robbenTashme nuk eshte me nje sekret se Robert Lewandowski do te bashkohet me Bayernin ne fund te sezonit dhe nje nga lojtaret bavareze qe e pret krahehapur eshte Arjen Robben, i cili jo vetem e pershendeti kete vendim te klubit, por foli me elozhe per shokun e ardhshem te skuadres.

“Mendoj se Lewandowski eshte nje super lojtar. Eshte vertet shume i mire, madje mund te them me bindje se eshte nje nga sulmuesit me te mire ne te gjithe boten. Jemi shume te forte per momentin, por me Lewandowskin, Bayerni do te behet nje skuader edhe me e mire”.

Holandezi foli edhe per rikuperimin, teksa shpreson se kur te vije momenti i rikthimit ne fushe, do te mbylle edhe çeshtjen e rinovimit, me kontraten aktuale qe i skadon vitin e ardhshem.

“Rikuperimi nga demtimi qe pesova ne fillim te Dhjetorit po ecen mire. Pushimet e dimrit me kane mundesuar te behem edhe me i forte. Po filloj stervitjen individuale, por duhet te bej durim. Ne lidhje me kontraten e re, bisedimet mund te nisin pas nje jave, por ndoshta edhe pas disa muajsh, me duhet te pres per kete”.

unionbank