RSS

horizontal

Grate shtatzane larg produkteve te pagatuara

Kandidatet per nena jane te mirinformuara persa i perket menyres se te ushqyerit. Por kur kalojne ne praktike, perballen me disa probleme te cilat burojne nga shtatzania. Dikush preferon te prese kalimin e kohes se shqetesimeve te lindura nga shtatzania per t’u ushqyer.
Gjate kesaj kohe femija nuk ushqehet mjaftueshem dhe aq sa duhet. Shkaku me i rendesishem qe ndikon negativisht ne ushqyerjen gjate shtatzanise jane te perzierat- te vjellurat, kapslleku dhe prishja e stomakut. Ne pergjithesi keta probleme shfaqen gjate tre muajve te pare te shtatzanise por ne disa raste te tjera mund te zgjasin edhe me shume.

Nese keni perzierje stomaku dhe vuani nga te vjellat mos konsumoni ushqime me yndyre dhe me ereza. Mos pini uje gjate ngrenies. Pas ushqimit perpiquni te pushoni, nese eshte e mundur mund te shtriheni. Ne mengjes para se te ngriheni nga shtrati hani nje kraker me kripe ose nje fete buke. Mos e lini bosh stomakun tuaj; hani nga pak, por shpesh. Para se te flini konsumoni fruta dhe pini nje gote qumesht. Ne ushqimet tuaja perdorni karbohidrate te tretshme mire. Nese keni te vjella me shume se dy here ne dite, atehere kontaktoni doktorin.

Nese keni probleme me kapsllekun konsumoni ushqime te pasura me fibra. Qendroni larg produkteve te ngurta. Ne mengjes pini nje gote uje te ngrohte, leng kumbulle ose komposto kajsie. Pergatisni nje program ditor me ushtrime aerobike. Gjate shtatzanise mos konsumoni produkte te cilat permbajne mish te pazier. Mishin dhe produktet e tij merrini nga vende te besuara. Hani shpesh, por pak nga pak. Formoni nje program i cili te permbaje tre vakte kryesore dhe tre vakte te ndermjetme. Kushtojini rendesi konsumimit te produkteve te fresketa dhe lajini me uje te bollshem zarzavatet dhe frutat. Pini 8-10 gota uje dhe tre gota qumesht ne dite.

Ushqimet e dobishme dhe te demshme gjate shtatzanise
Te dobishmet jane: qumeshti, kosi, djathi (kalcium, proteine) zarzavatet jeshile, dhe frutat e fresketa te stines, (vitamine C, acid folik) mishi pa yndyre (proteine, hekur) mish pule, peshk, buke (proteine, acid folik). Ndersa te demshmet jane: salcice te paskuqura, sallam, suxhuk, pasterma, midhje, mish pule ose peshku i paskuqur mire, veze e pazier, djathe i ndenjur, lengjet e frutave jo te fresketa...(start)

The Voice of Albania

eccobet-banner

Sponsor

Kurs Kembimi

Monedha Blihet Shitet Fiks
USD  100.00  105.00  102.50
EUR  138.70  143.70  141.20
CAD  98.34  103.34  100.84
CHF  111.51  116.51  114.01

Sponsor

club fm

Horoskopi

internet2 thumb medium380 0

Auto

innovation3 thumb medium380 0

Lifestyle

fashion1 thumb medium380 0

Travel

travel1 thumb medium380 0