RSS

horizontal

Zbulohet nje ilac i ri per parandalimin e verbimit

Studjuesit ne Institutin Mbreteror te Britanise per te Verberit thone se kane zbuluar nje ilac te ri, i cili mund te parandaloje verbimin.
Verbimi ashtu sikurse edhe faza te para te tij, si shikimi i turbullt, apo njollat e zeza, jane simptoma te Semundjes se njohur si Bllokimi i Venave te Retines, qe shkaktohet nga nje bllokim ne enet e gjakut te syrit. Kjo semundje prek 1 ne 200 njerez mbi moshen 30 vjecare.

Personat qe vuajne nga kjo semundje vene re papritur se shikimi ne njerin sy i eshte demtuar, ose i eshte bere i turbullt.

Per te shmangur kete semundje, ne syrin e pacientit vendoset nje minikapsule, e cila leshon ilacin Ozurdex, per 6 muaj rresht dhe pastaj ajo absorbohet nga trupi. Ky eshte mjekimi i pare i efektshem qe shmang bllokimin e venave te retines, nje proces i ngjashem me ate te goditjes ne tru.

Studjuesit thone se ilaci i ri mund t’i ndihmoje pacientet te ngasin makinen, qe me pare nuk e kane bere dot kete veprim ne saje te shikimit te turbullt, si dhe t’u kthjeje disa te tjereve kenaqesine  e leximit.

Provat e para kane treguar se ilaci Ozurdex i vendosur tek syri i pacienteve ka patur rezultat pozitiv dhe Instituti  Mbreteror per te Verberit po i kerkon qeverise ta japin ate falas per pacientet qe kane nevoje per te.

 

 

The Voice of Albania

eccobet-banner

Sponsor

Kurs Kembimi

Monedha Blihet Shitet Fiks
USD  100.00  105.00  102.50
EUR  138.70  143.70  141.20
CAD  98.34  103.34  100.84
CHF  111.51  116.51  114.01

Sponsor

club fm

Horoskopi

internet2 thumb medium380 0

Auto

innovation3 thumb medium380 0

Lifestyle

fashion1 thumb medium380 0

Travel

travel1 thumb medium380 0