
Ne menyre te panderprere nderroni poziten e flokeve, cdo dite pastroni shtepine, dhe kur niseni per te shkuar ne pune, kthehuni disa here per te kontrolluar nese e keni shkycur shporetin tuaj nga rryma, apo mos keni harruar dyert e shtepise hapur. Edhe pse ne disa raste keto shprehi tingellojne si te parrezikshme dhe simpatike, ne disa raste mbulojne problemet psikologjike dhe emocionale, te cilave sa me shpejt duhet shmangur. Nese shpesh i kafshoni thonjte apo i shkulni floket, atehere kerkoni ndihmen e eksperteve, ngase kjo do te thote se jeni duke denuar veten tuaj dhe eshte fjala per dicka shume serioze.
1. Shkulja e flokeve dhe kafshimi i thonjve
Me muaj te tere kafshoni thonjte derisa jeni duke shikuar nje film dhe panderprere nderroni poziten e flokeve, derisa jeni duke folur ne telefon apo jeni duke lexuar gazeten, por ju nuk keni qene te vetedijshem per kete, derisa anetaret e tjere te shtepise ju kane terhequr verejtjen. Edhe pse ju duket se eshte fjala per disa shprehi te parrezikshme, mendoni mire dhe kontrolloni ndjenjat e juaja, ngase pas kafshimit te shpeshte te thonjve fshihen probleme shume serioze, si stres i tepruar apo pakenaqesi. Per te mos demtuar shendetin tuaj psikik, duhet gjetur menjehere menyren qe te liroheni nga presioni, i cili eshte duke ju brejtur.
Shume eksperte preferojne vallezimin, thurjen me grep, shetitjen me shoqeri, e ju zgjidhni ate e cila me se shumti ju pershtatet juve.
2. Gjithcka duhet te jete nen kontroll
Deshira per rregull dhe disipline eshte nje dekorim per personat racionale. Por, nese kjo kalon ne opsesion, dhe filloni ti merzisni anetaret e tjere te familjes, atehere seriozisht duhet te merreni me problemin tuaj. E cka eshte e verteta te gjitha keto shprehi flasin se juve ju mungon vetebesimi. Ajo cfare duhet te beni eshte se duhet te dilni nga ky rreth dhe te sillni disa freski ne jeten tuaj.
Per shembull, posa te ktheheni ne shtepi mos vendosni rrobat ne orman, por provoni te beni nje rregull te ri sa u perket veshjeve tuaja. Edhe pse ne fillim do te jete mjaft e veshtire, por me kalimin e kohes do te filloni te dalloni perparimin.
3. Dorezoheni ne gjysme te punes
Keni filluar nje kurs te gjuhes angleze dhe fotografim, aerobik dhe not, por nga e gjithe kjo jeni dorezuar pas disa muajve. Eshte mjaft e logjikshme nganjehere qe punet qe i keni filluar ti lini per
gjysme, por nese kjo ndodh gjithmone, atehere do te thote se ju nuk keni besim ne vetveten tuaj. Shprehia qe punet ti lini ashtu te papaperfunduara eshte se keni deshire qe gjithcka te jete e persosur, e nganjehere keni frike se ate persosje nuk mund ta arrini. Prandaj cdo veshtiresi e paraqitur per ju paraqet nje kercenim nga i cili me lehte eshte te largohesh sesa te perballesh me ate kercenim, dhe te pergatiteni per nje mossukses te mundshem. Per tu liruar nga keto shprehi, me pare duhet ti pranoni kufizimet tuaja. Pra mos provoni te jeni edhe aq te persosur, lejoni qe tju ndodhe edhe ndonje mossukses. Te gjithe jemi njerez dhe mund te gabojme.
4. Canta plot me imtesi
Nese ne canten tuaj, pos gjerave personale gjinden edhe barna te ndryshme, gershere, sheqer ne qese, shishe me uje, ombrelle...kjo do te thote se keni nevoje per mbrojtjen dhe ndihmen e dikujt. Per tu shmangur nga kjo shprehi, blini nje cante me te vogel ne te cilen mund te vendosni jo me shume se pese apo gjashte artikuj. Ne ate menyre do te bindeni se edhe me ate cante me te vogel do ta mbijetoni nje dite po edhe te tjerat ne vazhdim.
5. Keni nevoje te kontrolloheni
Jeni shume te pergjegjshem dhe gjithmone kur dilni nga shtepia kontrolloni a keni mbyllur te gjitha dyert, apo a keni shkycur te gjitha pllakat e shporetit. Por, nese e teproni dhe te gjitha i beni nga dy apo tri here, atehere mesoni te relaksoheni. Nevoja per te kontrolluar gjerat dhe gjithcka per te mbajtur nen kontroll eshte ngase frikoheni se dicka do tju ndodhe. Ky eshte rezultat se nuk keni besim ne vetvete, dhe keni frike per ti treguar ndjenjat. Por gjithsesi nje kontroll me i paket i gjerave ju mundeson per te manovruar, si me gjerat, po ashtu, edhe me ndjenjat tuaja. Cfare duhet te beni? Mesoni ndonje teknike me te cilen do te relaksoheni, ndani pak kohe per lexim, shikoni ndonje film klasik, apo ndonje aktivitet tjeter. Nese edhe kjo nuk ndihmon, detyrimisht konsultohuni me ekspertet nga ky leme.