Nje planet i ri ne Sistemin tone Diellor?
E Enjte, 21 Qershor 2012 07:02

"Duke qene shume larg qe te arrijne te dallohen nga teleskopet, planteti potencial qe nuk duket, duket se eshte duke e bere prezencen e tij te ndihet duke shqetesuar orbitat e te ashtuquajturve objekte te rripit Kuiper," - tha Rodney Gomes, nje astronom ne National Observatory ne Rio de Janeiro, Brazil.
Objektet e rripit Kuiper jane trupa te vegjel te akullt, duke perfshire edhe disa planete xhuxha, qe shtrihen matane orbites se Neptunit.
Pasi u konsiderua planeti i nente ne sistemin diellor, planeti xhuxh Plutoni. per shembull, eshte nje prej objekteve me te medha te rripit Kuiper dhe eshte rreth 1.400 milje (2,300 kilometers) i gjere. Shume objekte te tjera te largeta jane duke u zbuluar cdo vit.
"Ajo qe eshte intriguese,"" - tha Gomes, eshte qe sipas llogarive te tij te reja, rreth 6 objekte te rripit Kuiper, duke perfshire ketu edhe ate me te largetin te njohur si Sedna, jane ne orbita te cuditshme duke i krahasuar me orbitat ne te cilat duhet te ishin, bazuar ne modelet ekzistuese te Sistemit Diellor."Orbitat e reja te papritura te objekteve, kane shume pak shpjegime te mundshme," - tha Gomes, i cili i prezantoi gjetjet e tij ne nje takim te American Astronomical Society ne Timberline Lodge, Oregon.
"Megjithate une mendoj qe shpjegimi me i thjeshte eshte nje shok i ri ne masen planetare" - nje planet qe orbiton shume larg prej diellit por qe eshte mjatueshem i madh sa per te patur efekte gravitacionale ne objektet e rripit Kuiper.
Gomes analizoi orbiten e 92 objekteve te rripit Kuiper, dhe me pas e krahasoi gjetjen e tij me modelet kompiuterike per se si duhet te ishin te shperndare trupat, me dhe pa nje planet te shtuar.
Se sa i madh mund te jete trupi planetar nuk eshte ende e qarte, por mundesite jane te shumta.
Bazuar ne llogarite e tij, Gomes mendon qe nje bote me madhesine e Neptunit, rreth kater here me e madhe se Toka, qe orbiton 140 bilion milje (225 bilion kilometra) larg Diellit - rreth 1.500 here larg Tokes, do te ishte ajo qe duhej..Gomes spekulon qe objekti i mistershem mund te jete nje planet mashtrues i cili eshte perzene nga sistemi i tij yjor dhe me pas eshte terhequr nga graviteti i Diellit.
Apo planeti i perfolur mund te jete formuar prane diellit tone, vetem per tu larguar me pas nga takimet gravitacionale me planetet e tjere.
Simulimet e Gomes nuk u japin asnje te dhene astronomeve se ku ta drejtojne teleskopin.
"Mund te jete kudo." - thote Gomes.
Astronome te tjere jane te intriguar, por ata mendojne se duhen prova te tjera perpara se ta besojne. "Sigurisht qe gjetja e nje paneti te ri ne Sistemin Diellor eshte dicka e madhe," - tha Rory Barnes, nje astronom ne Universitetin e Washington. "Por megjithate nuk ka te dhena apo prova te besueshme qe ai planet eshte atje."
Megjithate ai shtoi se edhe pse nuk ka akoma te dhena, Gomes u ka treguar atyre se edhe pse te dhenat nuk ekzistojne akoma, ka menyra per t'i gjetur keto te dhena.
Edhe nje atronom tjeter, Levinson tha: "Me duket e cuditshme qe nje planet tjeter po aq i madh sa Neptuni per shembull te kishte ate efekt qe ai sheh. Por megjithate une e njoh Rodney-n, dhe jam i sigurt qe ai i ka bere llogarite e sakta."
Te fundit nga mistere »
Me te lexuarat nga mistere »
- 11 vjecarja qe i ve flaken gjerave pa i prekur e pa iu afruar atyre
- Piramida me e madhe dhe me e vjeter ne bote ne Bosnje? Do te rishkruhet historia?
- Liqeni gjigand ne Kili zhduket papritur
- Pothuajse mbas 40 vjetesh, piloti flet per takimin me UFO
- Qytete te Lashta 2000-vjecare zbulohen nen Shkretetiren e Saharase
- Sekretet e femijes mumje
- Incidenti Roswell - A fshehu ushtria e Shteteve te Bashkuara trupat e alieneve?
- Varre te dy 'vampireve' te gjetur ne Bullgari. E verteta mbi lindjen e mitit te vampireve.
- Zgjimi ne mes te nates pa mundur te merrni fryme dhe pa mundur te levizni? Ja arsyeja.
- Ish presidenti Eisenhower ka patur tre takime me alienet






















