RSS

horizontal

Mos perdorni aspirine ne qofte se jeni te shendetshem

Personat e shendetshem nuk duhet te marrin cdo dite aspirine per te parandaluar sulmet ne zemer apo tru, pasi me kete gje mund t’i shkaktojne vetes me shume deme se sa dobi, paralajmerojne shkencetaret. 

Miliona njerez ne gjithe boten marrin aspirine cdo dite per te zvogeluar rrezikun nga sulmi ne tru apo zemer, por shkencetaret kane zbuluar se keto tableta rrisin rrezikun nga gjakderdhja e brendshme. 

Aspirina per nje kohe te gjate eshte konsideruar si nje tablete cudiberese, e cila mund te ndihmoje ne parandalimin e shume semundjeve, sic jane disa lloje te kancereve dhe per mbrojtjen nga sulmi ne zemer e tru. 

Studimi i shkencetareve nga Suedia, i publikuar ne revisten “Asociacioni Mjekesor Amerikan” tregoi se aspirina ishte e efektshme vetem tek personat qe kishin perjetuar sulm ne zemer apo tru. 

Ne studim kane marre pjese te pakten 30 000 persona te moshes midis 50 dhe 75 vjec, te cilet nuk ishin te diagnostifikuar me semundje te zemres. 

Pas studimit te kryer, shkencetaret perfunduan se personat e shendetshem, te cilet marrin cdo dite aspirine, mund vetem te rrisin rrezikun nga gjakderdhja e brendshme.

The Voice of Albania

eccobet-banner

Sponsor

Kurs Kembimi

Monedha Blihet Shitet Fiks
USD  100.00  105.00  102.50
EUR  138.70  143.70  141.20
CAD  98.34  103.34  100.84
CHF  111.51  116.51  114.01

Sponsor

club fm

Horoskopi

internet2 thumb medium380 0

Auto

innovation3 thumb medium380 0

Lifestyle

fashion1 thumb medium380 0

Travel

travel1 thumb medium380 0