Si te kurojme semundjen e tiroideve dhe hipertensionit
E Shtune, 28 Gusht 2010 11:44

Semundja e tiroideve eshte e lidhur ngushte me hipertensionin. Semundja e gjendrave te tiroideve eshte shqetesuese per nje pjese te mire te popullsise qe jane te prekur nga kjo semundje. Por kjo semundje ndikon ne menyre te drejtperdrejte ne hipertension: Prodhimi i tepert te hormonit te tiroides, shton rrahjet e zemres, e per pasoje shkakton rritje te tensionit te eneve te gjakut. Gjendra tiroide eshte organi qe prodhon hormonet e tiroides, qe kane per detyre qysh tek embrioni i njeriut te marrin persiper zhvillimin e qelizave te sistemit nervor ose e shprehur ndryshe te zhvillojne intelektin, fizikun dhe sistemin nervor ne teresi te njeriut. Kjo eshte arsyeja qe gjendrat tiroide fillojne te prodhojne hormone qe nga java e 10-te e embrionit. Natyra e ka krijuar me shpejt kete funksion, sepse zhvillimi i qelizave te trurit ne kete periudhe, eshte me intensiv se gjate gjithe jetes intrauterine dhe vazhdon me kete intensitet deri ne moshen 3-vjecare, per te perfunduar rreth moshes 23-24 vjec. Por si shfaqen problemet me gjendren tiroide, cfare pasojash sjell ne shendet dhe si mund te trajtohen keto probleme: Cili eshte funksioni i gjendres se tiroides?
Cfare jane gjendrat tiroide?
Semundja e gjendrave te tiroideve eshte shqetesuese per nje pjese te mire te popullsise qe jane te prekur nga ajo. Gjendrat tiroide ndodhen ne pjesen e mesme te fytit dhe sherbejne per te rregulluar metabolizmin me hormonet e tij. Me fjalen metabolizem shprehet shpejtesia ose frenimi i djegies se substancave ushqimore ne inde per te prodhuar energji, si dhe per zhvillimin e organeve te ndryshme te trupit. Funksioni i gjendrave tiroide varet shume dhe nga sasia e jodit qe hyn ne organizem. Gjendrat tiroide kane keto shenja dalluese: dalja jashte e kokerdhokeve te syrit, syte jane te shkelqyeshem e te gjalle, kane dridhje duarsh, dobesim trupi, rrahje te zemres te shpeshta dhe me te forta. Te semuret me tiroide preken shpejt, qajne lehte, kane dhimbje koke, lekura rri e djersitur dhe e ngrohte, shpesh e skuqur, kane heqje barku, crregullime menstruacionesh te grate, shtrengesa te gjoksit, bllokim te frymemarrjes. Funksioni i gjendres tiroide dobesohet nga: ndikimi normal i gjendres se hipofizes mbi tiroiden, crregullimet qe prekin gjendren, shkaqe te tjera te panjohura te cilat veprojne drejtperdrejt ne gjender. Kjo eshte nje semundje qe prek me teper grate. Gjendra prodhon shume hormone, si pasoje e kesaj trupi peson disa crregullime me rendesi sic ishin ato qe permenden me siper. Gjendra tiroide eshte e vogel dhe ka formen e nje fluture. Ajo gjendet ne pjesen e perparme te qafes. Tiroidi formohet nga dy lobe qe mbeshtjellin trakene dhe e tere gjendra peshon jo me shume se 30 grame. Tiroidi eshte pjese e sistemit endokrin, i cili perbehet nga disa organe dhe inde qe prodhojne, mbajne dhe sekretojne drejt e ne gjak hormone lajmetare kimike. Tiroidi perbehet nga shume folikula ose qeska te mbushura me leng veshtullor, ku gjenden hormonet e tiroidit. Keto hormone kane permbajtje te madhe jodi. Ne, fakt 80 per qind e jodit ne trupin e njeriut gjendet ne tiroid. Mungesa e jodit ne ushqim, mund te shkaktoj zmadhimin e tiroidit.
Cilat jane simptomat qe ka nje njeri i semure nga tiroidi?
