
A deshironi te zvogeloni rrezikun nga semundjet e zemres, tumori, diabeti dhe goditja ne tru per 78 per qind? (Kush thote jo?) Ndoshta mjafton per ju nese ndiqni kater rregulla te vogla. Ato radhiten sipas rendesise, (1) kontrollo peshen, (2) thuaj jo cigareve, (3) bej nje shetitje ditore/ecje, dhe (4) behu besnik i nje diete te shendetshme te fokusuar ne prodhimeve natyrale dhe drithera te plota.
4 rregullat e famshme
Sipas nje studimi te madh Evropian vertet eshte kaq e thjeshte dhe e drejtperdrejte. Njerezit ne kete studim te cilet kishin BMI (Index te mases trupore) nder 30, qe nuk kishin pire duhan kurre, benin se paku 3 ore aktivitet fizike ne jave, dhe hanin nje diete relativisht te shendetshme – qe do te thote pak mish dhe shume fruta, perime dhe drithera te plota – gezonin zvogelim te madh te rrezikut per nje mori semundjesh, duke filluar nga diabeti dhe kanceri gjer te semundja e zemres dhe goditja ne tru.
Zvogelo rrezikun
Ne rregull, prit pak. E dime se nese i ndiqni ato kater rregulla nuk eshte po aq e thjeshte sa tingellon. Po te ishte aq e lehte ne te gjithe do te jetonim nga 100 vjet, apo jo? Por, mos humb shprese dhe mos u brengos sepse…Studimi gjithashtu ka treguar se ka dobi edhe nese ndjekim vetem tri nga keto rregulla. E gjithashtu edhe dy prej tyre. Dhe po, edhe nese ndjekim vetem njeren prej ketyre rregullave nxjerrim disa te mira shendetesore. Por pse mos t’ia mesyjme te kater rregullave dhe te marrim te gjitha te mirat shendetsore? Ekziston nje shprehje e vjeter ne anglisht ku thuhet: “Provo te zbresesh ne yje e ndoshta perfundon ne hene”… edhe ti provo te kater rregullave dhe ndoshta perfundon me tri, ose edhe me dy.