
Femijet astmatike me nivel te ulet te vitamines D ne gjak jane me te rrezikuar qe te perjetojne sulme te fuqishme astmatike. Keshtu sugjeron nje studimi i zhvilluar nga shkencetaret e Harvardit.
Duke vezhguar 1.000 femije me astme, per nje periudhe katervjecare, hulumtuesit kane verejtur se mungesa e vitamines D eshte e lidhur me 50% rrezik me te larte per sulme astmatike te cilat kerkojne nderhyrje urgjente mjekesore.
Ne studimin e publikuar ne revisten “Journal of Allergy & Clinical Immunology”, shkencetaret thone se femijet astmatike me nivel normal te kesaj vitamine kishin pasur sulme me te lehta.
Autoret e studimit kete e shpjegojne me mundesine e ndikimit te vitamines D ne funksionimin e sistemit imunitar dhe efektin e kesaj vitamine me ane te veprimit te hormoneve steroide anti-inflamatore.
Vitamina D ne menyre natyrore sintetizohet ne lekure pas ekspozimit ne diell, ndersa eshte e pranishme dhe ne disa ushqime, si peshku dhe qumeshti.