1Manchester-City-to-extend-Frank-Lampard-loan
Manchester City e ka mposhtur me lehtesi (7-0) klubin nga qe militon ne Championship, Sheffield Wednesday, ne kuader te raundit te trete te Capital One Cup. Pjesa e pare e takimit te zhvilluar ne Etihad nuk prodhoi gola, mirepo ne pjesen e dyte (47’), Frank Lampard shfrytezoi nje pasim nga Milner per te zhbllokuar rezultatin. Shume shpejt, Edin Dzeko shenoi golin e dyte (53’), pastaj Jesus Navas te tretin (54’), ndersa ne kete gol asist ishte i Lampard. Ish-mesfushori i Chelsea ishte perseri ne qender te vemendjes, pasi Kamil Zayatte nderhyri kunder tij duke shkaktuar penallti dhe futbollisti i Sheffield u largua me karton te kuq. Yaya Toure u tregua i sakte nga penalltia (60’). Ne vazhden e takimit, Dzeko e shenoi edhe golin e dyte personal (77’), realizoi edhe Pozo (88’), kurse Frank Lampard e mbylli ashtu si e filloi takimin me golin e dyte personal ne minutat shtese. Ne minuten e 61-te ne kete ndeshje u inkuadrua sulmuesi shqiptar i Sheffieldit, Atdhe Nuhiu.
Me rezultat 2-1, Chelsea ka fituar perballe Bolton Wanderers duke u kualifikuar keshtu ne raundin tjeter te Capital One Cup. Vendasit kaluan ne epersi ne pjesen e pare me ane te Kurt Zouma, i cili shenoi golin e tij debutues per Blute (25’), ndersa Remy ishte njeriu asist. Megjithate, ekipi mik reagoi per te barazuar rezultatin. Golashenues ishte Matthew Mills (31’). Ne pjesen e dyte, Blute e rikthyen epersine me nje gol te shenuar nga Oscar (55’).
Ne raundin e kater te League Cup eshte kualifikuar edhe Tottenham, pas fitores 3-1 kunder Nottingham Forest.