Ne rastin e hipertierozes simptomat jane: nervozizmi i tepruar, renia e pa shpjegueshme ne peshe, rrahje te shpeshta te zemres, shtim i levizjeve te zorreve, crregullime te menstruacioneve, acarim, ankth, luhatje te humorit, sy te dale, debulese muskujsh, pagjumesi, si dhe floke te holle dhe delikat. Ndersa, hypotireoza shkakton plogeshti mendore, shtim peshe i pa shpjegueshem, renie flokesh, kapsllek, ndjeshmeri e jashtezakonshme ndaj te ftohtit, crregullime te menstruacioneve,depresion, ndryshim te zerit(trashje ose ngjirje),humbje te kujteses ose lodhje.
Si mund t’i kurojme gjendrat tiroide?
Ne rast se ne kemi probleme me tiroidet duhet te bejme analizat. Ne rast se analizat tregojne se tiroidi ka aktivitet te ulet, zakonisht rekomandohen analiza per te gjetur antitrupat qe sulmojne gjendren. Nga ana tjeter, nese analiza tregon se ka aktivitet te larte, zakonisht behet nje shintigrafi (ekzaminim ku perdoret jodi radioaktiv) me kusht qe pacienti te mos jete grua shtatzene apo qe ushqen me gji femijen. Kur zbulohen, nyjeza, ne tiroid mund te nevojitet biopsia per t’u siguruar qe nuk behet fjale per masa malinje.
Si mund t’i parandalojme problemet me tiroidin?
E rendesishme eshte qe ushqimi qe marrim te permbaje jod mjaftueshem. Nje menyre e shkelqyer per te marre kete element jetike eshte ngrenia e peshqve te ujerave te kripura, si dhe frutat e detit. Nderkohe qe, sasia e jodit ne zarzavate dhe mishra ndryshon ne varesi te perberjes kimike te tokes. Per te kompensuar mungesen e ketij elementi ne ushqim, mund t’i shtohet jod artificialisht kripes se gjelles( veprim qe e ndermerr qeveria). I rendesishem per tiroidin eshte dhe seleni. Edhe sasia e selenit ne zarzavate, mish dhe qumesht varet perseri nga perberja kimike e tokes. Frutat e detit dhe arrat e Brazilit kane me bollek kete element.
Cilat zarzavate nuk duhet te perdorim gjate kohes se kurimit?
Zarzavatet qe nuk duhet te perdorim gjate kohes se kurimit kur jemi me hypotireoz jane: bizelja, lakra, lulelakra, fasulja sepse keto thithin shume jodin. Mire eshte te marrim dy hurma ne dite, jod dhe kripe te jodizuar dhe njekohesisht gjate veres duhet te shkojne ne plazh, kurse te semuret qe vuajne nga hiperteroza nuk duhet te shkojne ne plazh gjate kohes qe jane me diagnoze.
Bimet qe kurojne gjendrat tiroide
Struma: Eshte nje semundje qe shoqerohet me zmadhimin e gjendres tiroide dhe shfaqet me teper te grate ne cdo moshe. Gjendrat zmadhohen ne forma dhe ne menyra te ndryshme. Gjendrat mund te zmadhohen ne mes ose ne te dyja anet, apo njera ane me permasa te ndryshme, disa here ne nje kohe te shkurter, disa here gradualisht. Gusha endemike quhet ajo semundje qe shkaktohet nga mungesa e jodit ne vendet malore. Ne kete rast personat qe preken shqetesohen nga pamja jo e bukur e fytit. Ata qe jetojne ne zona malore zakonisht preken nga gjendrat tiroide me mungese jodi. Ndersa ata qe jetojne ne zonat bregdetare preken nga semundja me teprice te jodit. Por ka dhe raste shume te rralla qe tek ndonje person ndodh e kunderta. Gjendrat tiroide me teprice te jodit jane me te veshtira per kurim sesa ato me mungese jodi.
Kurimi i gjendrave me mungese jodi:
Ne 1 liter raki te forte rrushi 18° tretni 1 kg sheqer dhe pastaj hidhni 40 kokrra arra te vogla (kur kane push persiper). Ena mbulohet dhe mbahet 40 dite ne vende te erreta. Pihet 1 filxhan 2 here ne dite, ne mengjes esell dhe ne darke para gjumit. Per personat qe kane gjendra tiroide me mungese jodi, specialistet e mjekesise popullore keshillojne qe keta te semure duhet te mbajne te koka e krevatit nje dege pishe me bocen e saj me gryke hapur, qe cliron jod, nga darka deri ne mengjes.
