ROBENYlli holandez Arjen Roben po ben gjithçka per t’u rikthyer ne fushe. Mesfushori i Bajernit ka qene pjese e skuadres ne Katar dhe po stervitet individualisht. Arjen Roben ka mbajtur nje konference per shtyp ne Katar, ku ka folur mbi “fitness”- in, Tomas Hiclsperger, per trajnerin Guardiola, si dhe ka sqaruar se perse nuk e telefonon Rumenigen per te diskutuar mbi kontraten e tij, e cila i skadon ne vitin 2015. “Me erdhi shume keq per veten qe u demtova ne momentin kur po shkelqeja. Gjuri eshte mjaft delikat. eshte mjaft e merzitshme te stervitesh vetem. Nuk te shijon aspak stervitja individuale. Jam mesuar te luaj ne grup dhe me shoket e mi. Jam paksa i paduruar ne kete drejtim.

Po bej perpjekjet maksimale per t’u rikthyer. Po e respektoj me rigorozitet planin e rikthimit. Me duhet te pres edhe pak dite”, – nenvizoi Roben duke thene me tej: “Konkurrenca? Konkurrenca ne nje ekip si Bajerni eshte e forte, por per mua eshte nje sfide me vete dhe deri me tani ia kam arritur. Ne fakt, kemi nevoje per çdo lojtar. Hiclsperger homoseksual? eshte krejt normale. Nuk e kuptoj se pse ka kaq shume diskutime? Ai eshte homoseksual dhe pelqen meshkujt, ndersa une jam heteroseksual. Çfare ndryshimi ka? Ne jemi te lire. Kontrata? Nuk ka asgje te re. Nuk eshte folur asgje per kete çeshtje. Une po pres me qetesi. Nese klubi deshiron diçka, atehere do te me telefonoje. Une nuk do i telefonoj per t’u thene: Degjo, zoti Rumenige. Une do te doja me shume deshire te rinovoja. Nuk kam per ta bere kete gje. Nuk kam pse t’i lutem askujt. Se pari, duam te jem mire me shendet dhe ta tregoj serish ne fushe sesa vlej. Bajerni e di shume mire ç’pret prej meje dhe anasjellas”, – nenvizoi Roben, i cili parashikon edhe nje Boteror mjaft te forte. Pas Spanjes, ai parashikon edhe nje perballje me Brazilin.