RSS

horizontal

Hormonet ndikojne ne acarimin e astmes te femrat

Faktoret hormonale mund te jene nje nga faktoret qe cojne ne shfaqjen e astmes. Sipas nje grupi francez, ekziston nje lidhje mes astmes, peshes trupore dhe ciklit menstrual.

Ne revisten American Journal of Respiratory and Critical Care Medicine ne nje studim, jane analizuar faktoret qe cojne ne acarimin e simptomave asmatike te lidhura me gjinine e rreth 366 personave astmatike, me moshe mesatare 36 vjec dhe qe kishin marre pjese ne “Epidemiological Study on the Genetics and Environment of Asthma”.

Acarimi i astmes te pacientet eshte percaktuar ne baze te frekuences se krizave, ne vazhdimesine e simptomave pas krizave dhe se fundi, ne baze te perdorimit te steroideve.

Sipas studiuesve, acarimi i astmes lidhej drejtperdrejt me gjinine e pacienteve, pasi ishte vene re nje shtim te simptomave astmatike vetem te grate.

Madje kjo dukuri eshte vene re me teper te pacientet qe kishin pasur ciklin menstrual ne moshe te hershme. “Jane te shumta argumentet qe mbeshtesin hipotezen se hormonet luajne nje rol te rendesishem ne acarimin e astmes te femrat.

Fakt tjeter eshte ulja e simptomave astmatike te grate qe kishin hyre ne periudhen e menopauzes, ashtu si dhe nje ulje te numrit te vizitave gjate ciklit menstrual.

The Voice of Albania

eccobet-banner

Sponsor

Kurs Kembimi

Monedha Blihet Shitet Fiks
USD  100.00  105.00  102.50
EUR  138.70  143.70  141.20
CAD  98.34  103.34  100.84
CHF  111.51  116.51  114.01

Sponsor

club fm

Horoskopi

internet2 thumb medium380 0

Auto

innovation3 thumb medium380 0

Lifestyle

fashion1 thumb medium380 0

Travel

travel1 thumb medium380 0