I semuri me tiroide duhet te konsumoje sa me shume hurma te pjekura mire, mundesisht te qullosura. Ne vjeshte, kur ka dhe me shumice fruta te tilla, duhet te hahet 1 ore para buke nga 6-10 kokrra per 30 dite. Ata qe vuajne nga gjendrat tiroide duhet te pine cdo dite lengun e 1-3 kokrra limoni, ose 50 grame lekure limoni te zihen ne 500 grame uje per 20 minuta dhe pihet 2 here nga 1 filxhan kafeje, esell ne mengjes.Duhet te konsumoni edhe mishin e peshkut, qe rritet ne det, sepse ka shume jod dhe jo ata peshq qe rriten ne liqene me ujera te embla. Frasheri i bardhe: zieni nje liter uje. Ne momentin e zierjes hidhni 7-10 luge gjelle me bime te thara dhe te grimcuara. I lini 20-30 minuta dhe i kulloni. Nga kjo mase pihen 2 gota uje ne dite te embelsuara sipas deshires.
Gusha:
Per kurimin e kesaj semundjeje ne mjekesine popullore perdoret bima e gjineshtres. Pasi e therrmoni merrni 1 luge caj dhe e hidhni ne 1 gote me uje. Zihet 10 minuta, kullohet dhe pihen 3 gota ne dite e embelsuar me mjalte. Kura vazhdon 3-4 jave. Kurse per femijet rekomandohet te pine 3-4 luge gjelle.
Kurimi i gjendrave me teprice jodi
Gjendrat tiroide me teprice te jodit jane me te veshtira per t’u kuruar, megjithate ekzistojne disa ilace popullore, qe ndihmojne per te lehtesuar shqetesimet qe krijohen si dhe per te ulur sa me shume shqetesimet nervore.
Gjemb gomari. Zieni 1 liter e gjysme uje. Ne momentin e zierjes i hidhni 8-10 luge caj me fruta te copetuara. Me pas e lini ne qetesi per 30 minuta. E kulloni dhe e pini ne cdo vakt, e embelsuar ose jo, sipas deshires, nga 10 grame ose 2 filxhane kafe te ngrohte.
Micla ose ban i bletes. Zieni 2 litra uje. Ne momentin e zierjes i hidhni 5 luge gjelle me bime te thara e te grimcuara. E lini ne qetesi per 20-30 minuta, por duke e tundur here pas here. Me pas e kulloni dhe embelsohet sipas deshires dhe pihet ne cdo vakt nga 1 gote uji.
Zieni 2 litra uje. Ne momentin e zierjes hidhni 30 luge caj me lule trumze. E lini gati 1 ore ne qetesi. E kulloni dhe e shtrydhni. Pihet 1 gote, 1 here ne 2 dite, e ngrohte dhe embelsuar sipas deshires.
Rreziqet e funksionit te shtuar te tiroides
Streset e papritura, ose te zgjatura shpesh shoqerohen me rritje te funksionit te tiroides. Mjeket shpjegojne si mund ta kuptoni nese vuani nga kjo semundje dhe si trajtohet ajo. Sipas tyre, ka shume diskutime ne lidhje me faktoret shperthyes te kesaj semundjeje. Nga studimet e bera ka rezultuar se streset e papritura ose te zgjatura, marrja e jodit me shumice, apo dhe faktoret autoimune, jane disa nder shkaktaret qe cojne ne funksionin e shtuar te gjendres tiroide. Traumat psikologjike jane konsideruar si shkak ne shumicen e rasteve. Dietat me renie nga pesha te shoqeruara me marrjen e hormoneve te tiroides mund te pasohen me kete semundje. Nje shkak tjeter eshte marrja e jodit ne sasi te madhe. Por dhe stimujt e tepert nga hipofiza, si pasoje e nje tumori te mundshem te saj, mund te jene pergjegjese per rritjen e funksionit te tiroides.
