RSS

horizontal

Humbja e degjimit, shkaqet dhe mjekimi

Otoskleroza eshte nje semundje qe karakterizohet me pakesimin e degjimit dhe zhurme ne vesh. Pakesimi i degjimit shtohet gjithnje e me shume dhe ne kete menyre, me kalimin e kohes mund te theksohet deri ne ate shkalle sa te pengoje te semurin te aktivizohet ne jeten shoqerore. Semundja ne raste te vecanta te saj behet shkak i shfaqjes se ndryshimeve te karakterit dhe i shqetesimeve psikike. Eshte e percaktuar qarte se otoskleroza paraqet nje patologji qe zakonisht prek te gjitha moshat, por kryesisht moshat e reja, pas pubertetit dhe rrallohet tek te rriturit mbi moshen 50-vjecare. Po ashtu, eshte e vertetuar qe kjo patologji prek me se shumti seksin femer. Nje karakteristike e kesaj semundjeje eshte se ajo ka koincidenca te lidhjes familjare mes pacienteve. Kjo semundje, zakonisht prek te dy veshet. Ne fillim, si rregull nis nga njeri vesh dhe pas disa muajsh apo disa viteve, te njejtat shenja shfaqen edhe ne veshin tjeter. Prandaj, ne percaktimin e kesaj semundjeje duhet vleresuar mjaft edhe vjetersia e shfaqjes se shenjave fillestare te saj. Nje karakteristike dalluese e otosklerozes eshte zhvillimi i saj i ngadalshem. Nga simptomat, me e rendesishmja qe vlen te permendet eshte triada, e cila perbehet nga zhurma ne vesh, ulja e degjimit dhe parakuiza e Villisit.

Zhurmat

Zhurmat, si rregull, jane ankesat e para te te semurit, per te cilat ai duhet te paraqitet menjehere tek mjeku. Me kalimin e kohes keto zhurma shoqerohen edhe me pakesimin e degjimit. Gjithashtu, ne periudha te caktuara vihet re nje shtim me i madh i tyre, sidomos ne seksin femer ne kohen e shtatzenise dhe pikerisht ne kete periudhe te prekurat nga kjo semundje duhet te jene vazhdimisht ne kontrollin e mjekut. Zhurmat kane karakter dhe intensitet te ndryshem dhe nganjehere behen shkak i fillimit te nje psikoze te vertete. Sipas studiuesve, keto zhurma mendohet te shkaktohen nga pengesa e transmetimit te vibracioneve te tingullit, per arsye te ngurtesimit te yzengjise ose te mbylljes se dritares se rrumbullaket qe ka si pasoje shtimin e presionit endolabirintik.

Degjimi

Ulja e degjimit eshte simptoma karakteristike e kesaj semundjeje dhe eshte problemi me shqetesues per keta te semure. Ajo eshte e tipit transmetues, ashtu sikurse edhe simptoma e zhurmave dhe ne perqindjen me te madhe te rasteve behet me e theksuar me kalimin e kohes, pra rritet ne menyre progresive. Shkaku i pakesimit te degjimit lind nga pengesa e transmetimit mekanik te vibracioneve te tingullit nga membrana timpanike dhe zinxhiri i kockave te degjimit ne lengjet labirintike. Megjithese shumica e ketyre pacienteve kane ulje te degjimit ne te dy veshet, ata zakonisht ankohen per theksim dhe rendim me te madh ne njeren ane. Pacientet e prekur nga otoskleroza vuajne edhe nga marrje mendsh, e cila ne disa raste i shqeteson mjaft ata. Zhvillimi i vatres otospongioze, qe ndikon ne rritjen e fragjilitetit vestibular, mund te behet shkak i shfaqjes se nje semundjeje te vertete te Menierit. Ne disa raste humbja e degjimit humbet karakterin e tipit transmetues klasik te paster dhe shoqerohet me nje prekje pak a shume te konsiderueshme te transmetimit kockor. Nganjehere ky aspekt labirintik ndodh ne menyre sekondare, por pershkruhen edhe forma qe e paraqesin kete aspekt labirintik qe ne fillimin e semundjes.



The Voice of Albania

eccobet-banner

Sponsor

Kurs Kembimi

Monedha Blihet Shitet Fiks
USD  100.00  105.00  102.50
EUR  138.70  143.70  141.20
CAD  98.34  103.34  100.84
CHF  111.51  116.51  114.01

Sponsor

club fm

Horoskopi

internet2 thumb medium380 0

Auto

innovation3 thumb medium380 0

Lifestyle

fashion1 thumb medium380 0

Travel

travel1 thumb medium380 0