
Te modifikosh regjimin ushqimor eshte hapi i pare per te luftuar celulitin. Kjo nuk do te thote t’i nenshtrohesh nje diete rigoroze. Perkundrazi: te privohesh nga ushqime si karbohidrate dhe proteinat rrezikon te dobesohen muskujt, keshtu qe masa e paket ben te gjendesh prape me celulit dhe trup te privuar nga tonifikimi.
Dieta duhet te jete mbi te gjitha me baze ushqimore, qe favorizon eliminimin e lengjeve, favorizon kapilaret dhe permireson qarkullimin e gjakut.
Eshte e domosdoshme te eliminohen ushqimet qe shkaktojne grumbullimin e ujerave dhe qe ndertojne bazen per formimin e celuliteve, ose per ta bere me serioze situaten paraekzistuese. Shembulli me tipik jane sallamrat dhe ushqimet teper te embla apo te yndyrshme.
Çfare te veme ne tavoline?
Ja ushqimet e preferueshme ne luften kunder celulitit:
Luleshtrydhet, frutat e pyllit jane te pasura me bioflavonoid, acid salicilik dhe vitamine C, substanca qe ndihmojne per te mbajtur te forta paretet e kapilareve, duke ndalur daljen e ujerave. Zhvillojne nje aksion diuretik, ne gjendje te favorizoje eliminimin me urinen e ujit te mbledhur ne fshikez.
Ananas dhe papaia: jane nje kure e vertete anticelulit, sepse permbajne enzima te veçanta, te afta te kundershtojne me efikasitet daljen e ujerave edhe ne pjeset me te veshtira. Disavantazhi eshte qe keto substanca jane perqendruar sidomos ne kembet e ananasit ose ne gjethet e papaias.
Agrume: portokall, limona jane te pasura me vitamine C, qe mbron kapilaret. Limoni ne veçanti eshte i pasur me citrat, substanca qe ndihmojne gjakun per te mbetur fluid dhe per te eliminuar toksikimet.
Qershia: pjesa me e dobishme kunder celulitit te formuar tek kembet, qe lejon te pergatitesh nje diete diuretike dhe detoksifikuese. Fruti eshte i dobishem per te luftuar celulitin dhe per te mineralizuar organizimin.
Kivi: behet fjale per nje nga frutat me te pasur me vitamine C, qe forcon kapilaret. Kur konsumohet i pjekur mire, eshte nje aleat i sigurt kunder celuliteve dhe jo vetem.
Banania: sidomos nese eshte mjaft e pjekur, eshte e pasur me potasium, nje kripe minerale qe ndihmon me efikasitet daljen e ujerave, te shkaktuar nga sodiumi.
Fruta ne pergjithesi: edhe molla, dardha, pjeshka dhe gjithe frutat e tjera ndihmojne kunder celulitit. Jane te pasura me potasium, permbajne vitamina dhe bioflavonoide.
Patatja: eshte e pasur me potasium dhe vitamine C, qe ndihmon ne shkarkimin e ujerave. Pastaj, jane pak kalorike dhe ne menune e çdo dite patatet zevendesojne buken apo makaronat.
Asparagu: keto perime jane shume dieuretike, sepse permbajne substanca, qe zhvillojne aksionin dhe favorizojne eliminimin e urines.
Domatet: jane te pasura me vitamina C dhe me potasium, substanca shume diuretike. Permbajne elemente qe i bejne kapilaret te shendetshem dhe kompakte.
Specat: permbajne shume bioflavonoide, qe veprojne ne shendetin e kapilareve dhe eneve te gjakut. Favorizojne, gjithashtu, edhe funksionimin e mire te zorreve.
Lakrat: shija e lehte dhe e kendshme shoqerohet edhe me vitamina si ajo C dhe klorofili, shume efikas per te luftuar shkarkimet ujore.
Lakra te egra: permban shume vitamine C dhe kripera minerale (si potasium), qe stimulojne diuretiken dhe, keshtu, eliminimin e lengjeve nga trupi. Zhvillon nje aksion laksativ, themelor per t’u çliruar nga toksinat.
Peshku: me i mire eshte ai i detit, i pasur me proteina dhe vajera omega 3, qe favorizojne qarkullimin e mire dhe limfatik te gjakut.
Mishi i bardhe: si ai i pules apo shpendeve eshte me i varfer me toksina, permban nje cilesi te mire hekuri dhe jane te pasura me acide, qe favorizojne qarkullimin e mire te gjakut.
Cilat ushqime duhet te limitojme
Disa ushqime favorizojne grumbullimin e toksinave dhe humbjen e lengjeve. Ja cilet jane ushqimet qe duhen limituar sa me shume te jete e mundur:
Kripe kuzhine Mish i kuq Çokollate
Supera te gatshme Te brendshmet e kafsheve Kafe
Ushqime te konservuara Djathera te stazhionuar Embelsira
Ushqime te kriposura Sallamra Pije te gazuara Pana dhe gjalp
Ushqime te paragatuara Te skuqura Alkool Biskota
Per te mos harruar
Limitoni sa me shume kripen, sheqerin.
Per te luftuar grumbullimin e lengjeve dhe per te favorizuar eliminimin e toksinave eshte themelore qe aktiviteti i zorreve te jete i rregullt. Per kete, çdo dite perpara mengjesit duhet te pini nje gote uje natyral me temperaturen e ambientit.