bonuci2014 eshte viti qe do te percaktoje se kush do te jete fituesi i Serise A italiane per kete sezon dhe Juventus nuk kerkon te humbase kohe, duke treguar se futbolli ne itali ka zot. Bardhezinjte fitojne 3-0 sfiden e kreut me Romen, duke i shkaktuar humbjen e pare verdhekuqve dhe shkeputen ne +8 nga ekipi i Rudi Garcias, duke treguar se dhe kete vit trofeu me shume gjasa do te marre rrugen per Torino.

Pergjithesisht ne Itali, ndeshjet mes skuadrave te kreut kane tendencen here pas here te behen te merzitshme pasoje e rezultatit qe behet shume i rendesishem se loja, por Juventus-Roma nuk mund te jete nje ndeshje banale, per pasoje sfida e Torinos, qe ne start u shnderrua ne nje duel shume te ethshem, me skuadrat qe nuk iu druajten krijimit. Ljajicit i erdhi ne kembe rasti i pare, por Bufonit i erdhi ne duar pritja e pare. Roma u shfaq me e forte ne fillim, por Juventusi kishte dicka me shume, pervojen dhe sigurisht Tevezin. Argjentinasi ne minuten e 17-te gatoi golin e avantazhit per Arturo Vidal qe kur sheh porten di t’i jape vetem nje drejtim topit.

Avantazhi ngrohu zemrat bardhezi ne “Juventus Stedium” por zgjoi dhe ulkonjen qe flinte brenda romanisteve. Verdhekuqte u perpoqen ta kthenin ne tabele qitjeje porten bardhezi por harruan qe mes dy shtyllave qendronte Bufon e per pasoje si Pjanic ashtu dhe Maicon nuk munden dot te gjenin barazimin. Pushimi duket se karikoi baterite e Juventusit, qe vetem pas dy minutash kaloi ne nivelin e dyte, fale nje harkimi magjik te Pirlos e nje planzhoni ne zone te Bonucit.

2-0 coi “game over” Romen, qe nuk e gjeti me rrugen per te kthyer ndeshjen, pavaresisht perpjekjeve te kapiten Totit. Per me teper nga minuta e 75-te deri ne te 76-ten, Roma i beri “gropen vetes” duke mbetur me nente vete. De Rosi fillimisht nderhyri ne menyre te rrezikshme ndaj Chiellinit dhe pavaresisht se nuk e preku kundershtarin, pa te kuqin perpara tij. Ne zhvillimin e goditjes se denimit, Castan shkoi e preku topin me dore duke shkaktuar 11-metersh dhe daljen e tij nga fusha e lojes. Vucinic nuk gaboi nga pika e bardhe dhe Juventus e kishte sfiden autostrade tashme.
Mbyllet me Juventusin, qe meriton nje 10 ashtu si 10 fitoret radhazi ne kampionat ndersa Romes nuk i mbetet gje tjeter vecse te thote: Veni, Vidi, Perdi! Te gjitha rruget e titullit kete here, duket se cojne ne Torino.

 

unionbank