RSS

Stilisti qe vesh Angelina Jolie: “Dua te blej shtepi ne Tirane”

charles-svingholm-5928

Charles Svingholm ka veshur mbreteresha dhe yje hollivudiane si Angeline Jolie, Madonna, Jennifer Lopez. 

Ka stiluar yje boterore, por nuk i pelqen te rrefeje sidomos per ta, te identifikohet sidomos me ata. Edhe pse ka veshur mbreteresha dhe yje hollivudiane stilisti londinez me origjine nga Danimarka, Charles Svingholm, e koncepton cdo klient si normal, te barabarte dhe aspak te vecante. Si ai qe paguan njeqind paund, si ai qe paguan nje milion paund per nje veshje. “Angeline Jolie, Madonna, Jennifer Lopez, Siena Miller, Helena Christenson e te tjere yje te famshem ne studion time e marrin kafen apo cajin me vetesherbim, pavaresisht se sa madheshtore e kane famen. Ndihen mire tek une edhe per kete detaj, qe une nuk i trajtoj si te vecante”.

Dhe vete Charles kur pershkruan fillimet e karrieres se tij, nuk vinte nga fama dhe nuk ishte nje i famshem, madje as e konceptonte famen si nje objektiv per t’u arritur me patjeter, por qene sukseset te cilat pa kuptuar e bene nje dite te tille. Ne rrugetimin e tij profesional dhjetevjecar, pervec yjeve te artit, ka stiluar edhe mbretereshen e Jordanise, Rania Al Abdullah, princeshen Marie te Danimarkes, princeshen Latifah te Spanjes. Konkretisht, dje ne ‘Albania Fashion Week’ ne Tirane, ku e kane ftuar te marre pjese per te dyten here, u paraqit nje fustan i tij me 2011 kristale, sikurse edhe viti 2011 ne te cilin gjendemi, dedikuar mbretereshes Rania te Jordanise. Por Charlesit nuk i pelqen te perqendrohet e te flase gjate per vipat. Vetem nese dikush eshte kureshtar te dije rreth tyre, me miresjellje i pergjigjet, por duke i rene shkurt apo duke iu shmangur, e duke shfaqur kwsisoj mendesine e nje artisti te vertete: “Gjithe njerezit i respektoj dhe vleresoj njesoj”. 

Ne stilin e tij Charles frymezohet nga natyra, drita, refleksionet e drites, levizjet. Perdor sidomos gjera natyrale. Ndjek hap pas hapi femren ne te gjitha proceset e dites dhe nates se saj dhe rreket t’i pershtatet ne te gjitha nevojat e petkave mbi shpinw. Duke zgjedhur mbi te gjitha rehatine, prakticitetin, kombinuar me feminilitet. “Per sfilaten e kesaj here kam marre me vete 25 kostume dhe te gjitha peshojne vetem 20 kg. Pasi coperat i zgjedh sa me te lehta, qe s’marrin rudha, e qe te bejne te ndihesh mire ne nje shpirt te lire, te pavarur, vetvetja, qe e ka gjetur paqen e mendjes dhe trupit”...

“Do te ble nje shtepi ne Tirane”

“E dua shume, shume Shqiperine! Aq sa po mendoj te ble nje shtepi ketu, pikerisht ne Tirane, diku ne Linze ndoshta”, thote stilsiti i VIP-ave boterore dhe salloneve dhe pasarelave te luksit. “Njerezit jane shume te ngrohte, te bukur, te gezuar, keni restorantet me te mire qe kam pare dhe me cmime kaq te arsyeshme, natyra e mrekullueshme, gjithcka te ben te rikthehesh gjithmone ketu”. Charles tregon se perdite ‘ua can koken’ edhe miqve te tij ne Londer duke folur rreth Shqiperise, duke e shperndare keshtu mjegullen e opinioneve te padrejta qe edhe qarkullojne rreth ketij vendi. “Nuk gjeta as varferine qe perflitej”. Ndersa persa i perket veshjeve, shqiptaret iu duken interesante, por me konservatore se anglezet. “Por edhe ketu me pak njerez me te guximshem do te vije ndryshimi”, thote. Dhe nje nga arsyet qe Charles adhuron Londren eshte liria per te dale qofte edhe nudo ne mes te rruges, pa e zhbiruar askush me sy qortues apo kureshtare. “Ne gusht do te vije per pushime ne Shqiperi. Do t’i kaloj ne Tirane, Durres dhe Riviere. Shqiperia ka bukuri te papame! Harroje Saint Tropez dhe Monte Carlo!”.   

