pep-guardiola-bayern-munich

Si do te duket formacioni 4-3-3 i Guardioles te Bayern Munich

E fillojme nje artikull te tille duke qene te sigurte se Pep Guardiola do te sjelle patjeter revolucion stilistik te Bayern Munich. Mprehtesia e Thomas Muller do te kete patjeter nje vend te siguruar ne formacionin e trajnerit te ri.

Pas intervistave qe ka dhene, 42-vjecari Pep Guardiola ka zbuluar se ne sezonin e ardhshem do te perdore formacionin 4-3-3 ne ndryshim nga formacioni 4-2-3-1 qe i solli fitoren e trefishte Heynckes-it sezonin e kaluar. Per kete trajneri i ri ka shpjeguar se do te perdoren edhe sulmues te vertete edhe numra nente fals. Gjithashu ky formacion do te varet edhe nga kushtet fizike te lojtareve ne sistemin e zgjedhur per te luajtur.

Mario Gotze duket se eshte pjese e ‘numrit nente fals’ te Bayern dhe Thomas Muller gjithashtu, pasi jane trajnuar te dy ne qender te fushes. Megjithate, nuk ka asnje dyshim se Guardiola ka edhe opsionin e rikthimit te formacioni 4-2-3-1 qe Bayern ka masterizuar sezonin e fundit. Kjo do te ndodhe per shkak se nuk ka sesi sezoni i Bayern te shkoje me mire se 2012-2013, ndaj edhe Guardiola do te fokusohet te ndryshimet stilistike dhe permiresimin e ketij stili. Megjithate, roli i ‘nentes false’ eshte roli me te cilin Messi shkelqeu nen drejtimin e Guardioles te Barcelona.

Gotze, ka qene pjese e formacionit 4-2-3-1 te Borussia Dortmund sezonin e kaluar dhe e ka provuar se mund te luaje shume mire ne qender, por thjesht duhet te pershtatet me levizjen drejt e ne qender perpara, per formacionin 4-3-3. Bastian Schweinsteiger gjithashu ka siguruar nje pozicion te vlefshem ne mesfushe. Nderkohe, Thomas Muller ka luajtur futbollin e tij me te mire te sezonit pas demtimit te Toni Kroos qe i lejoi te levizte midis Arjen Robben dhe Franck Ribery, dhe pas Mario Mandzukic. Edhe ai me siguri do te kete nje rol me te avancuar per Guardiolen.
Pra, vija e perparme e Bayern do te jete e perbere nga Muller, Gotze dhe Ribery.

Po Mesfusha?

Bastian Schweinsteiger dhe Javi Martinez dy nga tre pozicionet e kesaj vije. Nderkohe, vend ii trete do te plotesohet nga nje lojtar kreativ ne krijim e rasteve te sulmit, qe duhet te jete mjaft taktik dhe te krijoje hapesira te kundershtaret. Nje mundesi e tille do te ishte Toni Kross.

Andres Iniesta e permbushi kete rol te Barcelona dhe trajneri Guardiola mund te shohe te Muller nje pershtatshmeri dhe zgjuarsi te nevojshme per te shkuar me thelle ne mesfushe. Nderkohe, 23 vjecari Toni Kross u pershtat te 2-shi i formacionit 4-2-3-1 i Bayern.  

Nese Muller do te kishte levizur perkrah Schweinsteiger dhe Martinez, ata do te kishin bere nje vend eshte per sulmin nga ana e djathte dhe per kete do te ishte i gatshem Arjen Robben. Megjithate, edhe Xherdan Shaqiri mund te kishte nje mundesi te mire ne kete pozicion.

Guardiola e ka kuptuar tashme se ka mjaft mundesi per te shfrytezuar te Bayern: “Kam vene re se lojtaret e Bayern jane shume, shume te zgjuar. Mua nuk me pelqen kur skuadra kundershtare ka topin. Jam une ai qe du ate kontrolloj topin ne fushe. Ne do te sigurohemi te shenojme me shume gola.”

Bazuar ne formacionin 4-3-3 shume shpejt do te vije ne skene nje Bayern i Ri.

unionbank