Te rejat nga shkenca/Kaliumi dhe shtypja e gjakut
Futja e sasi se madhe te kaliumit ne organizem zvogelon rrezikun per shfaqjen e shtypjes se rritur te gjakut dhe njekohesisht ul tensionin arterial te personat me hipertension. Pervec ketij ndikimi pozitiv te kaliumit, shkencetaret kane bere edhe nje lidhshmeri ndermjet shfaqjes se rralle te semundjeve kardiovaskulare te vegjetarianet si pasoje e shprehise ushqyese te tyre. Ushqimi i vegjetarianeve, pemet dhe perimet, eshte i varfer me natrium nderkaq permban sasi te madhe te kaliumit. Burime me te medha te kaliumit konsiderohen bananet, portokajte, domatet, rrushi dhe spinaqi.
Shqetesimet qe sjell keqfunksionimi i tiroides:
- Dobesi muskulore, shkaktuar nga nje konsumim ne rritje te energjise dhe degjenerim te muskulatures.
- Gulcime zemre dhe rritje te pulsit.
- Renie nga pesha, per shkak te konsumimit ne rritje te energjise
- Dritherima, per shkak se shtohet ndjeshmeria per disa lende ne sistemin nervor.
- Diarre, per shkak se ushqimi kalon me shpejt permes zorres.
- Nervozizem, gjume te keq, lodhje dhe shqetesim.
- Problem me lekuren, midis te tjerash thonjte mund te shkeputen nga shtrati i thonjve dhe njeriut mund t’i shtohet renia e flokeve.
Ushqimet qe ndikojne keq te tiroidja
Negativisht ndikojne ato produkte qe permbajne lende qe ndikojne ne zmadhimin e strumes. Te tilla mund te permendim lakren e bardhe, fasulet, geshtenjat. Prandaj duhet pasur kujdes ne perdorimin e tyre. Te semuret me gushe mund te ankohen kur ajo eshte e madhe dhe ka shtrirje edhe pas derrases se kraharorit. Ne keto raste, ata kane rendim dhe veshtiresi gjate gelltitjes. Por ka dhe disa te semure qe ndiejne shtrengime ne gryke, kjo gjendje nuk lidhet me tiroiden. Nese tiroidja kapet ne kohe, parandalohet me shpejt se kurimi. Mjekimi i gushes eshte relativisht i thjeshte, por i zgjatur ne kohe. Si mjekim per moshat e rritura perdoret hormoni i tiroides. Ne vendin tone si metode parandaluese eshte zgjedhur jodizimi i kripes. Por kripa duhet te ruhet nga lageshtira dhe kontakti me driten.
Vaji i arrave te kokosit redukton problemet e tiroides
Eshte zbuluar se vaji i arrave te kokosit eshte nje shprese e re per te gjithe ata persona qe vuajne ne ditet e sotme nga hipotiroidja, pra funksioni i ulet i tiroides. Nuk mund te kuptohen lehte problemet qe shfaq hipotiroidja, por ne momentin kur nje person qe vuan nga kjo semundje fillon te trajtohet me vajin e arres se kokosit, e ve re shume lehte ndryshimin qe ndodh ne gjendjen e tij shendetesore. Perdorimi i vajit te arrave te kokosit ne kembim te atyre ushqimeve qe permbajne sasi te larta yndyrash dhe karbohidratesh, si sheqeri, patatet, apo ushqime te tjera me indeks te larte glicemie, shfaq nje diference te dallueshme ne balancimin hormonal, stabilizimin e trupit dhe energjine e pergjithshme trupore. Problematike eshte gjendja kur tiroidja ka shfaqur probleme te hershme dhe nuk eshte bere asnje perpjekje per te rregulluar funksionin e saj. Pasi edhe pse eshte e sherueshme dhe e trajtueshme, mbetet nje semundje qe duhet trajtuar per nje kohe me te gjate, sesa ne rastet kur trajtimi behet ne nje faze te hershme. Nje gjendje e tille e lene pas dore mund te shfaqe shenja tensioni, ankthi, depresioni dhe lodhje te pergjithshme mendore e trupore. Por keto simptoma mund te reduktohen. Por tiroidja nuk eshte nje epidemi edhe pse prek nje numer te madh njerezish e vazhdimisht ne rritje. Duke qene se mosfunksionimi i tiroides sjell edhe probleme te zemres dhe gjakut, eshte e keshillueshme qe testi i tiroides apo kontrollet mjekesore te jene te vazhdueshme per ata persona qe dallojne simptoma te mosfunksionimit te tiroides.
