RSS

horizontal

Vera, kujdesi per lekuren tuaj me metoda natyrale

Ne moshe te re, vajzat ndodh shpesh te kene probleme me lekuren, skuqje, me lekure te thate... Ju ndihmojme, prandaj, si t’i zbuloni shkaqet dhe si ta ndreqni demin e bere.

Zgjidhja
Besoni ose jo, shetitja ne natyre dhe shoqerimi me miq mund te jene me shume dobi per lekuren tuaj. Tingellon pabesueshem, porse shkencetaret kete e sqarojne keshtu: Cdohere kur ndiejme kenaqesi, trupi yne liron endorfinen, hormon ky i lumturise, qe eshte edhe arma me e mire natyrale kunder stresit, perfundojne psikodermatologet dhe propozojne qe nga te gjitha ritualet cdo ditore, me e mira eshte terapia antistresuese, perdorimi i preparateve kunder akneve, po keshtu, eshte trajtim i cili do t'ju sjelle kenaqesi te shumefishte i eliminon sulmet e merzitshme dhe ju ndihmon qe te cliroheni. Filloni me mjetin per pastrim te lekures se fytyres, pas te cilit perdoret kremi, duke bere levizje te lehta rrethore, kjo eshte terapi e shkelqyer kunder stresit.

Portokajte e kuq, qershite, shega

Kolagjeni eshte nje proteine natyrale qe gjendet tek lekura dhe muskujt, por me rritjen e moshes fatkeqesisht ulet dhe prodhimi i tij ne trup. Portokajte e kuq, qershite jane te pasura me antioksidante te cilet ngadalesojne plakjen dhe semundjen me ane te uljes se enjtes. Gjithashtu, ato nxisin prodhimin e kolagjenit dhe ju tregon te rinj dhe te shendetshem. Fruta te tjera qe permbajne kolagjen jane edhe kivi, kumbullat, thanat.

Farat e lulediellit dhe sardelet
Farat e kungullit, arrat jane te pasura me acide yndyre, te cilat jane te rendesishme per qelizat e trupit. Keto acide ndihmojne ne rrjedhjen natyrore te nutrienteve ne qelize si dhe ne heqjen e materialeve qe lene mbeturinat. Me nje fjale ndihmojne ne pastrimin e mirembajtjen e qelizave te trupit.

Spinaqi dhe gjerat e tjera jeshile

Nje melci e paster ndihmon qe trupi i njeriut te funksionoje sa me mire. Disa nga ushqimet qe ndihmojne ne pastrimin e melcise, jane spinaqi, brokoli. Duke ngrene sa me shume gjera jeshile, ndihmon edhe ne shije, e ul pak ate nepsin per te ngrene gjera te embla. Sheqeri i tepert nuk eshte mire per trupin.

Majdanozi, rigoni
Ne rast se i ke syte e fryre kur cohesh nga gjumi, atehere kjo eshte nje nga pasojat e kripes se tepert. Doktoret rekomandojne uljen e marrjes se kripes se tepert. Ne vend te kripes, provoni ne ushqim rigon, majdanoz ose hudher.

Perimet
Perime te fresketa dhe ndonjehere te pagatuara jane shume te shendetshme. Jane te mira si per buzeqeshjen dhe per lekuren tuaj. Karota, lulelakra, mashurkat ndihmojne ne zbardhjen e dhembeve duke hequr njollat e tyre. Ne qofte se keni konsumuar kafe, vere te kuqe apo dicka tjeter, ndiqeni pas me nje doze karotash apo ndonje perim tjeter te preferuar. Kur jane te pagatuara, kane efekt me te mire ne pastrimin e dhembeve.

The Voice of Albania

eccobet-banner

Sponsor

Kurs Kembimi

Monedha Blihet Shitet Fiks
USD  100.00  105.00  102.50
EUR  138.70  143.70  141.20
CAD  98.34  103.34  100.84
CHF  111.51  116.51  114.01

Sponsor

club fm

Horoskopi

internet2 thumb medium380 0

Auto

innovation3 thumb medium380 0

Lifestyle

fashion1 thumb medium380 0

Travel

travel1 thumb medium380 0