RSS

horizontal

Mberrin superdomatja qe sherben kunder plakjes

Mberrin ne tetor ne raftet e supermarketeve italiane superdomatja kunder plakjes. Eshte nje produkt teresisht natyror qe te zgjat jeten dhe ndihmon ne parandalimin e semundjeve kardiovaskulare dhe kancerit. Lajmi eshte bere i ditur ne nje eveniment te asamblese se Coldiretti ne ambientet e “Salone dell'Innovazione nella tradizione”.

"Behet fjale - tha Coldiretti – per nje produkt pa organizma te modifikuar gjenetikisht (OMGJ), i cili ka me shume se 50 per qind te licopene, nje substance qe luan nje veprim super antioksidues. Nga nje numer gjithnje e me i larte studimesh po del se licopene ndihmon ne parandalimin e kancerit dhe semundjeve kardiovaskulare, si dhe ngadaleson plakjen e qelizave te trupit". Superdomatja eshte kultivuar ne fermat bujqesore te zonave Emilia Romagna dhe Lombardia. Kjo e re, - thote Coldiretti, - eshte pjese e projektit te kryer nga organizatat per sektorin e bujqesise qe kane si qellim qe te gjitha produktet bujqesore te jene qind per qind italiane dhe te mbrojne konsumatorin nga spekulimet.

Domatja dhe produktet e saj jane ne fakt pika e pare e importit te ushqimeve bujqesore te importuara nga Kina, (nje sasi prej 82 milione kilograme zbarkoi ne Itali ne vitin 2009 duke u shitur si Made in Italy). Presidenti i Coldiretti Segio Marini,Ministri Giancarlo Galane dhe Vasco Errani guvernatori i Emilia Romagna, duke shijuar nje pjate makaronash me super-domate.

Gjithashtu ne kete eveniment u prezantuan edhe disa produkte lidhur me kujdesin e trupit te inspiruaar nga truket e vjetra te gjysheve: nga banja antistres me rozmarine deri te maskat me patate kunder rrudhave, apo kunder rratheve te syrit me baze mjalti.

 

 

The Voice of Albania

eccobet-banner

Sponsor

Kurs Kembimi

Monedha Blihet Shitet Fiks
USD  100.00  105.00  102.50
EUR  138.70  143.70  141.20
CAD  98.34  103.34  100.84
CHF  111.51  116.51  114.01

Sponsor

club fm

Horoskopi

internet2 thumb medium380 0

Auto

innovation3 thumb medium380 0

Lifestyle

fashion1 thumb medium380 0

Travel

travel1 thumb medium380 0