Hipertensioni arterial: Si ta kontrolloni?
Tensioni arterial (t.a) eshte presioni qe gjaku ushtron tek muret e eneve te gjakut. Ky tension varet nga ritmi dhe nga forca e tkurrjes se zemres, nga volumi i gjakut dhe nga rezistencat e arterieve, arteriolave, venave dhe kapilareve qe kundershtojne fluksin e gjakut.Ushtrimet fizike: Nga aktivitetet fizike te mundshme te tipit dinamik dhe aerobik mund te permendim jogging, vrap, ciklizem, marshim, not, qe perbehen nga levizje te perseritura te shume muskujve me mungese te forcave te rezistences.
Stervitja e aplikuar te pakten 3 here ne jave per 30 min ose me shume, eshte ne gjendje te ule tensionin arterial deri ne 5-10 mmHg per maksimumin, dhe 10-15 mmHg per ate minimum.
Zvogelimi i peshes trupore: Rregullimi i peshes trupore konsiderohet nje mjet efikas dhe pa efekte kolaterale per uljen e vlerave te t.a. Mund te thuhet se me nje humbje te 1 kg arrihet ulja e presionit ne 1 mmHg. Keshtu qe nje njeri qe eshte 10 kg mbi peshen ideale dhe ka nje presion qe eshte 10 mmHg mbi vlerat optimale, n.q.s arrin peshen ideale do t’i rikthehen edhe vlerat optimale te presionit.
Reduktimi i alkoolit: Nuk ka dyshim qe nje ulje e sasise se alkoolit luan nje rol te madh ne kontrollin e vlerave te tensionit tek njerezit qe normalisht perdorin alkool.
Perdorimi i kafeines dhe nikotines: Perdorimi i kafeines mund te shkaktoje rrahje te shpeshta te zemres dhe nje rritje te perkohshme te t.a. Kerkime per perdorimin kronik te kafeines nuk kane gjetur ndonje lidhje midis perdorimit te kafese dhe vlerave te t.a. Efekti favorizues i duhanit ne arterioskleroze eshte dokumentuar tek vdekjet per kardiopati ishkemike dhe vaskulopati cerebrale tek duhanpiresit e medhenj. Dallimi i duhanit, pavaresisht nga efektet mbi t.a. zvogelojne rrezikun kardiovaskular tek pacientet me hipertension. Numri i madh i te semureve me hipertension tek duhanpiresit sugjeron nje rol te rendesishem te duhanit tek kjo lloj semundje.
Disa udhezime si te te kontrolloni hipertensionin tuaj arterial
Nese interesoheni te dini se a mund te rregulloni tensionin e gjakut pa marre ilace, pergjigja eshte teper optimiste. Sipas specialisteve, ne disa raste tensioni i larte i gjakut, d.m.th. hipertensioni jo shume i larte mund te perballohet me sukses duke realizuar disa ndryshime ne jeten e perditshme si dhe ne regjimin ushqimor. Te njejtat udhezime vlejne edhe per rastet e hipertensionit te mesem dhe atij shume te larte, por gjithmone ne kombinim me terapite- mjekesore per te pasur rezultat me te mire.
Simptomat
Hipertensioni zakonisht zhvillohet pa shume nderlikime, por ne raste te tensionit te larte paraqet simptoma te tilla sikurse:
* Dhimbje koke
* Marramendje
* Dhimbje dhe ndjenje rendese ne gjoks
* Pagjumesi
* Urinim i shpeshte
* Etje e madhe
* Dobesi muskulore dhe humbje ekuilibri.
Shetisni
Specialistet ju keshillojne te semureve me tension te larte qe te ecin te pakten 2-3 here ne jave per 45 minuta (eshte kjo koha qe nevojitet mesatarisht per te pershkuar nje distance prej 4 kilometrash). Perkundrazi, ata ndalojne ushtrimet me peshe pasi ne kete menyre rritet shume presioni arterial dhe vonon qe te vije ne nivele fiziologjike. Nderkaq, nuk perjashtohet qe nje i semure me hipertension te kryeje ushtrime me pesha, por kjo do te realizohet vetem pasi ai te kete nisur tashme nje program aer¬obie, sipas keshillave te mjekut te tij dhe ne baze te rezultateve te analizave te domosdoshme (si psh. test i lodhjes etj.).
