Hyrje | Opinion | Eshte koha qe politika shqiptare t`i zgjidhe vete punet

Eshte koha qe politika shqiptare t`i zgjidhe vete punet

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Pas rreth 5 muajsh te nje krize te ashper politike ne Shqiperi, kur 45 perqind e deputeteve te parlamentit kane bojkotuar seancat e tij, eshte shtuar shume presioni i faktorit nderkombetar. 
Akoma shihen si mjaft larg qendrimet e dy grupimeve kryesore politike, te djathtet ne pushtet dhe te majtet ne opozite. Tashme qe jane shterur mjetet per vetezgjidhjen e krizes shikohet si vendimtar faktori nderkombetar. Jemi ne te njeten pozite si nje dekade me pare, ose me heret kur nga humbja e thelle e besimit mes paleve, duhet te nderhyje arbitri nderkombetar. “E vetmja shprese per zgjidhjen e krizes, pra per nje marreveshje te negocuar mes paleve eshte nderhyrja e nderkombetareve. Kete here dhe per faktin se Shqiperia eshte anetar i NATO-s dhe gati po merr dhe ftesen per antaresim ne BE, ata kane pritur gjate per nje marreveshje qe ta negociojne vete palet dhe ta zgjidhin krizen. Kjo ka rezultuar e pavend dhe mendoj se do te ndodhe si ne te kaluaren kur do te jene ata qe do te negociojne drejteperdrejte per nje marreveshje mes paleve. Ajo qe po ndodh, te gjitha rrethanat po na japin te drejte te themi se ne jemi ende ne fazen qe kemi nevoje per negociimin e tyre”.


Prandaj do thosha se vecoria e krizes me te fundit politike ne Shqiperi, do ta kete te veshtire mungesen e rolit te mediatorit dhe faktorit nderkombetare. Kesaj rradhe duket se historia eshte me e veshtire, ose duket si nje histori pak me e gjate per shkak se konsiderohet si nje krize me ngerc. Si nje krize ku eshte gjetur rruga per te hyre ne te, por nuk gjendet rruga per te dale prej saj. E gjithe politika shqiptare eshte mberthyer rreth ketij ngeci dhe ndoshta eshte e domosdoshme nderhyrja e nderkombetareve per te realizuar nje dalje transparente, ose si te thuash te rreshqitme prej krizes”.
Po ti rikthehemi rasteve te meparshme te negociimeve qe kane ofruar nderkombetaret ne situata konfliktuale do te shohim se ata “do te shfrytezojne procesin integrues te vendit ne BE. Do t`i kujtojne politikes shqiptare se askush nuk i afron ose integron me kete klime te acaruar dhe qe nxit pasiguri, ngadalesi dhe aq me keq ngecje te reformave”.


Keshtu qe do ta vleresoja pozitive cdo nderhyrje nga brenda ose nga jashte vendit ne rikthimin e dialogut dhe bashkepunimit per ceshtje madhore mes pozites dhe opozites, por mendoj se zgjidhja me e mire dhe me e qendrueshme do te jete nese ajo vjen nga vete klasa politike shqiptare. Sepse gjate gjithe ekzistences sone, qe kur eshte bere shteti shqiptar jemi mesuar qe zgjidhjet e shume gjarave te behen duke pritur nga te tjeret. Disa thone se dhe vete shteti shqiptar eshte bere keshtu. Tani besoj se shqiptaret, ose pjesa e kulturuar e moderuar e tyre kane aq aftesi sa ti zgjidhin vete pa pritur rezoluta dhe gjera te tjera. Por besoj se ndoshta per te paren here, klasa politike shqiptare do ta zgjidhe vete krizen ne vend, madje shume shpejt.

 

 

Blerina Luli

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • email Email shokeve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst


Vlereso kete artikull
3.00