
Kur treguesi i peshores rritet, ia hedhim menjehere fajin ushqimit, me pas stilit sedentar te jeteses. E verteta eshte se ekzistojne shume ilace te cilat nese nga njera ane kane efekte pozitive, nga ana tjeter mund te nxisin shtimin e oreksit, duke shkaktuar fryrje ose ngadalesim te metabolizmit. Ja cilat jane ato
STEROIDET
Barnat steroide perdoren per te kuruar patologji te ndryshme, si alergjite, astmen dhe artritet reumatoide. Ato “punojne” duke imituar hormonet qe rregullojne metabolizmin dhe sistemin imunitar, duke ulur inflamacionin. Normalisht ilacet steroide prodhohen nga trupi i njeriut, por nje tejkalim i mases i shkaktuar nga pirja e ilaceve mund te provokoje te njejtin veprim qe mund te ndodhe ne organizem ne situate presioni te larte. Ne keto rrethana, kortizoli, i quajtur ndryshe edhe hormoni i stresit, e shperndan yndyren ne stomak. Per arsye ende te panjohura, yndyra grumbullohet ne pjesen e prapme te qafes, nje kusht i njohur si “Sindroma e Cushing”. Steroidet jane pergjegjese per leshimin e nje sasie te madhe sheqernash ne gjak, qe grumbullohen si yndyra.
Shtimi i mundshem ne peshe: Pacientet mund ta rrisin peshen e tyre ne 7 per qind, ose me shume. Disa studime kane vertetuar se nje pirje e tejzgjatur e barnave steroide mund te coje deri ne 13 kilograme shtim ne peshe ose me shume.
C’duhet bere: Flisni me doktorin dhe vendosni se bashku me te nese duhet t’i pini ose jo keto lloj ilacesh. Ne rast inflamacioni mund te perdorni aspirina, ose ibuprofen.
ILACET KUNDER DIABETIT
Shume personave te prekur nga diabeti i tipit 2 u jepen ilace antidiabetike me baze sulfonilurean, qe vepron duke e stimuluar organizmin te prodhoje me shume insuline, per te ulur nivelin e larte te sheqerit ne gjak. Ne disa raste, keto ilace shkaktojne nje renie te befasishme te rezultateve, duke krijuar te pacienti nje nervozizem te forte, qe kthehet ne nevoje per te ngrene me shume. Edhe tiazolidinedionet (TDZs) e bejne trupin me te ndjeshem ndaj insulines dhe lejojne nje kontroll me te mire te nivelit te sheqerit ne gjak, por ne te njejten kohe nuk shkarkojne kriperat, duke shkaktuar fryrje dhe rritje te peshes.
Shtimi i mundshem ne peshe: Disa studime kane zbuluar se sulfonilurea mund ta rrise peshen nga 3 deri ne 5 kg, gjate 12 muajve te pare te kurimit. TDZs eshte pergjegjese per rritje te vogla ne peshe: nga 1 deri ne 2,5 kg.
C’duhet bere: Sipas diabetologeve britanike, ekzistojne mundesi te ndryshme per perdorimin e ilaceve kunder diabetit. Te tilla jane “prandial”-i ose “metaformina”, qe duket se kane me pak efekte anesore ne peshe.
ILACET PER KONTROLLIN E PRESIONIT TE GJAKUT
Beta-bllokuesit perdoren per te kuruar semundjet kardiovaskulare, ne rast hipertensioni arterioz, apo forma te aritmise. Keto lloj ilacesh veprojne duke ulur nivelet e adrenalines ne sistemin nervor. Ndonjehere, duke u ulur presioni i gjakut, zvogelohet edhe aftesia e pacienteve per te djegur kalorite, e si pasoje pacientet ndihen te lodhur dhe me pak te prirur per aktivitete fizike, duke i lene rruge te lire shtimit ne peshe.
Shtimi i mundshem ne peshe: Pacientet qe marrin beta-bllokues per probleme kardiake per vite me radhe, rrezikojne te shendoshen nga 5 deri ne 9 kg.
C’duhet bere: Disa paciente mund ta ndryshojne kuren, gjithmone duke u keshilluar me mjekun.
ANTIDEPRESIVET
Sot shume persona ne bote vuajne nga depresioni. Ilacet qe perdoren me shume per te kuruar depresionin jane antidepresivet serotoninergjiket, ose SSRI (per shembull “Prozac” ose “Seroxat”, si dhe ilacet e tjera qe u korrespondojne). Por ekzistojne edhe disa lloje te tjera ilacesh te quajtura TCAs. Keto ilace, pervecse ndikojne ne gjendjen mendore te pacientit, ne te njejten kohe mund te prekin receptoret qe i komunikojne trurit gjendjen e etjes ose te urise, duke e nxitur jo drejtperdrejt te haje me shume.
Shtimi i mundshem ne peshe: Sipas studimeve te kryera ne Shtetet e Bashkuara, gjashte muaj pas pirjes se SSRI, pacientet paraqisnin nje rritje ne peshe deri ne 10 per qind. “Seroxat” konsiderohet si pergjegjesi me i madh. Me TCAs pacientet shtonin nga 1-4 kg, deri ne 13-20 kg.
C’duhet bere: Sipas nje rishqyrtimi, ka gjasa qe rritja ne peshe te verehet pas gjashte muajsh perdorim te vazhdueshem. Disa paciente mund te provojne te kalojne te nje familje me moderne antidepresivesh, me baze bupropionin (me te njohurat jane “Wellbutrin” ose “Zyban”). Per arsye pjeserisht te njohura, keto ilace shoqerohen me prerje te oreksit.
KURAT KUNDER KANCERIT
Zakonisht keto lloj terapish shoqerohen me humbje te peshes, por ne rastin e kurimit me “Megace”, nje ilac qe perdor si perberes aktiv nje element kimik te prodhuar nga trupi i njeriut, i ngjashem me progesteronin, i perdorur per te bllokuar rritjen e kancerit, mund te verehen edhe rritje te konsiderueshme ne peshe. Po ashtu, ky lloj ilaci perdoret per te stimuluar oreksin te pacientet anoreksike dhe ato nen peshe, sepse duket sikur arrin te nxise receptoret e urise. Nje efekt tjeter anesor eshte edhe ndjesia e te vjelles, keshtu mund te ndodhe qe pacientet te hane me shume per ta frenuar kete ndjesi. Vec te tjerash, nje ne dhjete paciente shendoshet duke pire ilacin “Tamoxifen” per te kontrolluar rritjen e tumorit ne gji, por nje profesor britanik thekson se rritja ne peshe eshte nje shenje e cila lidhet ngushte me jeten sedentare te pacienteve.
Shtimi i mundshem ne peshe: Pirja e barnave kunder kancerit mund ta shendoshe nje pacient deri ne 9 kg.
C’duhet bere: Ne rastet e trajtimit kunder kancerit nuk eshte e mundur te nderrosh kure. Mund te konsultoheni me mjekun tuaj per te bere ushtrime fizike dhe per te mbajtur nje diete te shendetshme.