Nderprisni duhanin
Duhani shkakton carjen e kapilareve dhe ndikon ne humbjen e elasticitetit te tyre. Eshte provuar se akoma edhe nje cigare eshte e afte te shkaktoje carje dhe kjo sepse presioni i gjakut, qe qarkullon ne brendesi te kapilareve, rritet. Pervec tensionit te gjakut, shpeshtohen edhe rrahjet e zemres pasi kjo e fundit eshte e detyruar te punoje me teper me qellim qe te mbuloje nevojat e organizmit me oksigjen. Me nderprerjen e duhanit muret e kapilareve behen me elastike, ndersa zemra punon me ritem normal dhe nuk lodhet.
Kontrolloni stresin
Megjithese kjo keshille eshte e veshtire qe te zbatohet, pasi stresi eshte i pranishem ne jeten tone te perditshme, e verteta eshte se nese deshironi ta perballoni me sukses hipertensionin duhet te kontrolloni stresin. Me fjale te tjera, stresi funksionon sikurse duhani, duke cuar ne rritjen e tensionit te gjakut. Personat e brezit te trete jane me te prekur nga hipertensioni pasi kapilaret e tyre jane me te forte, me shume pak elasticitet, per shkak te moshes.
Kini kujdes regjimin ushqimor
Preferoni: Peshk-zarzavate
* Peshqit (si sardelet, salmoni etj.) permbajne tre perberje yndyrore te cilat eshte provuar se ndihmojne ne uljen e tensionit te gjakut. Studimet rreth kesaj ceshtje jane realizuar ne popuj te cilet konsumojne shume peshk, si p.sh. eskimezet. Natyrisht qe efekti i ketyre perberjeve tek ju varet nga shpeshtesia e konsumimit te peshkut. Mire eshte qe te preferoni te hani peshk dy here ne jave dhe te kufizoni konsumin e mishit te vicit; derrit, pules etj. deri ne nje here ne jave.
* Frutat dhe zarzavatet kane ne perberjen e tyre lende te cilat ndihmojne ne ruajtjen e kapilareve ne gjendje sa me te mire. Pjesa e brendshme e tyre "sulmohet" nga tensioni i larte i gjakut, kolesteroli dhe diabeti. Ne saje te lendeve te vlefshme qe permbajne frutat dhe zarzavatet, kapilaret qendrojne hapur duke lehtesuar qarkullimin sa me nor¬mal te gjakut. Specialistet propozojne qe vaktet tuaja te kene ne perberjen e tyre fruta, zarzavate dhe pak yndyre mishi.
Trajtimi
Nese keni tension te larte te gjakut, mos beni panik, mendimi i mjekeve lidhur me kete ceshtje u ndryshua. Disa specialiste nuk e konsiderojne me se tensioni duhet te zvogelohet menjehere. Tek njerezit e shendetshem, pa patologji dhe faktore rrezikues, kufijte e tensionit normal jane 140 me 90, konsideron kryetari i Kongresit Evropian per hipertensionin, profesori Xhuzepe Manca. Autoret e tre hulumtimeve, te cilet perfshine me shume se 30 000 paciente, te cilet kane pasur faktore te rrezikshem (diabet, te meta kardiovaskulare) zbuluan se ne rastet e tilla te tensionit ne kuader te 125-120 me 70 eshte mjaft e rrezikshme, pasi ekziston rreziku per sulm ne zemer dhe zbritje te sheqerit. Kjo ndodh pasi gjate qarkullimit te ngadalesuar te gjakut, ai nuk dorezon substanca te mjaftueshme te dobishme ne organizem, si oksigjenin, glukozen dhe komponente te tjere energjetike te domosdoshem. Tek keto raste, nuk duhet te rregullohet menjehere tensioni i gjakut pa u konsultuar me mjekun. Mjeket po ashtu mendojne se duhet te kontrollohet tensioni edhe tek femijet e adoleshentet.
Si ndikon stresi ne shfaqjen e hipertensionit
Stresi krijon nje dominante ne sistemin nervor, e cila shton prodhimin e adesteronit ne veshka, e per pasoje con ne ngushtimin e eneve te gjakut dhe shfaqjen e hipertensionit.
