RSS

horizontal

Farat e rrushit dhe kanella te dobishme per diabetin

Si nje nga semundjet me te perhapura ne bote, diabeti kercenon shendetin e njeriut. Ze vend ne pese semundjet e para te cilat shkaktojne vdekjen dhe nese nuk kurohet mund te shkaktoje demtim te veshkave, verbim dhe shfaqje te semundjeve te zemres dhe eneve te gjakut.
Por specialistet pohojne se diabetiket mund ta mbajne nen kontroll kete semundje pa ndihmen e ilaçeve , vetem me ane te nje zgjedhjeje te mire ushqimore. Farat e rrushit, çaji jeshil, kanella dhe bishtajoret e thata parandalojne shfaqjen e semundjeve te shkaktuara nga diabeti ose mundesojne mbajtjen nen kontroll te semundjes.
Diabeti eshte nje semundje e lidhur me pamjaftueshmerine e hormonit te insulines te prodhuar nga pankreasi ose me ngritjen e nivelit te sheqerit ne gjak si rezultat i rezistences se indeve ndaj insulines. Ne personat e shendetshem sheqeri qe kalon ne gjak transportohet deri tek qelizat me ndihmen e insulines te prodhuar nga pankreasi. Ndersa tek diabetiket meqe insulina eshte e pamjaftueshme ose joefektive nuk mund te depertoje ne qeliza dhe keshtu rritet niveli i sheqerit ne gjak.
Kromi eshte perberesi me i rendesishem qe duhet te perdoret nga diabetiket. Duke rritur efektivitetin e insulines ne trup ndihmon ne rregullimin e sheqerit ne gjak. Specialiste dietologia Canan Aksoy,theksoi se diabetiket mund ta marrin kromin duke konsumuar buken ne te cilen eshte hedhur grure i paster. Duke thene se edhe beta glukani i gjendur ne krundet e tersheres eshte i dobishem per diabetin Aksoy u shpreh me keta fjale:
"Duke iu ngjitur sheqerit beta glukani ndihmon ne perthithjen me te ngadalte te sheqerit dhe ne kete menyre niveli i sheqerit ne gjak rritet me ngadale. Diabetiket duhet ta perdorin tersheren ne qumesht apo ne kos. Perveç kesaj duke konsumuar nje luge çaji kanelle ne dite mund ta ulin me rreth 10-29 % nivelin e sheqerit ne gjak. Kanellen mund ta konsumojne edhe duke ia hedhur siper frutave apo duke pire çaj me kanelle.''
Edhe farat e rrushit dhe çaji jeshil jane dy perberes natyral te cilet mund te perdoren nga diabetiket. Keta perberes ashtu siç rrisin efektin e insulines ne trup ashtu mundesojne dhe mbrojtjen nga shfaqja e semundjeve te shkaktuara nga diabeti. Duke theksuar se farat e rrushit jane antioksidues i mire specialistja dietologe Seyran Tombul tha se keta produkte duhet te konsumohen ne mengjes para ngrenies.
Specialisti i Endokrinologjise dhe Metabolizmit ne fakultetin e mjekesise te Universitetit Gazi Prof. Dr. İlhan Yetkin, theksoi se nese i kushtohet kujdes ushqyerjes mund edhe te shpetojme nga diabeti. “Nese diabetiket zbatojne me perpikeri rregullat e te ushqyerit nuk do kene nevoje per ndonje perberes plus apo vitamine. Kam pasur nje te semure me diabet i cili ishte 46 vjeç. Tregoi shume kujdes ne ushqyerje dhe pasi dha 20 kile nuk pati nevoje te perdore ilaçe. Tani e vazhdon jeten krejt normalisht dhe ne menyre te shendetshme’- u shpreh Dr. Yetkin.

Si duhet te ushqehet nje diabetik?

Vaktet duhet t’i konsumoje ne orare te caktuara: duhet te mase nivelin e shqerit ne gjak çdo dite rregullisht. P.sh nese sot ka ngrene mengjes ne oren shtate neser nuk duhet te haje mengjes ne oren 11.
Te qendroje larg ushqimeve dhe pijeve qe permbajne sheqer: produktet te cilat permbajne sheqer perthithen shume shpejt dhe ndikojne ne rritjen e shpejte te nivelit te sheqerit ne gjak. Prandaj duhet qendruar larg ketyre produkteve. Ne vend te tyre duhet te konsumohen fruta, zarzavate, qumesht, kos, bishtajore te thata, tershere dhe buke me krunde.

Kufizojeni marrjen e yndyrnave dhe preferoni vajin viskoz: Pakesimi i yndyrnave ekuilibron marrjen e energjise dhe ul riskun e shendoshjes. Diabetiket duhet te perdorin me shume vajin viskoz. Ta perdorin ate edhe gjate gatimit.

Preferoni produktet e parafinuara: nese do te aplikoni nje program me nivel te larte produktesh te parafinuara atehere do t’ju ndihmoje edhe ne rregullimin e aktivitetit te zorreve edhe ne uljen e yndyrnave ne gjak. Produktet e parafinuara (Bishtajoret e thata, bullguri, gruri, tershera), ftutat dhe zarzavatet kane nje nivel te larte pulpi.

Pakesojeni kripen: Duke mundesuar mbajtjen e ujit ne trup sodiumi shkakton edhe ngritje te tensionit. Perveç kripes sodiumi gjendet edhe ne konserva, superat e gatshme, ne tabletat me leng mishi, nenproduktet e mishit (sallam, salçiçe, suxhuk), uje mineral dhe soda.

 

 

The Voice of Albania

eccobet-banner

Sponsor

Kurs Kembimi

Monedha Blihet Shitet Fiks
USD  100.00  105.00  102.50
EUR  138.70  143.70  141.20
CAD  98.34  103.34  100.84
CHF  111.51  116.51  114.01

Sponsor

club fm

Horoskopi

internet2 thumb medium380 0

Auto

innovation3 thumb medium380 0

Lifestyle

fashion1 thumb medium380 0

Travel

travel1 thumb medium380 0