Tjeter shqiptar ne librin Guinnes, thyen rekordin ne Facebook
E Premte, 15 Qershor 2012 10:52
Interneti eshte kthyer ne kohet e fundit si nje nga mjetet qe shoqerojne pjesen me te madhe te njerezve ne te gjithe boten. Por gjithashtu ato behen pjese e tendencave te reja qe bota e virtualitetit ofron. Me perparimin e teknologjise kane nisur dhe sfidat ne kete fushe qe vetem ne 20 vite ka pushtuar boten. Nje prej nismave qe eshte kthyer ne sfide ditet e fundit eshte dhe arritja e nje numri sa me te madh komentesh ne nje teme te caktuar.Nje i ri shqiptar i apasiunuar pas internetit dhe kryesisht pas rrjetit social Facebook, ka vendosur qe te thyeje nje rekord “Guiness”: Te marre numrin me te madh te komentetve ne Facebook.
Me temen “A flejme gjume?” ne faqen e tij “JETA OSH QEF” te krijuar me 3:07 te dates 5 mars ai ka thyer rekordin aktual te amerikanit Tracey Hodgson i cili ka mbledhur 1.001.552 komente ne tre muaj, duke vendosur rekordin e ri me 1.012.628 komente.
I pyetur nga mediat disa kohe para se t’i vinte vehtes kete qellim Gentiani rrefeu se ideja i lindi duke administruar faqen e tij e cila eshte mjaft e suksesshme.”Duke qene se jam shume i dhene pas faqeve online dhe lexoj informacione te shumta per to, me terhoqi ideja e perdorimit te komenteve per nje qellim tjeter. Jo me vetem si nje menyre per te komunikuar dhe shprehur mendimet tona rreth temave te ndryshme, por edhe per te thyer rekorde. Kjo edhe per faktin se ne faqe, aktiviteti i komente ishte 24 ore. Ndaj hodha idene e rekordit boteror te komenteve dhe mbeshtetja e fansave te faqes ishte e menjehershme. Te gjithe nisen qe te komentonin, te shperndanin temen e cila duhej te thyente rekord dhe e ndjekin ate rregullisht.”- rrefen Gentiani.
Ne fillim e nisi si nje deshire, por me pas u kthye ne nje lloj detyrimi. Sic duket flamuri shqiptar triumfoj serish dhe Shqiperia do kete nje vend tjeter ne librin e rekordeve “Guinnes”.
Nderkohe i pari shqiptar qe theu nje rekord Guinnes ishte Saimir Strati. Ai realizoi “Mozaikun me gozhde me te madh ne bote”. Ky rekord u thye ne odeonin e Qendres Nderkombetar te Kultures brenda afatit qe Strati kishte vendosur, 24 dite dhe nen mbikeqyrjen e nje jurie vendase. Ky mozaik “i vizatuar” i autoportretit te Leonardo da Vinçit ne permasat 2m x 4m u realizua me 500 mije gozhde industriale te permasave 3 cm. E gjithe puna peshon 700 kg.
Fitoren e Gentianit per numrin komentet ne Facebook qe thyuedhe rekordin duke e futur keshtu ne librin Guinnes e verteton edhe ky link: https://www.facebook.com/GuinnessWorldRecords/posts/244565915653338
Te fundit nga lifestyle »
Me te lexuarat nga lifestyle »
- Modeli i ri i A-class i Mercedes
- Kujdes, mund te keni ne duar monedhe 1 cent me vleren 2500 euro
- Tjeter shqiptar ne librin Guinnes, thyen rekordin ne Facebook
- Ne shitje Porsche 996 Turbo Cabriolet e veshur me ar
- Mercedes ML 63 AMG
- Modeli i ri i Range Rover
- Modeli i ri i Porsche Boxter
- "Google Car", makina e pare qe qarkullon pa shofer ne Nevada (video)
- Ferrari 2012 599XX Evolution
- Disa truke tualeti per te ngjare me te reja






















