enigma-nazist

Eshte brohoritur si nje arritje e Britanikeve thyerja e kodit qe ndihmoi ne mundjen e Adolf Hitler-it dhe shpetoi jetet e mijerave ushtareve.

Megjithate, dhjetevjecare pasi eshte krisur per here te pare kodi Enigma i Nazisteve Gjermane, Polonia eshte hedhur ne sulm per te kerkuar lavdine e suksesit kriptologjik qe sipas tyre eshte marre ne menyre te padrejte nga Britania.

Te irrituar duke pare arritjet e Britanikeve ne kohen e luftes tek Bletchley Park, ndersa arritjet e Polakeve nuk permenden fare, parlamenti ne poloni ka lancuar nje fushate per te rivene ne vend drejtesine ndaj Polakeve te cilet i thyen per here te pare kodet Enigma.

Te brohoritur si heronj, Rejewski, Rozycki, dhe Zygalski, punonin ne Cipher Bureau Polake ne fillimet e viteve 1930, dhe nga fundi i vitit 1932 arriten te gjenin tre metoda per te thyer kodet e kriptuara te prodhura ne makinerine Enigma, kode te cilat Gjermaet mendonin se ishin te pathyeshme.

Historianet mendjojne se aftesia e aleateve u ndihmua nga pamundesia e komunikimit me kode e Gjermaneve qe ndihmoi nga ana tjeter edhe ne shkurtimin e luftes ne Europe. Por polaket jane te shqetesuar pasi puna e kriptologeve Britanike tek Bletchley Park qe ne ate kohe ka terhequr me shume vemendje dhe i eshte atribuar shume merite.

"Edhe ne letersi, edhe ne informacionet zyrtare publikut iu tha qe thyerja e kodeve Enigma u arrit fale punes se palodhshme te sherbimeve te inteligjences britanike duke lene totalisht jashte punen e shkencetareve polake." - thuhet ne rezolute.

Filmi i vitit 2001, Enigma, ne vecanti i shqetesoi Polaket. Ne prodhimin britanik me aktore Kate Winslet permendi vetem pak  kontributin Polak ne thyerjen e kodeve, dhe kjo hodhi kripe ne plagen e vjeter te Polakeve, e aq me teper pasi i vetmi polak ne film u pershkrua si nje tradhetar.

"Kjo rezolute rikthen drejtesine." - tha Jan Rulewski, nje senator nga partia qeverisese Civic Platform.

"Jo vetem qe aleatet Perendimore i ulen vlerat arritjeve te kriptografeve Polake, por edhe Sovietiket bene te njejten gje. Ata heshten ne lidhje me kontributin Polak qe spetoi jetet e qindra mijera ushtareve qe luftonin ne te gjitha frontet."

Ne nje takim jashte Varshaves ne korrik te vitit 1939, vetem disa jave perpara Luftes se Dyte Boterore, Polaket ia kaluan sekretete kodeve Enigma Britanikeve dhe Francezeve, dhe u dhane ehde kopjet e bera nga ata te makinerive Enigma.

Britaniket vazhduan te zhvillonin kriptografet e tyre dhe nderkohe qe Gjermanet vazhdimisht shtonin kompleksitet ne kodet e tyre Enigma, principet e zbuluara nga polaket vazhdonin te perdoreshin.

"Ne e kemi per detyre qe tu kujtojme njerezve se cfare bene kriptologet Polake." - tha senatori Piotr Zientarski.

 

unionbank