Fillimet e karrieres

Charles Svinholm karrieren e nisi duke punuar si asistent personal i stilistit te madh John Galliano per kompanine Melody McDonald. Atje mesoi mjeshterine e prerjes dhe dizajnin fashion. Charles ka marre me pas pervoje edhe nga J.Tods group dhe Prada, edhe si menaxher i shitjeve dhe sherbimit per klientet VIP.

 

 

Na ndiq ne

By A Web Design

Fashion, Te Fundit

Talenti i modes se shallave, Gemma Land

News image

Talenti me i ri modes se shalleve eshte dizanjuesja e ... Lexo me shume

Pantallonat, modelet per pranvere 2012

News image

Gjatesi te reja dhe deshire per te luajtur, pantallonat rikthehen ... Lexo me shume

Rihanna ne nje program mode ne Angli

News image

Rihanna, kengetarja e famshme nga ishujt  Barbados, ka mundesi te ... Lexo me shume

Jimmy Choo bashkepunon me artistin pop R

News image

Jimmy Choo do te bashkepunoje me artistin pop Rob Pruitt. ... Lexo me shume

Disa truke tualeti per te ngjare me te r

News image

A eshte e mundur te ngjash me e re me ... Lexo me shume

Massimo Dutti me i shtrenjte se Zara

News image

Massimo Dutti, “kusheriri” I Zares, eshte nje nga markat e ... Lexo me shume

Balerinat Reva

News image

Balerinat Reva te Tory Burch jane shume ne mode dhe ... Lexo me shume

Louboutin dizanjon kepuce si te Hirushes

News image

New York – Ai eshte mbreti i kepuceve gjysem te ... Lexo me shume

Frymezimi mbreteror i Vivienne Westwood

News image

  Dame Vivienne Westwood ka kombinuar kete vit qe vjen Diamond ... Lexo me shume

Koleksioni Pranvere/Vere 2012 i cantave

News image

Garderoba juaj pranverore ka nevoje per nje ringjallje totale? Epo, ... Lexo me shume

Koleksioni i syzeve pranvere 2012 nga A-

News image

Kerin Rose eshte nje nder profetet e dizenjimit te aksesoreve ... Lexo me shume

Tualet sipas ngjyres se flokeve

News image

Grimi per kete pranvere karakterizohet nga natyralja. Biondet – Perdorni ... Lexo me shume

Palltot qe duhet te veshim kete sezon si

News image

Ne pistat me te fundit te modes u pasqyruan disa ... Lexo me shume

H&M keshillon

News image

Nje perzgjedhje e fundit per H&M perfshin veshje te bukura, ... Lexo me shume

Xhinse te guximshme per kete pranvere

News image

Xhinset vine ne shume menyra kete pranvere, behet fjale vetem ... Lexo me shume

Truku per ato qe mbajne syze

News image

Keshilla e pare eshte qe te mos ekzagjerohet,  tashme i ... Lexo me shume

Tendencat e make up per 2012

News image

Tendencat e grimit per vitin 2012  paraqesin ngjyrat ne te ... Lexo me shume

Rossodisera

News image

Rossodisera eshte nje marke mode ne Itali e themeluar qe ... Lexo me shume

Pranvere 2012, xhaketat praktike dhe ele

News image

Xhaketat jane nje zgjidhje e shkelqyer per kohen qe ndryshon ... Lexo me shume

Ngjyra interesante per floket tuaj

News image

Sa here keni pasur rast te degjoni fjalen e urte ... Lexo me shume

Pranvere 2012, ngjyrat perfekte per pedi

News image

I ftohti i dimrit me ne fund ka kaluar, kane ... Lexo me shume

Sponsor

100% Bonus ne Eccobet

banner-ecco

Sondazh

Sponsor

club fm

Sponsor

Horoskopi

internet2 thumb medium380 0

Auto

innovation3 thumb medium380 0

Lifestyle

fashion1 thumb medium380 0

Travel

travel1 thumb medium380 0