Bayern-ChampionsBajerni i Mynihut ka mbetur i shokuar nga permbysja spektakolare e Mançester Sitit. Edhe pse kampioneve te Europes u mjaftuan vetem pese minuta per te prekur rrjeten e Xho Hartit dhe kaluar ne avantazh te dyfishte ne minuten e 12-te, “milioneret” kane bere mrekulline duke fituar ne fund 2-3. Ka qene humbja e pare zyrtare e Guardioles pas 24 ndeshjeve radhazi, sepse spanjolli u mposht 2-4 ndaj Dortmundit ne Superkupe. Disfata e fundit eshte ajo e 1/8-ve te sezonit te kaluar 0-2 me Arsenalin. Pavaresisht pesimit te tre golave, Bajerni arriti ta mbante kryesimin e Grupit D fale golavarazhit ne perballjen direkte 5-4.

Ne kete ndeshje, spanjolli Guardiola hodhi ne fushe formacionin me te mire duke rikthyer ne mbrojtjen e djathte kapitenin Lahm. Me skemen e tij 4-1-4-1, mesfushori i vetem defensiv ishte Tiago, kurse Manxukiç qendersulmues. Ndersa kiliani Pelegrini duke menduar me shume per Arsenalin ne fundjave, ashtu siç pati premtuar, hodhi ne fushe rezervat, duke lene ne stol bomberat Aguerro e Negredo. Me skemen e tij 4-4-1-1, ai la ne sulm Xhekon dhe David Silven nga pas. Ne krahasim me ndeshjen e fundit ne Premier Lige beri 7 ndryshime.

unionbank