5809Mourinho kunder te gjitheve , konferencat e tij te shtypit nuk jane kurre banale, dhe special one dha nje tjeter demonstrim ne Bukuresht ku braktisi konferencen e shtypit ne vigjilje te sfides mes Steauas dhe Celseat.

Ai eshte Jose Mourinho, ai eshte trajneri i Chelseat. Skuadra e tij perballet ne nje sfide shume shume te rendesishme ne Champions Leagye per grupin e ne kete stadium, Arena Natipnala kunder Steaus se Bukureshtit. Te dyja skuadrat i kane humbur takimet e para. Nje tjeter disfate do te rezultonte shkaterrimtare per shanset e tyre per te avancuar ne 1/8 e kompeticionit me te rendesishem dhe ne rastin e Chelseat do te shkaktonte nje kriticizem masiv publik ndaj Murinjos. Portugezi eshte nen presion, skuadra e tij nuk po luan aq mire edhe ne Premier League, presion qe u shfaq ne ssallen e konferences se shtypit. Per jave me rradhe Murinjo ju eshte pergjigjur pyetjeve mbi Juan Maten, nje nga mesfushoret me te mire ne bote qe e kishte lene jashte skuadres. Tani qe e therriti serish Murinjos nuk i mbajten me nervat kur e pyeten per mungesen e Kevin Be Bruynes.

“ Kjo eshte fantastike pasi askush nuk me pyet per Maten. Keni tre jave qe flisni per Maten. Dhe tani po me flisni per Kevin de Bruyne. Pra ju nuk jeni te interesuar per futbollistet qe luajne, ju interesoheni per ata qe nuk luajne. Ai nuk u perzgjodh, ishte vendimi im. Vetem 11 mund te luajne dhe 18 perzgjidhen. Ndaj une u perpoqa te vendos ne baze te asaj qe ata bejne ne fushe kur luajne dhe kur sterviten. Ky shoku ketu, me njeh prej 9 vitesh dhe ai e di se une bej gabime, por perpiqem te jem gjithmone i ndershem. Ndaj ne te njeten menyre qe une perpiqem te jem i ndershem me Juan duke thene se do te luaje per shkak te asaj qe ka bere ne stervitje dhe asaj qe beri ne ndeshjet e fundit eshte e njejta gje per Kevin. Ai nuk eshte grumbulluar pasi nuk me pelqeu se si luajti kunder Swindon dhe nuk me pelqeu menyra se si eshte stervitur. Ju gjithmone keni kete tendence per te pyetur vetem per ata qe nuk grumbullohen. Shihemi neser. Faleminderit.”

Uragan i vertete portugezi qe kete here dhuroi nje tjeter spektakel duke e lene te vetem Frank Lampard perballe gazetareve. Ne fund te fundit me nje si Mourinho gjithshka mund te pritet.