
Behet e ditur se aparati i ri i cili leshon rryme magnetike ne pjesen e prapme te kokes mund te jete nje alternative e mire ne kurimin e semundjes se migrenes.
Sipas nje lajmi te dhene ne BBC, 40% e te semureve pasi kane perdorur aparatin nuk kane pasur dhimbje koke per dy ore. Studimi tregoi se tek kjo metode nuk shihen efekte anesore. Gjithashtu te semuret mund ta perdorin shume lehte aparatin edhe ne shtepi.
Doktoret pohuan se duhet te behen me shume kerkime dhe pune per te percaktuar intervalin kohor te dozes. Specialistet nga Kolegji i Mjekesise “Albert Einstein” ne New York bene eksperimente per te vleresuar sigurine dhe efektivitetin e aparatit. Eksperimentet e meparshme perfshinin aparatura te medha dhe te shtrenjta te cilat perdoren vetem ne klinika.
Aparati i transportueshem perhap nje rryme te vetme stimulacioni magnetik transkranial qe pengon shkendijat elektrike ne tru te cilat behen shkak per shenjat e para te migrenes. Aurat jane shqetesimet vizive apo shqisore te cilat krijohen para fillimit te dhimbjes. Keta perfshijne shenjat vizive si vija ne forme zikzaku ose pika drite. Ndersa shenja te tjera jane veshtiresi ne te folur, mungese ndjeshmerie dhe ndjesia e pickimeve.
Per te kuruar migrenen aura 200 te semure kane perdorur aparatin per tre muaj: gjysmes tjeter te te semureve i eshte aplikuar kura plasedo.
Sipas te dhenave te publikuara ne revisten The Lancet Neurology tregohet se rryma magnetike e leshuar nga aparati eshte me efektive ne kurimin e migrenes se kura plasedo. Te semuret thane se 24 ose 48 ore pasi e kane perdorur aparatin nuk kane pasur dhimbje per dy ore.