Periudha me problematike per keta te semure
Periudha e dimrit, per shkak te te ftohtit por dhe luhatjeve te theksuara te temperaturave. I ftohti ngushton enet e gjakut dhe rrit tensionin. Prandaj ketyre pacienteve u rekomandohet te jene korrekt ne marrjen e ilaceve dhe te kene kujdes me menune dhe stilin e jetes. Te eliminojne daljet ne ditet shume te ftohta, te dalin vetem gjate oreve te ngrohta dhe te vishen mire.
Si ndikon menuopauza
Kjo lidhet me crregullimet ne prodhimin e hormoneve, sidomos estrogjenit qe ndihmon ne mbrojtjen e eneve te gjakut nga arteriosklerozat. Kur keto hormone jane ne nivele te uleta, nis formimi i arterosklerozave e per pasoje shkaktojne hipertensionin.
Perdorimi i duhanit
Nikotina qe permban duhani con ne ngushtim te eneve te gjakut dhe sjell rritjen e presionit te gjakut.
Cfare mund te behet ne kushtet e shtepise
Ne rastet e shtepise, ndihma me e shpejte qe mund t’i jepet pacientit eshte futja e kembeve ne nje ene me uje te ngrohte.Pastaj te semurit duhet t’i jepet nje kokerr adelat, i cila duhet vene nen gjuhe dhe duhet pritur derisa te qetesohet. Nese gjendja vazhdon te jete e njejte, i semuri duhet cuar urgjentisht te mjeku specialist.
Pse uje te ngrohte
Uji i ngrohte ndihmon ne zgjerimin e eneve te gjakut, lehteson qarkullimin e tij dhe largon fluksin e gjakut nga pjeset e rrezikshme te organizmit, si truri dhe zemra.
Si mund te parandalohet hipertensioni
Parandalimi i hipertensionit arterial duhet te nise me eliminimin e te gjithe faktoreve, qe sherbejne si burim per shfaqjen e hipertensionit. Te tilla jane kryerja e nje jete aktive, me sa me shume aktivitet fizik, eliminimi i duhanit, kufizimi i kripes, ushqimeve me kalori qe permbajne shume yndyrna, sheqernave. Perdorimi i zarzavate, yndyrnave me origjine bimore, si p.sh vaj ulliri, por dhe me keto nuk duhet abuzuar. Keto rregulla duhen zbatuar nga te gjithe, por sidomos nga ata persona qe vene re se kane luhatje te tensionit, qe kane prinder apo te aferm qe vuajne nga hipertensioni, apo qe kane pasur ne familje raste vdekjesh te papritura nga semundjet e zemres. Keta persona pervec keshillave te mesiperme duhet te bejne kontrolle te vazhdueshme te tensionit te gjakut dhe te jene vazhdimisht nen kontrollin e specialistit.
Studimi: Kur merr fryme ngadale, ulet presioni i gjakut
Niveli i presionit te larte te gjakut mund te ulet thjesht duke marre fryme ngadale, nje here ne 10 sekonda. Te pakten ky eshte perfundimi i nje studimi te kryer nga nje grup studiuesish italiane te Universitetit te Pavias, i publikuar ne revisten “Hypertension”. Sipas Luciano Bernardit, koordinator i studimit, hipertensioni eshte i lidhur me luhatje te sistemit neurovegjetativ, qe ul ndjeshmerine e arterieve dhe shton ate te receptoreve pergjegjes per normalizimin e nivelit te yndyrnave ne gjak. “Nese merret fryme ngadale,- komenton studiuesi,- provohet nje ulje e pergjithshme e stimuluesve te frymemarrjes dhe sistemit kardiovaskular. Per kete arsye, ky lloj frymeshkembimi mund te sherbeje si nje metode mjaft e thjeshte dhe ekonomike per te lehtesuar problemet te pacientet hipertonike”. Te dhenat e studimit kane treguar se te personat qe vuajne nga hipertensioni, frymemarrja e ngadalte dhe e kontrolluar ul ndjeshem presionin e gjakut, pa ndikuar ne frekuencen kardiake. Ne fakt ai sistolik shkonte nga 149,7 ne 141,1 mm Hg dhe ai diastolik nga 82,7 ne 77,8 mm Hg. Ndersa ne grupin e personave te shendetshem menyra e ndryshme e fryme shkembimit nuk ndikonte ne nivelin e presionit te gjakut.