
Sot misri radhitet ne dritherat me te rendesishem ne bote. Sherben per ushqimin e njeriut, ndersa perdoret edhe ne perpunimin e prodhimeve industriale. Misri permban shume pak yndyre, ndersa eshte i pasur me niseshte, albumina dhe sheqer. Permban vitamina B dhe C, thartire folike, fosfor, kalium dhe magnez.
Me pjekje ose zierje, misri behet akoma me i shendetshem, sepse lirohen molekulat te cilat e mbrojne organizmin nga ndikimet e dobeta te radikaleve te lire. Kokrrat e misrit jane te pasura me fijeza te cilat e ulin nivelin e kolesterines ne gjak. Misri mbron nga kanceri, nga semundjet e zemres, nga. katarakti dhe nga semundja e Alzhaimerit.
Misri u rekomandohet edhe shtatzenave ne tre muajt e pare. Ne mjekesine popullore eshte i vlefshem sidomos tufa e misrit, qe eshte mjet i jashtezakonshem per tajit jen e urines si dhe mjet shume i dobishem dhe jo i demshem per dobesim (ulje te peshes). Permban shume fijeza bimore dhe keshtu zvogelon rrezikun nga shfaqja e kancerit te zorres se trashe.
Caji nga tufa e misrit perdoret te rastet e semundjeve te rrugeve urinare, te semundjet e zemres, edemat dhe reumatizmi. Nese perdoret nje kohe te gjate, i zberthen guret dhe e qet reren nga veshkat. 1 luge e tufes se thare te misrit qitet ne 3 dl uje te vale. Zien 3 minuta. Pihet 3 here ne dite nga nje filxhan caj. Per uljen e tensionit te gjakut: 3 luge miell misri qiten ne 3 dI uje te ftohte.
Lengu i pergatitur nuk duhet te perzihet. Mielli lihet ne fund te enes si telfe. Ky leng duhet pire cdo dite, per nje periudhe te gjate kohore, ndersa kujt i pelqen, mund ta shfrytezoje ne vend te ujit. Caji per dobesim: 40 g kokrra misri qiten ne l liter uje dhe zihen 10 minuta.
Caji i pergatitur pihet gjate dites ne sasi te vogla. l lugez e tufes se thare mire (nese nuk eshte plotesisht e thare humb nga efekti), pervelohet me nje filxhan uje te vale, lihet per disa minuta dhe kullohet. Merret nga l luge caji te nxehte te pasheqerosur cdo 2-3 ore.