideatorin e kesaj vepre, poetin Eduard M. Dilo. (Baki Ymeri/Infoalbania)
By A Web Design
Dancing With The Stars, emocione pafund![]() Edhe kjo mbremje spektakli na fali shume emocione. Ne kete ... Lexo me shume |
BB, Franceska : "Genta duhet te dale"![]() Sot banoret jane zgjuar me vone se zakonisht dhe Ermali ... Lexo me shume |
BB, Sjelljet e banoreve tani qe po afron![]() Banoret sot e filluan diten diten me biseda te ndryshme ... Lexo me shume |
BB, Franci - Gentes :"Te te vije turp pe![]() Tensionet ne shtepi sa vijne dhe shtohen dhe kjo eshte ... Lexo me shume |
BB, Tension mes Ermalit dhe Franceskes![]() Ne shtepi ka ardhur koha te bejne listen e gjerave ... Lexo me shume |
BB, Eleminohet Dritani dhe Gerta, po sht![]() Spektakli I se shtunes po behet me interesant me emocionet ... Lexo me shume |
Vatikani perfshin Shqiperine ne rrugen e![]() Vatikani fut Shqiperine ne rrugen e pelegrinazhit. Ka nisur ne ... Lexo me shume |
Dancing With the Stars, eleminohet Seldi![]() Ne kete puntate te vecante te Dancing With the Stars ... Lexo me shume |
BB, Franceska :"Nominoj konkurrentet me![]() Tani me Gerten dhe Liamin po qendrojne ne oborr duke ... Lexo me shume |
CROSSBONES grupi shqiptar i muzikes rock![]() ”ROCK THE BLOCK” zhvillohet ne kuadrin e Muajit Europian me ... Lexo me shume |
Finalja Boterore e Red Bull Paper Wings![]() AUSTRI - Aeroplane prej letre te ndertuar nga konkurrentet e ... Lexo me shume |
"Matrix" ne Tirane me Albana Osmanin si![]() Te henen ne sallen e Akademise se Arteve ne Tirane ... Lexo me shume |
Red Bull BC One Cypher Albania 2012, Alb![]() Breakdanc-i, pasioni i shume te rinjve shqiptar, u shnderrua ne ... Lexo me shume |
BB, Genta Francit :" Te gjithe jane loje![]() Franceska me Genten qendrojne ne oborr duke biseduar per nominimet ... Lexo me shume |
BB, Eleminohet Graciano, denohen Arbri,![]() Edhe kjo mbremje spetakli ka patur surpriza dhe emocione pafund. ... Lexo me shume |
Sot ne mbremje Big Brother, i ftuar bren![]() Edhe sot ashtu si cdo te shtune shumica prej nesh ... Lexo me shume |
Red Bull BC One Cypher Albania 2012![]() Ne Shqiperi do te zhvillohet konkursi i mirefillte breakdance, Red ... Lexo me shume |
BB, Tani : "Banoret ngacmojne Gerten kur![]() Tani me Ermalin po qendrione jashte duke komentuar batutat e ... Lexo me shume |
Dancing With The Stars, eleminohet Bujar![]() Yjet qe u preferuan me pak nga publiku dhe juria ... Lexo me shume |
Pritet te startoje Festivali Europian i![]() 14 filma nga 10 shtete anetare te Bashkimit Evropian do ... Lexo me shume |
"Ulerima" e Munch u shit ne ankand me nj![]() Vepra e famshme “Ulerima” e Edvard Munch u shit ne ... Lexo me shume |