
Gjithmone kishim menduar qe zarzavatet e fresketa jane shume me te shendetshme dhe me me shume vlera ushqyese se zarzavatet e ngrira. Por ky studim i fundit hedh poshte gjithshka. Studimi ka treguar qe deri ne 45% te nutrienteve jane humbur tek zarzavatet e fresketa deri ne momentin qe konsumohen.
Mund te duhen deri ne dy jave per produktet e fresketa qe te arrijne deri ne tavolinat e konsumatoreve qe nga momenti qe jane keputur, megjithese nje ankete ka treguar qe 80% e bleresve mendojne qe zarzavatet e fresketa neper supermarkete kane me pak se kater dite qe jane keputur.
Produktet qe jane ngrire shpejt pasi jane keputur, kane me shume nutriente te ruajtura brenda. Ky ka qene rezultati qe ka arritur "Institute of Food research". Kerkimet u zhvilluan nga Instituti, me kerkese te Birds Eye, qe ambalazhon ushqime te ngrira. Nutricionistja, Dr. Sarah Schenker tha: "Permbajtja ushqyese e zarzavateve te fresketa, fillon te bjere qe ne momentin qe ato jane keputur."
"Kjo do te thote, qe deri ne momentin qe ato arrijne ne pjatat tona, megjithese ne mendojme qe duke ngrene zarzavate jo te ngrira, jemi duke marre te gjitha vlerat ushqyese, ndodh totalisht e kunderta."